Foto e këtij 6-vjeçari bëhet virale në internet, pasi asnjë shok nuk i shkoi për ditëlindje

24 Tetor 2018, 10:59Lifestyle TEMA
Foto e këtij 6-vjeçari bëhet virale në internet, pasi

Foto e këtij vogëlushi 6-vjeçar është bërë virale në internet.

Teddy Mazzini nga Arizon, kishte ftuar 32 shokët e kopshtit për ditëlindjen e tij.

Por, edhe pse shumë prej prindërve të shokëve i kishin thënë së ëmës se fëmijët e tyre do të shkonin, atij nuk i vajti askush për ditëlindje.

Një gazetar që është ndodhur aty, ka bërë këtë foto dhe e ka postuar online, duke kërkuar mbështetje për vogëlushin.

Dhe reagimet kanë qenë të pabesueshme.

Përveçse ka marrë mijëra urime online, ekipi i Phoenix të basketbollit që luan në NBA, i ka bërë një ftesë djaloshit në ndeshjen e ardhshme që do të kenë, ku do të festojnë edhe ditëlindjen e tij.

Një ftesë të tillë ai ka marrë edhe nga ekipi i futbollit të Phoenix.

Kush mund ta kishte imagjinuar një ditëlindje më të mirë se kaq!(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje