Aktorja e njohur Jessica Alba është ndaluar nga policia në Beverly Hills këtë të mërkurë, pasi në kohën që ishte duke i dhënë makinës, po shkruante një sms në celular.
Në Kalifroni ligjet për këtë janë të ashpra, por Alba thjesht është këshilluar të mos e përsërisë më këtë gjë.
TMZ shkruan se ajo nuk është gjobitur jo se është një personazh i famshëm, pasi polici nuk e ka njohur dhe as nuk e dinte se kush ishte ajo, por thjesht punonjësi i policisë ka vendosur thjesht ta këshillojë atë.(TemA)