FOTOT: Surprizon Kate Middleton, shfaqet me kurorën e Princeshë Dianës në banket

24 Tetor 2018, 13:15Lifestyle TEMA
FOTOT: Surprizon Kate Middleton, shfaqet me kurorën e Princeshë

Dukesha e Kembrixhit shkëlqeu me kurorën e diamantit që dikur i përkiste princeshë Dianës, kur mbërriti në një banket shtetëror në Buckingham Palace.

Kate iu bashkua bashkëshortit Princ William dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në darkën e organizuar në nder të Mbretit Willem-Alexander dhe Mbretëreshës Maxima nga Holanda.

Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës nisën vizitën e tyre dy ditore shtetërore në Britani dhe kjo është e para nga një monark holandez në 40 vite.

Dukesha e Kembrixhit mbërriti në Buckingham Palace me një fustan blu të Alexander McQueen, e mbuluar nga diamantet.

Ndërsa kurora e Princeshë Dianës rrëmbeu gjithë vëmendjen.

Kurora daton në vitin 1863 dhe mbreti  Edward VII ia bëri dhuratë martese Princeshës Alexandra të Danimarkës.

Kurora u prodhua së bashku me varsen, vathët dhe një karficë zbukurimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje