Shqipëria duhet mbajtur larg krizave turke

19 Tetor 2018, 19:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Qeveria shqiptare po bën kujdes që të bëhet e dukshme distanca mes kërkesave politike të qeverisë turke lidhur me ekstradimimin e disa qytetarëve turq në Shqipëri, të akuzuar si të përfshirë në të ashtu-quajturin “grusht shteti” në Turqi dy vjet më parë, si përkrahës të klerikut Gulen, dhe po ashtu të parandalojë ndonjë kërkesë publike për shkarkimin e kryetarit të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, si person i padëshiruar nga Ankaraja zyrtare.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlűt Çavușoğlű, i cili dukej qe mezi priste përgjigjet e pyetjeve të porositura, mund të mos jetë ndarë i kënaqur, por kjo situatë tregon shumë mbi rëndësinë që shteti shqiptar, duhet t’i japë mbrojtjes së identitetit të tij nga manirat e shteteve që kanë shqetësime të tyre, shqetësimet personale të udhëheqësve të tyre.

Ky është dhe problemi serioz që kanë marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë, në këto momente.

Turqia është vendi me investime më të mëdha në Shqipëri. Shumë prej tyre janë në sektorë strategjikë, si Banka, Telekom, miniera, energjitikë, metalurgji etj.

Falë raporteve personale të kryeministrit Edi Rama me presidentin Erdogan, po negociohet ndërtimi i një aeroporti turistik në Vlorë, ndërkohë që filloi fluturimet  një kompani avionësh shqiptaro- turke  me flamur shqiptar, por ende e pakoladuar për tregun perëndimor.

Problem i këtyre investimeve, është se vijnë nga një rreth i ngushtë biznesmenësh të presidentit Erdogan, dhe nuk janë investime të fituara nga konkurrenca në një treg të hapur, por janë investime të negociuara. Si të tilla, ato mund të kthehen në problem, në rast destabiliteti politik në Turqi, pasi janë shumë të ekspozuara politikisht me Erdoganin, një autokrat i cili mund të përballet me probleme në të ardhmen, me pushtetin e tij.

Dhe kjo rrezikon të eksportojë krizat e Turqisë në Shqipëri.

Ndaj, për të shmangur këtë, në dy gjëra duhet të jemi tërërisht të qartë.

E para, ekstradimi i të ashtuquajturëve “gulenistë” duhet të respektojë pikë më pikë kriteret me të cilin një shtet i Bashkimit Europianë duhet të sillej në rrethana të njëjta.

Askush në Europë apo SHBA, ende nuk i ka klasifikuar këto personazhe të kërkuara për arsye politike, si të përshtashëm për t’u ekstraduar.

Ajo që Kosova bëri me ekstradimin e tyre, ishte një skandal i madh politik, dhe një zell mercenarësh që arritën të çojnë dhe dikë që nuk e kërkonin, vetëm t’i binin në sy Erdoganit.

Dhe kur erdhi puna tek “Babalja”, një mashtrues i rëndomtë nga Vlora, i përfshirë në një skandal politik në Shqipëri, nuk e ekstraduan, jo se respektojnë kriteret, por për shkak të raporteve politike që kanë me miqtë e “Babales” në Tiranë.

Shqipëria nuk duhet të bëjë gabimet e Kosovës në këtë pikë, dhe duhet të injorojë çdo kërkesë personale për ekstradime politike, pasi ai është kriter që ndan një vend perëndimor nga një sulltanat.

E dyta, ka të bëjë me përpjekjen e Turqisë për të komanduar Komunitetin Mysliman në Shqipëri, ose për të dhënë pëlqimin për kryetarin e saj, meqë ka financuar Xhaminë e Namazgjasë.

Kjo përpjekje, që një shtet i huaj të ketë në dorë drejtimin e Komunitetit Mysliman në Shqipëri, është një luks që Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi nuk ja lejojnë as shtetit shqiptar, ku feja është e ndarë nga shteti.

Por mbi të gjitha, është problem i seriozitetit të shtetit shqiptar, që nuk mund të ekspozojë institucionet fetare në varësi të halleve të brendshme të Turqisë.

Në kujtimet e tij për fillimet e shtetit shqiptar, Mehdi Frashëri kujton një rast, kur në cilësinë e këshllitarit të Princ Vidit, kishte marrë përsipër t’i çonte atij përfaqësuesit e klerit katolik nga Shkodra, dhe ata të komunitetit mysliman po nga Shkodra, për t’ia njohur kurorën e Shqipërisë.

Siç e përshkruan jo pa ironi Mehdi Frashër, Imzot Bumçi i kërkoi kohë nja dy javë, sa t’i vinte një përgjigje nga Austria, ndërsa kreu i myslimanëve i kërkoi dy javë kohë sa t’i vinte një përgjigje nga Stambolli.

Vetëm nga Shkodra nuk pritej ndonjë përgjigje d.m.th,  ndërkohë që bëhej fjalë për vullnetin e  qytetarëve të Shkodrës për të njohur autoritetin e Princit që na kishin dërguar për të bërë shtet.

Kjo histori po rikthehet në këtë pikë, pasi në vitin 2018, duhet të kemi miratimin e Sulltanit për kreun e Komunitetit Mysliman në Shqipëri.

Kjo është shenja e parë që investimet e ekspozuara politikisht në Shqipëri, nuk i shërbejnë miqësisë mes dy vendeve.

Ato në një moment të caktuar mund të kthehen në burim armiqësie të panevojshëm mes dy vendeve, ndaj nuk duhet pranuar. Dhe në këtë rast, duhet parë me seriozitet deri dhe kthimi mbrapsht i ndihmës financiare për xhaminë, nëse ajo kushtëzohet me ndërhyrje të tilla politike.

Pasi nesër mund të vijë një udhëheqës tjetër në Turqi, që kërkon të heqë këtë që ka vënë Erdogani e të vëjë dikë që do ai, se na kanë dhënë lekë për xhaminë.

Shteti apo institucionet fetare nuk janë llaç e tulla, që mund t’i jepen paguesit më të parë. Aq më tepër dikujt që i duhen për hallin e tij.

Shqipëria duhet t’u qëndrojë larg krizave të brendshme të Turqisë, dhe aq më pak të ndërtojë politika zhvillimi bazuar në to.

27 komente në “Shqipëria duhet mbajtur larg krizave turke”

  1. Ylli says:

    Mero, nje nga ata qe eshte ne borderote e Gylenit;
    dhe te Fondit Sekret te Ministrise se Jashtme Greke…

    1. mirel says:

      Sakte per fondet sekrete te Ministrise se Jashtme greke. Sa per gylenist nuk ja vlen te harxhohet fryma.
      Rreziku shqiptar eshte spiuni grek Mero qe i hapi Greqise jugun e Shqiperise duke bere pa nderprerje propaganden e varrezave greke dhe te drejtat e minoritetit, duke ja kaluar dhe Janullatosit.bytheqirat. “patriote” te Rilindjes e perkrahen, ashtu sic perkrahen faljen e detit, bashke me Meron.
      Si thoshin keta me Meron? Si e kishin parullen?
      Greqia te marri ate qe i takon, dhe ne ate qe na takon.
      Greq8a e shkrete, ia kishin prere deyin ne mes Fuqite e Medha dhe komunistet.
      A ka bushtersi me te madhe nga kjo?
      Mirepo keta plera rilindase i thone vetes patriote.
      Tani Mere Bazis te mbuloje skandalin grek i ngre krhetrat kunder Turqise.
      Dicka di, dhe dicka i paralajmeron Ramiut?
      Po Ai e di qe Ramiu eshte i pabese dge nuk e ka per gje ta shesi Meron si Tahirin.
      Mero sot e anashkaloi me takt skandalin grek, dhe na kujton gropen turke ku ka rene Ramuti me gjithe Aeroplan
      Mero ka te drejte te shqetesohet qe nje dite Erdogani do na emeroje Kreun e Myslimaneve te Shqiperise. Po a nuk ndodhi kjo me Janullatos?
      Perse greku ne krye te kishes shqiptare qenka i pranueshem, perse nuk proteston Mero njelloj si per rrezikun turk dhe per janullen?
      Janulla eshte fakt, dhe jo nje ender e keqe.
      Shqiptaret duhet te zgjohen se po mberthehen per gryke nga te kater anet, serbet, greket, turqit, dhe nuk po reagojne fare te shqetesuar, por tejet indiferente ndaj tradhetise.

    2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

      dy jane rruget;deportoni gylenat drejt stambollit ,hiqni qafirin Brucaj nga komando e muslimon brothers ndryshe babe Dagoni do tju cqiej sumat…………….hahahaha!
      Mero,ti vertet beson se 90% birazere nuk e duan Erdogen!?

  2. zjarri says:

    Eshte i nevojshem nje evidencim a rregjistrim i popullates sipas perkatesise fetare sepse per mua muslimanet nuk shkojne mbi 30perqind.Brezi i ri nuk do tja dije fare per fene.Iku koha e baba qemos.Shqiperia sheh cdo dite e me teper nga perendimiEdhe dielli sapo lind vrapon drejt perendimit.

    1. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

      te besosh se 90% muslims[turkoshqipfoles] po shikojne nga verra ”perendimin”!!!! do te thote te jesh [email protected] me syze………….

    2. @ says:

      30% mund te jene me gjendje civile, sepse duhen llogaritur edhe bektashijt qe nuk kane lidhje fare me Erdoganin. Pastaj, po te behet nje regjistrim i paster statistikor, sunitet praktikante te Shqiperise nuk kapin as 10%..

  3. katarakti says:

    Kryeveper. Bravo Mero.

  4. Vk says:

    Cfare larg ere, ne si turqia po behemi. Pa baste ata, pa baste ne. Ne burg per llaf goje ata, ne burg dhe ne. Me minare ata, me minare dhe ne

  5. Hajro Limaj says:

    Shkelqyshem zoti Mero.Ky eshte nje alarm per kryeministrin tone .Ai duhet te largohet nga bashkepunimi personal me Erdoganinin.Erdhi koha te therrasim me te madhe :
    Shqiperine e mori turku
    i vu zjarr
    Shqiptar mos rri pa dukur
    Shqiptar.
    Shqiperia po kthehet koloni e Erdoganit, e cila do te sjelle pasoja shume te renda per te ardhmen europiane, stabilitetin dhe sigurine e vendit.
    Hajro Limaj
    Drajtor i Institutit te Politikave te Sigurse Kombetare

    1. Ardi says:

      @ Hjaro Limaj.Nuk po i ven zjarr por po ben investime.

    2. @ says:

      A mundet Meroja te na sqaroje se cfare jane maredheniet personale te Rames me Erdoganin???

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Shqiperia te rrij larg nga c’do lloj oreksi personal udheheqsor prej vendeve te huaja.. Ne qoftese do ta ndihmosh Shqiperine, ndihmoje.. Po e ndihmove per interesa personale, me mire mos e bej..

  7. Shajme socializmin se u lidhem me BS dhe Kinen dhe u prishem dhe na ngeli ngrefur.
    Sot po i lepihemi qe nga bangladeshit tek ishujt faroe dhe na sjell turqia e arabia ca ndihma qe e kane mbush vendin gjithe xhamija ku po kenaqen sumperpjetet.
    Dhe qe ta mbajme mire dhe te mos na mbyllen xhamijat e ca investime duhet te zbatojme diktatin e tyre dhe te mbushim sheshet me sumperpjeta sali hamdi sherefedina hasana alira e turkoshak se ndryshe do e pesojme si me BS dhe Kinen.

  8. Aldo says:

    Shkrimi eshte i sakte, shqetesimi i drejte, argumentimi serioz dhe i gjithe parasjtrimi pjese e gazetarise serioze. Bravo!

  9. Bureto says:

    Po Mero! Parë nga këndvështrimi i raporteve Shqipëri-Turqi ashtu është, duhet bërë kujdes. Feja nuk duhet të ngsçatërrohet me punët e shtetit. Por do ishte mirë që për hatër të respektit ndaj publikut laik, ashtu siç është edhe vetë shteti ynë, të flisje me të njëjtin nerv edhe për anën tjetër të peshores, për atë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Bile në këtë rast ka shumë për të thënë e shkruar. Historia e vjetër, por sidomos ajo e reja na jep goxha material. Në krye të KMSh shqiptar ka qenë dhe është një shqiptar, po në krye të Kishës Ortodokse kush është prej 27 vjetësh? Xhamia e Namazgjasë ndërtohet me ndihmën turke, siç është thënë të donacioneve nga besimtarë të atjeshëm. Po Katedralen Ortodokse kush dhe si u ndërtua? A e dëgjove sot se vetë shteti grek nga fondet e tij sekrete ka ndihmuar në vite kishën? Që të mos e zgjas as Turqia e as Greqia, e askush tjetër, do të ishte mirë që në të mirë të ekuilibrave socialë, të mos futnin hundët në mjedisin shqiptar, që do të thotë të mos na përziejnë interesat reciproke shtetërore në punët e fesë. Ato pra, problemet e besimit, institucionet fetare le t’i zgjidhin vetë sipas Kushtetutës, ligjeve të vendit dhe interesave të bashkësive të besimtarëve të tyre. Shteti të zbatojë e garantojë në këtë rast paanësinë dhe lirinë e veprimtarive të tyre fetare në respekt të plotë të Kushtetutës së vendit.

  10. Illyria-Shqiperia says:

    E the o Mero, po kujt ia the. Jane zhytur thelle Deri ne m… t udheheqesit tane. Na e kane shit Shqiperine me kohe tek Erdogani e shoke. Shtet pa dinjitet.

  11. ziggy says:

    Ore ndonje artikull per fondet sekrete greke do e botoni, apo kur si bie dot kalit bjeri samarit (turqise).

  12. Lloji says:

    Mero rrespekt!

  13. Olimpia says:

    Mero , ne parim ke te drejte .Por, vec qendrimit te drejte te Bushatit nuk eshte nevoja per komente mbi Turqine .Erdogani eshte autokrat por ate e votojne turqit, ashtu sic votojne amerikanet Trump , ruset Putin , kinezet Xi Jipingun ,italianet Di Maion dhe Salvinin .Dikush mund te thote qe ne disa vende nuk ka liri zgjedhjesh ..Mund te jete e vertete por kush jemi ne qe duhet te imponojme standartet?Shoqeria njerezore eshte kaq e ndryshme sa qe vlerat universale perendimore nuk mund te jene te zbatueshme ne menyre automatike.Nderkohe hopokrizia perendimore per demokracine eshte evidente, kur ne shteti i kerkohet pse futi nje gazetar ne burg , nderkohe qe nje shtet tjeter qe masakron mijra qytetare te vet apo ben agresione nuk i thuhet asnje fjale .Bota moderne nuk eshte ideologjike por pragmatike ku politika i sherben interesave .Kaq Mero.Prandaj le te heqim dore nga moralizimet.per te tjeret , sioas modes para 90..s dhe te shikojme vetem interesat tona .Edhe E.Hoxha , formalisht ideologjik deri ne palce, kurre nuk e kritikoi Turqine e grushteve te shtetit, kurre nuk ndihmoi PKK , pavaresisht orienimit m.l.,Ne fund edhe greket i wuajti popull mik ..Pragmatizmi i stilit zviceran , austriak , finlandez duhet te jete vecoria e politikes por edhe e.medias sone …Kush jam une qe duhet te gjykoj homoseksualet ..tha Papa ..qe do te thote qe secili popull le te gjykoje vete per drejtuesit e vet .Neutraliteti politik dhe pragmatizmi ne marredheniet ndershteterore jane karakteristikat e shoqerise moderne bashkohore .

  14. Klea says:

    Fillimisht duhet te dime se ne skemi asgje te perbashket me turqit. Turqit na pushtu. Dhe na theren per 500 vjet dhe nje nga arsyet e forta pse ky bend sdo behet kurre eshte se kemi 5 fe te ndryshme dhe bejme sikur jetojme ne harmoni. Ne thjesht skemi nga tja mbajme prandaj rrime si legena ne kete vend te perdhunut nga ripjerdhja

    1. Ardi says:

      @Klea .Keto mashtrime sllave qe ti permend qe duan te na mbajme larg nga Turqia nuk te pine me uje. Historianet sot thone komplet te kunderten e asaj qe ti po thua. Ty te ka ngel ora tel filmi sllavo rus . Skenderbeu. Nje film i ntrilluar dhe asapak real. Ose ti vete je nje sllave shqip folese. Ose e paguar nga qeveria greke sic kane dale dhe lajmet e fundit. Sepse si perandoria osmane dje si Turqia sot administraten dhe udheheqjen e ka plot me shqiptare.

      1. mirel says:

        Ja ky koqa ketu. Jane pikerisht sllavet ata qe perhapin trillimin e Skenderbeut.
        Per ta Skebderbeu eshte trillim.
        Se vete Evropa dhe Turqit kane dokumente historike te arshivuara.
        Kesaj skane ci bejne dot sllavet, por merren me plera si puna jote qe te hapin legjenden e trillimit
        Shikohu ne pasqyre dhe do vesh re nje kosh te kalbur ne plera…dhe i thuaj vetes: Pleeeereee

  15. Pellazgos says:

    Krenaria e ketij State myslimane zoti mirel eshte Periudha Helene,Toponimet e Lashta te ndryshuara nga armiqte e ketij Kombi Ilyro Epirote.
    Asnje me pak tru ne koke dhe ne historine e botes nuk e njohin emrin Kostandinopoja e ndryshuar nga turkoallvanosat qe luftuan kunder (contra) Arvanitasve dhe Greqise qe e ka te Saj Epirin.
    Shqiperia “laike” zoti Mero?
    Sepse ky state myslimane i krijuar nga Fuqite e Medha me 1913 en,nuk ka asnje figure qe e njohin bota dhe ne kundershtim me Kushtetuten po ben te njejten gje me nje “Misionare” te Zotit si Tereza,nuk eshte faji tone?
    Ka menyra te ndryshme pushtimesh dhe nderhyrjesh
    si Kal Troje,p.sh tituj si Nobel me qellime afatgjata.
    Dihet historikisht qe pa rene Kostandinopoli ne duart e Osmaneve dhe me ndihmen e Papes ne 29 Maj te 1453 ishte qindra shpirterore e Kastriotit per 1100 vjet Bizantios,kurse armiqte e Tij e quajne Stamboll apo Kostandinopoja.
    Do thuash ty qe eshte “rastesi”.
    E kini bere Terezen e Indise dhe te percarjes si Enveri,prisni te festojme javen e saj,se vitin e kemi ne xhep,njesoj si Java e Enverit.
    Orthodhoksia eshte Feja jone e “mire”po e keq qe ne 476 A.D dhe si e tille eshte sot viktime e pushtuesve te Papes dhe Osmaneve.
    Ky vend nuk ka shprese te behet, se vandasit qe ishin Orthodhokse “mire”apo keq jane armiq te Jeorgios Kastriotis qe e deklaronte sipas edhe Barletit qe jemi Epirote
    Mirepo per armiqte e ketij Kombi qe jane katoliket dhe myslimanet jo qe nuk duan ta degjojne Vorio Epirin historike por “cuditen” per Arvanitasit apo Shqipetaret qe banojne ne Greqi qe behen me Greke se Greket.
    Ata clirohen nga trysnoa islamokatolike dhe ndrojne viktimat e turqise,pengjet pushtimet,vrasjet,perdhunimet.
    Kjo ishte edhe aresyeja pse Ali Pasha u vra nga ata qe e dekoruan se kuptoi qe e verteta eshte me Greqine.

    1. mirel says:

      Ne fakt minorikaret dhe dhiaret jane me Greqine.
      I ke degjuar si flasin minorikarcen.
      Te hapin barkun.
      I ke pare ata “greket” e Himares apo minorikaret e Dules.
      Gjysmametrash fytyreprishur, me te ndyre mga shprehia nuk behen..
      Qe ta perfaqesojne keta rracen greke…hajt ne sateme te gjithe
      Merrini me vete se nuk i duam..

  16. Pellazgos says:

    Eshte “pak” si vone te luftosh semundjen Islamike ziti Mero.
    Nje njeri apo state kur nuk meson nga historia eshte I destinuar te perdhunohet,te poshterohet,te degjenerohet.
    Krenaria e ketij State myslimane zoti mirel eshte Periudha Helene,Toponimet e Lashta te ndryshuara nga armiqte e ketij Kombi Ilyro Epirote.
    Pa me thuaj ty se cfare kuptimi dhe historik kane vende Arkeollogjike si Saranda,Lezha qe ishte Ilisus nga te paret tane jo tuajet,Gjirokastra qe ishte Argjiro-kastros nga te paret tane si Kastriotis,Voskopoja qe ishte Moskopolis nga te paret tane dhe e djegur nga i juaji Sali Butka!
    Asnje me pak tru ne koke dhe ne historine e botes,nuk e njohin emrin e kryeqytetit shpirterore te Jeorgios Kastriotis Kostandinopoja,kjo e ndryshuar nga turkoallvanosat qe luftuan kunder (contra) Arvanitasve dhe Greqise qe e ka te Saj Epirin.
    Shqiperia “laike” zoti Mero?
    Sepse ky state myslimane i krijuar nga Fuqite e Medha me 1913 en,nuk ka asnje figure qe e njohin bota dhe ne kundershtim me Kushtetuten po ben te njejten gje me nje “Misionare” te Zotit si Tereza,nuk eshte faji tone?
    Ka menyra te ndryshme pushtimesh dhe nderhyrjesh
    si Kal Troje,p.sh tituj si cmimi Nobel me qellime afatgjata,”ndihma” per Xhamite,keto te ndrojne Emrat,Ndergjegjen,Identitetin
    Keta kujtojne se kreu I Myslimaneve apo Katolikeve qe jane “shqipetare” nuk jane armiq por vetem Ai I Orthodhokseve qe eshte Greke.
    Dihet historikisht qe pa rene Kostandinopoli ne duart e Osmaneve dhe me ndihmen e Papes ne 29 Maj te 1453 ishte qindra shpirterore e Kastriotit per 1100 vjet Bizantios,kurse armiqte e Tij e quajne Stamboll apo Kostandinopoja.
    Do thuash ty qe eshte “rastesi”.
    E kini bere Terezen e Indise dhe te percarjes si Enveri,prisni te festojme javen e saj,se vitin e kemi ne xhep,njesoj si Java e Enverit.
    Orthodhoksia eshte Feja jone e “mire”po e keq qe ne 476 A.D dhe si e tille eshte sot viktime e pushtuesve te Papes dhe Osmaneve.
    Ky vend nuk ka shprese te behet, se vandasit qe ishin Orthodhokse “mire”apo keq jane armiq te Jeorgios Kastriotis qe e deklaronte sipas edhe Barletit qe jemi Epirote
    Mirepo per armiqte e ketij Kombi qe jane katoliket dhe myslimanet jo qe nuk duan ta degjojne Vorio Epirin historike por “cuditen” per Arvanitasit apo Shqipetaret qe banojne ne Greqi qe behen me Greke se Greket.
    Ata clirohen atje nga trysnia islamokatolike dhe nderojne viktimat e turqise,pengjet pushtimet,vrasjet,perdhunimet.
    Kjo ishte edhe aresyeja pse Ali Pasha u vra nga ata qe e dekoruan,se kuptoi qe e verteta eshte me Greqine,me Epirin,me Historine.

  17. Vjosa.al says:

    Ku eshte komenti im moderator?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje