Nga Ben Andoni
Ka një kënaqësi të madhe nga kundërshtarët e z.Rama për batakun, ku po përfundon qeverisja e tij. Më shumë se fillim për të menduar për qeverisjen e tyre të ardhshme duket se është padurim për të fituar kohë e humbur. Që do të thotë në kuptimin e ngushtë të paartikuluar para dhe influencë. Brenda këtyre dy koncepteve rrotullohet gjithçka që mbulohet me retorikat e bukura, që na përcolli deri më tani kryeministri i vendit me shpurën e tij. Falë një atributi të radhë që ka për qesëndinë dhe bejtet dhe që vetë z.Rama, e përmend pa modesti, parlamenti i këtyre dy legjislaturave është kthyer në nivelet më të dobëta, që ka pasur në vetë 30 vitet demokraci. Por, jo vetëm falë tij, por edhe kryetarit të Opozitës Z.Basha që e imiton në formën më pa substancë dhe patjetër paraardhësi z.Berisha. Ky i fundit tashmë ka pse të qetësohet, pasi barra e skandaleve po bie mbi shpatulla të tjera nga ku mund të kundrojë të gjithë lojën e tij politike.
Opozita e z.Basha është nga më të dobëtat deri më sot, qoftë në formë por edhe në përmbajtje. Duke e nisur nga përmbajtja, opozita e përbërë nga PD dhe LSI, sot, e kësaj dite nuk kanë të kristalizuar boshtin ideologjik, ku do të mbështeten për aksionin politik, sepse teorikisht janë shumë larg njëra-tjetrës. Nga ana tjetër, PD-ja, ka probleme të mëdha të brendshme, që lidhen me zgjedhjet në struktura, por edhe me respektin e instancave. Sa i përket formës, ajo në përgjithësi i ngjet asaj që bëri Rama, pra duke i besuar show dhe demagogjisë denigruese, duke përdorur dhe fjalor shumë kërcënues dhe duke braktisur parlamentin. Kësaj i është shtuar dhe përpjekja për ta dobësuar PS-në me anë të skandaleve të njëpasnjëshme të përgjimeve.
Për të ardhur keq është se të njëjtat struktura që furnizojnë sot PD-në do t’i shërbejnë në të ardhmen PS-së, pasi në thelb, ato nuk dinë detyrat kushtetuese, që së pari duhet t’i shërbejnë vendit tonë. Ky është mjerimi më i madh i shtetit tonë, ku organet e drejtësisë, shërbimeve, policisë, veprojnë si nënstruktura partish.
Ndaj, ndodh që shërbimet tona informative dhe burimet e policisë, të politizuara në thelb, me qejfmbetjet më të thjeshta shërbejnë në anën e kundërt. Që do të thotë se kjo krizë shtetformimi demokratik do jetë dhe për dekadën e ardhshme, paçka rezultateve të Reformës në Drejtësi, që po lë shumë për të dëshiruar.
Ajo që njerëzit pritën dhe besonin te z.Basha ishte se ndërgjegjësimi i tij do ishte përveç de jure dhe de facto si kryetari i opozitës. Kjo do të thoshte se së pari duhej të mendonte si kryeministër në hije i vendit. Të niste një retorikë të re pa denigrim, që t’i shkonte fytyrës së Shqipërisë së ardhshme, ku mendojmë se do të futemi; të shpërfaqte një vizion real për ekonominë e vendit duke e centralizuar dhe shpëtuar nga monopolet; si edhe të afronte besim. Këto janë gjëra thjeshta, por shumë të vështira të realizohen me atë nivel, ku ndodhet sot Opozita me kërcënimet e frikshme, e që defiçensat e saj i përcjell me ulërima dhe fyerje. Ajo që mbetet për njerëzit pas trishtimit të madh është një dhe vetëm një gjë: Kur do të silleni realisht si opozitë?!
O Ben !
Po si mund ta mendosh KM ne hije kete!
I kam lexuar me interes shkrimet tuaja, por eshte mire te thuash TROC :
Basha e Co., nuk mund te vije KURRE ne pushtet , sepse kane shok te mire
Strazon, Nul Moken, Paloqen, Sali-anus babalen e te tjere!
ps:
lexo Strazon se cfare mendon e shkruan per…. vehten dhe shqiptaret!
TUNG, Beno !
Ti Andon nuk ngjan si i pergjumur vetem kur flet ne TV por edhe kur shkruan…….shume i lodhur dukesh.
Një analizë që shpërfill thelbin. Vërtetë mendon zoti Andoni se dikush nga shqiptarët pret që Basha të bëhet udhëheqës i denjë, i opozitës sot dhe i qeverisjes nesër??,!!! Si mundet të anashkalohet fakti që Basha duhet më parë t’i nështrohet hetimit të plotë për krimet që ka mbi shpinë dhe se vetëm pasi të ketë shlyer fajet mund të diskutohet pozita e tij politike! Ç’janë këta analistë, që përpiqen ta bëjnë popullin si veten; që t’i harrojë krimet e politikanëve dhe t’i pranojë ata ta udhëheqin edhe duke qenë kriminelë që, jo vetëm i janë shmangur drejtësisë, por edhe i bëjnë karshillëk, edhe përpiqen ta sundojnë! A janë mirë nga trutë këta analistë? A do gjenden ndonjëherë analistë për këta analistë?
Beni mire qe duket si i pergjumur kur eshte ne TV por kur shkruan eshte ne gjume fare ?
Pergjigja eshte e thjeshte Ben : kur mazhoranca te sillet si mazhorance. Por, mbi te gjitha, kur populli te sillet si popull dhe jo si kope partiake.
Haha. Ky fare analisti. Ne gjume ka qene gjithe jeten. Kur ishte i ri nuk e zinte gjumi e shkonte me gra te medha ne moshe, sa nena e tij. Qe atehere thone gojet e liga, eshte bere antikomunist.
Keshtu peshperitej neper korridoret e Meterologjise.
Më duket se analisti nuk ka marr vesh asgjë!
Në çdo parti serioze në botë, kur votuesit të ndëshkojnë ose më keq kur të shporrin me votë si PDja jonë, e vetmja rrugë është dorëheqja dhe hapja e lidershipit drejt njerëzve dhe ideve të reja.
Në PDnë tonë, ka 30 vjet, që Berisha nuk e lëshon nga thonjtë me intriga, teatër, me kukulla që i shet për lidera dhe me dhunën terroriste të horrave të tij, që kontrollojnë gjithçka.
Pasi me intrigat e Sigurimit të Shtetit, arriti ta shtojë në dorë, të parën lëvizje studentore dhe intelektuale, shumë shpejt e transformoi në një parti tribale, terroriste, orientale, kleptokrate, fshatarake dhe destabilizuese. Gjatë viteve ndërronte kukullat në krye të PDsë, që nga Selami, Shehu, Basha, por gjithmonë i kujdesshëm që PD të mos dilte nga kontrolli patologjik i tij dhe i familjes së tij.
Sot në adresë të PDsë rëndojnë përgjegjësi kriminale, për tragjeditë biblike që i shkaktoi shqiptarëve me piramida, vrasje dhe destabilizim, Shqipërisë me humnerën e 1997 dhe shitjen e territoreve dhe institucjoneve me shkatërrimin e ushtrisë, financave dhe drejtësisë.
Por PD vazhdon të jetë e njëjta në fytyrën dhe qëndrimet e saj. Përveç berishizmit nuk është në gjendje ti ofrojë asgjë tjetër shqiptarëve të shekullit 21, që e kanë varrosur me votë Berishën, berishizmit e tij haxhiqamilist dhe kukullat teveqelë që shet për lidera.
Në vend që ti kërkojmë llogari qenit të ngordhur që Berisha na shet për opozitë, a nuk do të ishte më e ndershme që të gjithë si shqiptarë , ti kërkojmë Berishës dhe veglës së tij në krye të PDsë, që në humnerën e tyre personale që po tërheqin PDnë, do të ishte më e ndershme të hapnin krahun dhe të lejojnë garën e ndershme mes njerëzve dhe ideve të reja dhe jo farsat korruptive që shesin për zgjedhje pëdëiste dhe që katapultojnë gjithmonë veglat teveqele të Berishës në krye të PDsë?!
Jam i sigurtë që një haxhiqamilist si Sali Berisha, do të ishte gati të varroste PDnë, në vend që ta linte të lirë nga tirania e tij, ashtu siç bëri me Shqipërinë e 97, por Jam edhe po aq i bindur që PDnë mund ta shpëtojmë vetëm duke e konsideruar institucion të shqiptarëve dhe jo pronë të Sali Berishës dhe familjes së tij, apo klanit të tij terrorist.
Prandaj është përgjegjësia e çdo shqiptari nëse do opozitë dhe PD, që të shporrë Sali Berishën, që merr vesh vetëm gjuhën e drurit, pa i kërkuar në mënyrë idiote kësaj mbeturine të kohës kinezo-sovjetike, se si të vazhdojë të na bëj opozitën e shek 21!
imagjinoni te behet Strazua minister i brendshem, apo Muli gangu prokuror i pergjithshem , atehere duhet vertet shqiptaret tu nisen anijeve si ne kohen e dyndjes ne ambasada ne vitet 90,,,,