Popullorë si aktorë telenovelash dhe antipopullorë si politikanë

26 Tetor 2018, 20:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Opozita e ka gjetur një mënyrë për t’i bërë popullore kauzat e saj. Për shkak dhe të afërsisë që ka me shumicën e debateve televizve në vend, ajo ka zgjedhur modelin e telenovelave për të qenë në vëmendje të opinionit publik.

Prej më shumë se një viti, opozita është në krye të punëve për prodhimin e këtyre telenovelave. Ato kanë të gjitha të njëjtin skenar policesko- juridik. Fillojnë me një përgjim që e ka bërë Prokuroria, ose ndonjë polic, dhe pastaj sipas një grafiku, i serviren opinionit publik.

Emisionet kryesore televizve janë të gatshme të bëjnë rolin e gjykatësve të lagjeve dikur, dhe më tej skenari është i njohur. Del një gjysmë përgjim, pastaj një më i plotë, aty dy persona përgojojnë gjithmonë një të tretë, pastaj ai i treti bombardohet si kriminel, dhe nis histeria.

Nëse tregon fakte të ngjashme për Bashën apo Berishën, nuk quhet.

Pasi kalojnë disa ditë dhe muaj, dhe çështja shfryhet, askush nuk e kthen kokën më pas se çfarë ka ndodhur. As vetë opozita. Ajo vazhdon me telenovelën tjetër.

Një vit më parë si sot, ishte telenovela “Tahiri”. Nga përgjimi i dy kushërinjve të tij trafikantë, doli emri i tij. Pas një viti ai është ende i pangarkuar me asgjë konkrete nga përgjimet të cilat u bënë subjekti kryesor i telenovelës.

Qysh në tetor, SHISH, Olldashi dhe “Babalja” nisën punën për telenovelën e dytë.

Më pas vazhdoi rasti “Babale”. Pas disa muajsh doli që e gjithë ishte një produkt televiziv i SHQUP, dhe ka nisur çështja penale.

Më pas vazhdoi “Toyota Yaris”, “Fushë Kruja” dhe së fundmi, “Dako”.

Biles një kolegu im shumë i afërt me Bashën, më tregoi një ditë që Basha “pyeti amerikanët”: “A të japim më parë këtë të Fushë Krujës, apo Dakos”, dhe ata i paskëshin thënë Fushë Krujën.

Kjo nuk vlen si fakt, se është nga ato gënjeshtrat që Luli u thotë bashkëpunëtorëve, por vlen për të kuptuar që kryetari i PD funksionon si drejtor programacioni i telenovelave.

Me thënë të drejtën, shikueshmëria e opozitës në këtë pikë, është rritur. Njerëzit janë magjepsur për një farë kohe pas këtyre telenovelave, të ftuarit si gazetarë kanë rastin e artë të çudisin botën pa burime, meqë janë çështje sensitive, të gjithë u referohen “burimeve alternative”, kurse Prokuroria në disa raste ka bërë punë të mira, se i ka zbardhur dhe i ka hedhur në kosh.

Por mbi të gjitha, producentët e telenovelave, e kanë llogaritur këtë si aksion politik.

Por pas një viti, është koha që të bëhet dhe bilanci i telenovelave politike dhe efekti i tyre. Dhe ky bilanc ka një kontradiktë të madhe mes shikueshmërisë së lartë dhe popullaritetit të ulët.

Pas një viti, detyra e opozitës është që përmes telenovelave të mos bënte popullore Enin, Artanin, Fevziun apo Klodianën, por PD-në.

Dhe në gjithë telenovelat, Lulzim Basha luan rolin e kryeprokurorit.

Por bilanci real në terren është i ndryshëm.

Duke qenë se ai po konkurron të bëhet kryeministër, edhe pas gjithë këtyre telenovelave, në vend të fitonte ndonjë pikë si kandidat për kryeministër, ai ka humbur pikë edhe si producent.

E vetmja gjë që ka fituar është shikueshmëria. Kësaj ja ka arritur. Disa figurantë opozitarë dhe krye-aktori Basha, janë sot popullorë si aktorë telenovelash dhe anti-popullorë si politikanë.

Po qe se kanë dashur këtë, ja kanë arritur.

10 komente në “Popullorë si aktorë telenovelash dhe antipopullorë si politikanë”

  1. NGREU AZEM NGA VARRI says:

    Sidomos Alibeu, Salihanusi, Gazbytha, Mulnuli, Bylyktrapi, hallakoqja Gripordhe, turibukfiqja Vokshi edhe Tabakhonja, ne fund te gjithe ketyre histerive, e kane nje te ardhme, tek Portokallia ose Al Pazari, dhe aty, te hane mut sa te duan, se nuk pjerdh me mjeri per ta.

  2. "BOHOTINA" says:

    Mire, shume mire. Me keta qesharake te pa skrupuj do te kishe bere mire t’ i verje siglen FEJTON, pasi perafrohet shume kesaj gjinie ne letersi…

  3. ZEMRA says:

    LULUSHI NA ÇAU BYTHËN .
    U MËRZITËM DHE ME TELENOVELAT .
    TANI, VETËM PO DOLI NUDO, MUND TË BËHET INTERESANT!??

  4. Iliriani says:

    O Mero s te vjen turp akoma qe mbron keta bandite ????

  5. albani says:

    Dy fjale per Z. Mero Baze!
    Z. Mero, pergjimet e degjuara deri tani jane pergjime qe jane bere ne zyrat e SHQU-pit me aparate pergjimi, qe edhe sot ndodhen ne zyrat e shqup-it.
    Duhet te dini dhe te mbani mend se keto zyra jane shnderruar ne zyra agjenturore-konspirative, ku dirigjenti dhe frymezuesi agjenturor eshte Sali Rame Berisha, dhe vetem ai, te tjeret jane buratine. Me pas keto pergjime serviren, sigurisht nga bashkepunetoret e Sali Berishes ne Prokurori.

    Nuk po flas per pergjimet Babale te pafund, sepse ato tashme dihen si ku dhe si jane bere.
    Nga ana tjeter ka edhe te tjere e pergjojne

  6. Alban Dega says:

    NJE OPOZITE BANALE QE PRODHON VETEM BABALE DHE MENDJE-FEKALE!
    NJE OPOZITE NEKROFILE…!
    STRAZIMIR ALIBE BARDHI THUTHUQI.. JANE PASQYRE E SAKTE E BÁBALO- BERISHIZMIT DHE OPOZITES NEKROFILE LULO -MONA CIZMJA… !
    From: Alban Dega
    Date: July 22, 2018 at 9:56:25 AM EDT
    Mendime me gjuhen e fakteve

    NJE OPOZITE MAKABER KOBEZEZE …

    – Sali Berisha nuk eshte ilaci as doktori, por vete virusi dhe semundja e PDSH-se

    – Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te cifligut te Berishes PD !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka opozite. Mungesa ose mospasja opozite eshte gjysma e se keqes.
    E keqja me e madhe per Shqiperine eshte se gjate pese vjeteve te fundit e sidomos gjate vitit te fundit kur iu shtua edhe LS-TEPSIA ka opoziten me destruktive, rrenimimtare, shtetzhberese, shtetrrenuese, thellesisht antishqiptare e thelbesisht antievropiane e sidomos antiamerikane qysh kur ishte ne pozite e aq me teper pese vitet e fundit !
    E keqja me e madhe e Shqiperise dhe qeverise se sotme, me e mira dhe me atdhetarja, por jo pa te meta e gabime edhe te renda, ne historine e saj, ka nje opozite pa alternativa, pa program, pa ide, me shume koka qe ka ne krye kryepeshkun Sali Berisha qe vendos per gjithcka duke deklaruar se ai nuk ka gisht ne vendimarrjen e saj.
    Nje opozite qe vetem ben thirrje per revolución te armatosur e permbysje me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, nje opozite qe perdor shashka e cizme, miell e televizore kunder ministrave e kryeministrit ne Kuvend, qe pushton foltoren e tij, qe perdore gure e drure, grushta e veze ne komisionet e tij, qe kercenon me braktisjen e tij.
    Nje opozite qe ne vend te prodhoje alternativa zhvillimi e perparimi me te mira se qeveria, prodhon video e audio te falsikuara ala Babale e behet hajgare ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi …
    Nje opozite me nje lider qe vjedh edhe votat ne gjirin e saj, vjedh familjen e vet politike, sic vodhi e plackiti djersen e mundin e popullit e shtetit te vet Shqiperise !
    Nje opozite pa asnje strategjike e taktike te suksesshme krijuese te veten qe vjedh edhe strstegjine e saj nga Sputniku e RIA=KGB e te, GRU-ja e Putinit.
    A nuk ishte kjo opozite dhe líderet laramane te saj qe vetem tri ore mbasi Sputniku leshoi ne efir Fake News, mashtrimin e Kremlinit per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi dolí me strategjine e “ mosbindjes civile” si rrugen e saj revolucionaro- bolshevike per permbysjen me dhune te saj qe i vuri zjarrin e flaken Kalimashit dhe gomave te makinave ne te kater anet e Tiranes !?
    Ngado te shkosh e ngado qe ta shikosh te del nje opozite destruktive, rrenuese, destabilizuese, dizinformuese, komplotuese !
    Pra nuk eshte se nuk kemi opozite !
    Kemi opozite por nje opozite vajmedet, nje opozite te veteshartalluar nga vetvetja dhe lidershipi i saj… nje opozite qe mos qofte !
    Nje opozite makaber, kobezeze qe jo vetem gezohet e feston, por edhe zmadhon, shumefishon, trillon, perhape cdo lajm te keq kunder popullit e shtetit te vet!
    “Pajtohem” me Sali Berishen se nuk ka gisht ne vendimarrjen e opozites. !
    Pse!? Sali Berisha ka jo vetem gishtat e duarve por edhe te kembeve, duar e kembe… ka fjalen e fundit ne cdo vendim e veprim te PDSH-se si lideri i saj de facto.
    Fatkeqesia e oponenteve te kesaj politike te PD-se ne gjirin e saj eshte se akoma e shohin Sali Berishen si shpresen, si ilacin e semundjes se rende dhe shpetimit te PD-se!
    Ne fakt, Sali Berisha, jo sot por qysh kur u “zgjodh” si kryetar i PD-se me garancite e UDB-es serbe e Rajerson MCartit nen tavoline dhe me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline si kryetar i saj, eshte shkaku, eshte bakteri, eshte virusi i semundjes se degjenerimit dhe gremisjes jo vetem te PD-se, por edhe te Shqiperise mbi 13 here ne 13 vjetet e sundimit te Sali Berishes, ose shkurt Salikracise!
    Sali Berisha eshte vete semundja e opozites.
    Lulezim Basha, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma… jane vetem marioneta te Sali Berishes .
    Nga parti shtet ne diktature per 13 vjet te sundimit te Partise Sali Berisha u kalua ne sundim te tij absolut, u kalua ne Njeri Shtet.
    Nese ne diktaturen me te cmendur komuniste ne Evrope zbatohej parulla “ Kur flet Enveri e vendos Partia ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !“ ne demokraturen e Berishes u kalua ne parullen “ Kur flet Berisha e vendos Salia ngrihet ne kembe e gjithe gangstere Mafia ! “
    Ky eshte thelbi, palca e Salikracise pa maska e pa rrena ala “une nuk kam asnje rol ne vendimarrjen e PD-se !”
    A e vini re se ne cdo moment me rendesi per Shqiperine, ambasadori SHBA-se , aleatet e mikut tone strategjik , Zoti Donald Lu takon Sali Berishen e jo Lulezim Bashen!
    A e keni vene re po ashtu se edhe vete Lulezim Basha ne cdo rast vendimarrjeje ose veprimi me rendesi te PD shkon e falet tek Sali Berisha ne zyren e tin e jo ne SHQUP !
    Sali Berisha e ka kthyer PD-ne ne nje ciflig te tij e te familjes se vet ndersa Lulezim Basha eshte vetem qehajai i cifligut te tyre.
    Pa e kuptuar kete te vertete te madhe sa edhe te hidhur, kurre PD- ja nuk do ta rimarre veten dhe nuk do te ngreje koken !
    Sundimi dhe vendimarrja e nje personi per gjithcka ne cdo partí ose shtet eshte thelbi e shpirti i autokracise dhe diktatures jo i demokracise, i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin .

  7. Iliri nga Gjermania says:

    ??? Si ka mbetur gje me vetem Banania e Floririt
    Bravo zoti Baze.

  8. orient says:

    ..eshte nje xhest civil..{askush nuk eshte i perjetshem},per t’u pershendetur…!

  9. vaso says:

    Me babale ose pa babale qeveria nderron ministrat pa te keq.As brigadieret nuk ikin apo nderrohen kaq shpesh.
    Drejtesia vazhdon te zhgenjeje.Tani kemi nje tjeter minister nga koha e monizmit.Si ish funksionar ushtara,nuk mund te mos kete nje fare pergjegjesie per degradimin nder vite te ushtrise,dhe mos denoncimin e realitetit ne kohe.
    Megjithate presim.Tani qe do te kemi dhe “ZERIN E POPULLIT” mediat do te jene me serioze besoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje