VIDEO/ Gjendet në fund të Detit të Zi anija më e vjetër e njohur për njerëzimin

24 Tetor 2018, 09:50Lifestyle TEMA

Anija greke u gjet në një copë në fund të Detit të Zi, jo shumë larg nga bregu i Bullgarisë.

Një anije tregtare antike greke, më shumë se 2.400-vjeçare, u gjet në fund të detit të Zi, pranë bregut të Bullgarisë, dhe sipas shkencëtarëve, ajo është anija e detit më e vjetër e njohur deri më tani.

Anija daton në 400 p.e.s, kur Deti i Zi ishte një qendër tregtare midis shumë kolonive greke.

“Një pjesë e vogël e anijes është testuar dhe është konfirmuar se ajo është më e vjetra e njohur për njerëzimin”, thanë studiuesit.

Kjo tip anijeje, është parë deri më sot vetëm si një pamje në qeramikën greke të kohërave antike.

Ekipi, i përbërë nga shkencëtarë nga Britania e Madhe, Bullgaria, Greqia, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara, njoftuan se anija u gjet në një thellësi prej më shumë se dy kilometra.

Uji në këtë thellësi nuk ka oksigjen, që do të thotë se materialet organike mund të ruhen për mijëra vjet.

“Anija, e ruajtur që nga kohët klasike dhe e shtrirë në thellësinë e dy kilometrave, është diçka që kurrë nuk është menduar se mund të jetë e mundur”, tha studiuesi kryesor, Jon Adams, një profesor në Universitetin Southampton në Angli.

Anija greke është një nga më shumë se 60 të gjetura në këtë projekt, dhe në mesin e tyre janë dhe anije romake dhe kozake.

3 komente në “VIDEO/ Gjendet në fund të Detit të Zi anija më e vjetër e njohur për njerëzimin”

  1. H2O says:

    Uji ne ate thellesi nuk ka oksigjen thote shkrimi edhe pse perbehet nga 2 hidrogjen dhe nje oksigjen, cudi e madhe!!!

  2. Pajdhany Me čibuk says:

    Keni harru skafet ilire te mretneshes Teuta te Shkodres qe i binin kryq e terthor Adriatikut me mall.
    Teuta ka marr dekoraten “skafistja e milenijumit” nga Nishan Musteqe Nishani i Pe De se.

  3. mik says:

    Kurre nuk ka pasur koloni Greke. Vetem histiria e Shqiperise e perdor kete term !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje