VIDEO e tmerrshme: Nuk i ktheu borxhin, 16-vjeçari qëllon për vdekje organizatorin e garave me kuaj

24 Tetor 2018, 12:40Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një djalë 16-vjeç qëllon për vdekje organizatorin e garave me kuaj, i cili “kishte refuzuar t’i kthente borxhin”.

Bernardo Cruz-Mendoza, 38-vjeç ishte pjesë e një parade të organizuar në sheshin e qytetit Tlaxiaco, Meksikë kur u qëllua për vdekje.

Në pamjet filmike do të shikoni momentin kur adoleshenti i afrohet me qetësi prapa shpinës Bernardo Cruz-Mendozas, dhe i drejton pistoletën në kokë me të cilën e godet disa herë. 

Më pas ai largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. 

Ndërkaq 16-vjeçari është arrestuar një ditë më pas së bashku me Rafael B.A., 25-vjeç që e kishte shoqëruar në ditën kur qëlloi për vdekje Cruz-Mendozan. 

Që të dy janë shpallur fajtor për vrasjen e Bernardos. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje