VIDEO: Të burgosurit arratisen nga salla e gjyqit me pranga në duar, gjykatësi u vihet pas

24 Tetor 2018, 12:12Lifestyle TEMA

Dy të burgosur janë munduar të arratisen gjatë seancës dëgjimore në gjykatën e Washington-it. 

Bëhet fjalë për të burgosurit Kodey Howard dhe Tannjer Jacobonson të cilët u shfaqën në sallën e gjyqit dhe më pas u arratisën me pranga në duar, duke vrapuar poshtë shkallëve që çonin drejt rrugës kryesore. 

Kamerat e sigurisë brenda objektit të gjykatës kanë filmuar momentin kur Howard dhe Jacobonson zbresin me shpejtësi të madhe shkallëve, kurse pas tyre vrapon gjyqtari. 

Por arratia e tyre nuk ka zgjatur shumë pasi ata u kapën. 

Këtë e ka konfirmuar sherifi Rob Snaza i cili bëri me dje se që të dy të dënuarit ishin kapur para se të largoheshin nga ndërtesa.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje