FOTOT: Tenistja ruse që "çmend" meshkujt kthehet në kombëtare

24 Tetor 2018, 16:06Lifestyle TEMA
FOTOT: Tenistja ruse që "çmend" meshkujt kthehet në

Tenistja ruse, Maria Sharapova synon të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, për t’u pranuar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, çdo lojtar tenisi duhet të luajë në tre ndeshje të Fed Cup me ekipin kombëtar brenda një cikli katërvjeçar.

Sharapova është gati të kthehet në ekipin kombëtar dhe këtë e konfirmoi presidenti i Federatës Ruse të Tenisit, Shamil Tarpishev.

“Për fat të mirë, Maria është pranë rikthimit në kombëtare. Ajo do të nisë së shpejti përgatitjet për sezonin e ri. Maria synon të luajë në Olimpiadë, ndaj për të pjesëmarrja në kombëtare është e rëndësishme.

Ne e vlerësojmë shumë faktin që Sharapova është sërish e gatshme të ndihmojë ekipin kombëtar, pasi është një teniste që ka dhënë shumë për ne”, tha Presidenti i Federatës ruse të tenisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje