Frika nga plakja është një prej më të zakonshmeve te njeriu. Ndërsa psikologët e konsiderojnë këtë një gjë normale, janë disa aspektet që ndryshojnë negativisht dhe pozitivisht te ne pas të 40-ave.
Flokë më pak të dendur
Ky është më shumë problem që prek meshkujt. 53% e tyre humbasin një pjesë të flokëve pasi kanë mbushur 40 vjeç. I njëjti problem mund të prekë edhe femrat, por me një ritëm shumë më të ngadaltë.
Është më e lehtë të jesh prind i mirë
Meshkujt dhe femrat që i kanë kaluar të 40-at i zgjidhin më lehtë vështirësitë që u paraqiten dhe dinë si të sillen në situata të vështira. Për më tepër, në këtë moshë ata kanë sigurinë financiare. Kjo do të thotë se kur bëhen prindër në këtë moshë, ata kanë më shumë gjasa t’u japin fëmijëve të tyre gjithçka kanë nevojë. Megjithatë, kjo ka edhe disavantazhe. Për një femër pas të 40-ave është më e vështirë të mbetet shtatzënë dhe të lindë një fëmijë të shëndetshëm.
Intolerancë ndaj laktozës
Disa njerëz kanë probleme me tretjen e produkteve të qumështit që në fëmijëri. Të tjerë e hasin këtë problem më vonë në jetë. Intoleranca ndaj laktozës prek sidomos gratë pas të 40-ave. Kjo do të thotë që sistemi i tyre tretës nuk e përpunon qumështin dhe kjo shkakton çrregullime në stomak dhe zorrë.
Dhëmbë më pak të ndjeshëm
Ndjeshmëria e dhëmbëve reduktohet për shkak të dentinës, një ind i kalcifikuar që rritet me kalimin e viteve. Megjithatë, ka një kleçë: për shkak të reduktimit të ndjeshmërisë, ne e kemi më të vështirë ta kuptojmë se ka diçka që nuk shkon me dhëmbët tanë.
Zvogëlohemi në trup
Ndryshime të kësaj natyre nisin pas të 30-ave. Por ato shtohen pas të 40-ave. Sipas statistikave, meshkujt shkurtohen me 2.54 cm mes moshës 30-70 vjeç, ndërsa femrat shkurtohen me afërsisht 5 cm.
Bie metabolizmi
Nëse je mbi 40 vjeç dhe ha njësoj sikur kur ke qenë 20, do të shëndoshesh shumë më shpejt. Kjo sepse pas të 40-ave metabolizmi bie dhe ne humbasim muskuj më shumë. Dieta e shëndetshme ushqimore dhe ushtrimet janë të domosdoshme në këtë pikë.
Lajmi i mirë? Bëhemi më tërheqës dhe me vetëbesim
Psikologët thonë se gratë pas moshës 40 vjeç kanë më shumë besim te vetja se 20 dhe 30-vjeçaret. Kjo i bën ta duan më shumë veten, të mos shqetësohen për gjërat e vogla, të shmangin njerëzit që i bëjnë të ndihen keq, të jenë të lumtura dhe financiarisht të pavarura. Në këtë moshë, njerëzit e rivlerësojnë vetveten dhe të tjerët që kanë përreth. Kështu që, si meshkujt edhe femrat bëhen më tërheqës në sytë e njëri-tjetrit.
Probleme me shikimin dhe dëgjimin
Pasi mbushin 40 vjeç, shumë njerëz kanë nevojë për më shumë dritë që të shohin apo të lexojnë diçka, të tjerë vënë re ndryshime në perceptimin e ngjyrave. Edhe dëgjimi ndryshon, kjo për shkak të ndryshimeve në strukturën e membranës së timpanit, në veshin e mesëm.
Një tjetër lajm i mirë? Sistem imunitar më i fortë
Në moshën 40-vjeçare, shumë njerëz i kanë të kaluara përvojat e disa sëmundjeve dhe viruseve. Si pasojë, sistemi ynë imunitar është forcuar dhe ne sëmuremi më rrallë.
Ndryshon shqisa e të shijuarit
Kur lindim, ne kemi rreth 9 mijë receptorë të shijes. Por me kalimin e viteve, këta receptorë reduktohen dhe ne nisim të humbasim ndjesinë e shijes, duke nisur nga të kripurat, të ëmblat dhe më pas të hidhurat. Këto ndryshime u ndodhin më herët femrave se meshkujve. (TemA TV)
Vari trapin me nje fjale.
AQ me keq kur vjen koha qe ve proteza nallone qe shijen duhet ta harrosh , vetem mbush stomakun , pleqnia pun muti por esht mut qe do ta han te ter nga nje her , kush e ka fatin te jetoj gjat , se trimat e cubat sot jan te rrall ata qe e shijojn .
AQ me keq , kur vjen koha qe ve proteza nallone qe shijen duhet ta harrosh , vetem mbush stomakun , pleqnia pun muti por esht mut qe do ta han te ter nga nje her , kush e ka fatin te jetoj gjat , se trimat e cubat sot jan te rrall ata qe e shijojn .