Pasagjerit që e qëlloi me telefon në fytyrë, punonjësin e një aeroporti në Shangdong të Kinës, i është dhënë masa e arrestit për pesë ditë.
Sapo I komunikua që i është anuluar fluturimi, ai është nervozuar dhe ka nisur të konfliktohet me disa pjesëtarë të stafit.
Në momentin që njëri prej tyre i tha se fluturimi nuk do të ndodh, ai e goditi dhe u desh intervenimi i sigurimit për ta ndaluar.
Ky gjest jo që e la vetëm pa kryer udhëtimin dhe u dënua me pesë ditë në qeli, por edhe hyri në listën e zezë dhe të gjitha lëvizjet e tij do të kontrollohen. (TemA)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=12&v=so1XhpQHMNU