Për “heronjtë” dhe “tradhëtarët” e kauzave të rreme të PD!

14 Tetor 2018, 19:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ajo që po bashkon historinë e kauzave të rreme të PD, është pikërisht qëndrimi me dy standarde që ajo po mban dhe po frymëzon ndaj personazheve me të cilët ka dashur të ndërtojë këto kauza.

Në betejën e saj kundër Saimir Tahirit një vit më parë, prokurori i çështjes ishte një hero anti-mafia. Ai u glorifikua si një prokuror që nuk i trembet mafias dhe krimit dhe që po zbatonte me dorë të hekurt ligjet e shtetit shqiptar. Biles PD pati dhe thirrje publike që të merren në mbrojtje prokurorët nga kërcënimet e mundëshme.

Një vit më pas në duart e këtij prokurori është dosja “Babale” dhe ai ka bërë gjithë procedurat që provojnë falsifikimin  dhe akuzën e shpikur të PD.

Kaq mjaftoi që “heroi” të shpallej “tradhëtar” dhe ndaj tij të nisi një fushatë denigruese nga vetë PD që e glorifikoi një vit më parë. Arsyeja është e thjeshtë. Ai duhet të jetë gjithnjë në dispozicion të kauzave politike të PD.

Rasti i dytë më flagrant është ai i Xhisielës. Xhisela është qartazi tipi i vajzës që ka tentuar të përdorë dhe drejtësinë për të ruajtur një lidhje problematike të saj. Në fillim të kësaj historie, të gjitha palët ishin me Xhisielën, por PD ishte dhe më shumë se vetë Xhisiela me të. Ajo e donte Xhisielën, siç i duhej PD-së dhe jo siç ishte në të vërtetë fati i Xhisielës. Dhe pas një beteje dy javore, kur e pa që Xhisiela nuk e pranoi fatin që i caktoi PD, në atë telenovelë, por vazhdoi me llogaritë e veta, ajo u kthye papritur nga një viktimë e dhunës, në një prostitutë që shetit me makina që nuk dihet kush ja ka blerë, që ka Iphone dhe syze të shtrenjta “Gucci” dhe që është një “fundërrinë”.

E gjitha pse ajo nuk pranoi rolin që i caktuan ndoshta pa e pyetur më parë, në telenovelën e radhës.

I fundit në kohë, por jo në listë, që po e pëson këtë fat, është Alizoti, Kunati i “Babales”. PD ka ngritur një histori të tërë të sajuar mes tij dhe vetë “Babales”. Të dy janë të kontaktuar nga PD, të dyve u është premtuar pagesë, të dy janë mbajtur nën mbikqyrje nga grupi i dhunës në PD, që rri në hije rreth Lulzim Bashës, ku përfshihet Florenc Hoxha, Sali Luzha dhe Avdul Gjomakaj. Pra të dy janë personazhe të PD, të gjetur nga PD, të përdorur nga PD, të paguar apo premtuar për të paguar nga PD.

Njëri prej tyre, Alizoti, ndoshta i dëshpëruar nga mosmbajtja e premtimeve nga PD, ka shkuar në prokurori dhe ka rrëfyer gjithë skenarin. Ka treguar si është rekrutuar nga PD, çfarë i është premtuar dhe çfarë ka bërë, si imitues i zërit të Agron Xhafës.

Fare papritur dhe ky, nga hero, shpallet pijanec ordiner, hajdut xhepash, kriminel etj. Ndoshta dhe i ka këto cilësi, por nëse i ka këto cilësi dhe ti si PD i ke besuar një akuzë aq të madhe, atëhere krimineli dhe mashtruesi i PD, nuk është Alizoti, por kreu i PD që dorëzon fatin e PD në personazhe të tilla. Dhe më e bukura është se për PD, “Babalja” është ende hero, edhe pse janë thjeshtë dy kunetër ordinerë të përdorur në këtë histori. Për të PD nuk ka asnjë vërejtje, derisa dhe ai të dalë ndonjë ditë tradhëtar.

Ndaj kjo historia e heronjve që shndërrohen në tradhëtarë në kauzat fallco të PD, është në të vërtetë radiografia më e mirë për të kuptuar sa keq janë qepur ato, dhe çfarë vizioni ka Lulzim Basha për të ardhmen e PD.

Përfytyroni një moment sikur akuzat të kishin sukses dhe heronjtë e PD në të ardhmen të ishin pikërisht këta, ku shquhet Alizoti. Përfytyroni çfarë fyerje do të ishte për militantët e PD apo votuesit e saj, të cilëve nuk do t’u njihej kontributi pasi heronjtë e PD ishin ata që i njihte vetëm Luli dhe grupi në hije rreth tij. Biles një prej tyre “Babalja”, është ende heroi i PD. Mendo pastaj ç’mund të të bëjë një lider i tillë nëse ka dhe pushtet.

18 komente në “Për “heronjtë” dhe “tradhëtarët” e kauzave të rreme të PD!”

  1. AZ... says:

    Pirdh o mero kelbaze pirdh. Alizotaj nga inati qe nuk mbajti fjalen luli vajti e u fut ne burg hahaha ti nuk je gje tjeter Vec se nje bythelepires i rendomte saliut nuk i le lesh ne bythe ndersa edi rames po ja rezon dhe lekuren e bythes

    1. Komentjesi says:

      Bravo Mero.Je i mdh.Keto te marr per baze prokuroria mjaftojne per vendomin kundra pd.

  2. AZ... says:

    Pirdh o mero kelbaze pirdh. Alizotaj nga inati qe nuk mbajti fjalen luli vajti e u fut ne burg hahaha ti nuk je gje tjeter Vec se nje bythelepires i rendomte saliut nuk i le lesh ne bythe ndersa edi rames po ja rezon dhe lekuren e bythes……

    1. durrsaku says:

      Ju dogji juve te Sales?

  3. Orli says:

    Mero!e ke qare,shqupi(jo ai i verteti qe ka qene)ka shkuar tamam ne origjinen e tyre si 80 leksha,pd qe ne fillim u poll nga nderzimi i ramizit me salen e spiunet tjere,azem,imam,pashko e qukapiker te tjere.Tani i ka kapur kriza se e dine qe karriken e pushtetit do e shohin me dylbi sepse njerezit e ndershem(qe jane ne shumice)duan shtet e kete po ua nderton Rama,populli nuk do hajdutet e lsi e spiunet e hajdutet e pd.

  4. PD says:

    Parti sharlatanesh dhe idiotesh te tredhur.
    Nuk akuzon dot te tjeret, me kadavren e dekompozuar te Berishes kraheve!
    Korrupsioni, degjenerimi, krimi, injoranca jane te perhapur ne menyre te njetrajtshme ne cdo parti politike, institucion dhe shtrese shoqerore, keshtu qe diferencen e ben aftesia per te ndryshuar, ekipi serioz, guximi publik per te mbajtur qendrim perballe skandaleve te tua, vetekontrolli, etika, dialektika.
    PDja pervec berishizmit nuk arrin te ofroje gje tjeter. Legjendat si intrigat e Enverit kunder Hazbiut, me Babalet e sotem, vetem diskretitojne PDne si parti intrigantesh dhe ordineresh.
    Nje parti e tere, qe per nje vegel mediokre si Balla, ka vendosur te vetflijohet publikisht, duke degjeneruar ne sharlatanizem, histeri, lavirllek.
    Dialektika e Berishes eshte pertej kafsherores, ndersa Basha politikani me teveqel i te gjithe kohrave. Nderkombtarisht e izoluar, e rrenuar elektoralisht, drejt humneres nuk eshte cudi, qe megjithe intrigat, dhunen he mungesen e cdo skrupulli, PD ne pamundesi ti vere flaken Shqiperise, te shpertheje ne anarki te brendshme me dhune gjak dhe vrasje brenda klaneve pedeiste.
    Sali Berisha e hodhi ne humnere PDne pasi e kaleroi bashke me familjen, ashtu si PPShne e tij, Shqiperine e 1997, ushtrine, financat, drejtesine dhe integritetin territorial.
    PD nuk la per tja falur kurre dhe pas gremisjes se Berishes, do te hakmerret ndaj kermave qe Berisha polli dhe qe abuzuan si askush tjeter me PDne, duke e katandisur ne qen roje te pasurise dhe paprekshmerise se tyre

  5. Niko Shpiragu says:

    Mero! Ne tashme e dime se Basha eshte nje cilimi i edukuar keq dhe qe ben gjithmone faje e gabime. Pra jam dakort me ato qe shtjelloni ju. Por mendoj se roli i tij eshte qe te cfaqet, te prezantoj PD dhe kaq. Te gjithe kete skenar e ka organizuar dhe drejtuar pa asnje dyshim shefi i vertete i opozites, kryemafjozi Berisha. Ju e dini kete dhe nuk e thoni. Te them qe ju keni frike nga ai eshte gabim se ju jeni perplasur me te si asnje tjeter: te them qe ju nuk e kuptoni kete te vertete eshte e pabesueshme se ju nuk njiheni si i pa afte per te analixuar dhe nxjere konkluzione realiste. Po cfare eshte tjeter?! Mendoj se ju kete radhe keni bere nje shkrim te pa thelluar si rutine te perditeshme. Nuk eshte gabim qe tia veshesh fajet Bashes se ai nuk eshte pa faj, bile eshte fajtor. Por kjo nuk i sherben ceshtjes se ne, qytetaret shqiptare duhet ta dime se sa e thelle eshte kjo ceshtja e cpifjeve dhe sa e rrezikeshme per fatin e demopkracise ne vendin tone. Kete pune e ka marre ne dore ai, dirigjenti i cdo fatkeqesie te Shqiperise, ai, tradhetari dhe armkiku i atdheut tone, ai, kryehajduti dhe krymafjozi dhe kjo nuk eshte shaka, por eshte shume e rrezikeshme. Po ti shtosh paaftesine e qeverise se sotme te ciliminjeve dhe drejtesine e kapur rob nga ai, qoftelargu, rreziku eshte teper serioz. Te perqendrohesh tek dordolecet e tipit Basha, Salianji e tjere duket sikur ulet dhe behet si nje lajm koti gjithe kjo cfare po ndoth me keto cpifjet, si nje gje per te qeshur dhe pa rendesi. Por kur e shikon se kush eshte ujku i vertete i jepet serioziteti i duhur dhe njerezit duhet te rrisin vigjilencen se u ka ardhur tek pragu mortja, vdekja vet, pra nuk eshte shaka. Ata duhet te ndergjegjesohen per kete dhe mos te besojne shume tek kjo qeveri kalamaqesh me ministra te brendshem qe kane frike nga vehtja e tyre dhe jo me te marrin masa per te ruajtur shtetin. Me shkurt, gazetaret e vertete si ju e ndonje tjeter qe jeni shume te rralle ne Shqiperi keni pergjegjesine e madhe qe te shikoni gjerat ne thelbin e tyre qe te ndikoni ne sqarimin e drejte te situates dhe ne ndergjegjesimin e qytetareve per te.

  6. Buzuku says:

    Mero, une perjetoj nje ndjenje turpi kur lexoj Ca’ komente felliqura kunder kujtdo, po’ sidomos kunder teje, nje gazetari lider per emancipimin e Medias. Sigurisht ti ke ekuilibrin e mundshem per ti pare me ironi ( une per vete me neveri) keta tipa me idea dhe fjalor te tille. Me pershendetje plot respekt.

    1. 77 3A says:

      Mero, mos harxho fryme kot me shashkat dhe intrigat e momentin qe hedh Berisha per tè larguar vemendjen nga krimet e veta, tè Zenit dhe nga emergjenca historike dhe kombetare per ndeshkimin e ketij horri.
      Lere tè marre per hunde Lubonjen dhe Bushatin, qe edhe pse sé duan, per inat tè Edi Rames Jane tè gatshem tè shnderrohen ne cerrat qe tjerrin gjithe seriozitet cdo shpifje tè Berishes!
      Misioni yne eshte insistimi dhe presioni ndaj qeverise dhe drejtesise per arrestimin e Sali dhe Shkelzen Berishes.
      Provat Jane sheshit. Tè tmerrshme me nje lum gjaku dhe te vdekurish.
      Eshte nje krim, kur te gjithe bejne sikur nuk ka ndodhur gje.
      Dhe nese deshtojme tè zgjojme nga letargjia shtetin, atehere le tja bejme gjyqin vete ketij horri dhe families se tij, si Causheskut

  7. Laku says:

    100% bakort me AZ,Merua eshte bere legen i Rames.Tema=Zeri i Popullit.

  8. Jimi says:

    PD nuk eshte nje formacion politik, nje parti politike, ajo eshte nje sekt ekzorcist!

  9. Koço says:

    Sot pa asnjë medyshje , me gojë plot mund të thotë cdo shqiptar se tashme , Shqiperia ka nevojë me shume se kurrë per nje Opozitë e cila të ketë e shpalose alternativa për zhvillimi ekonomik , shtet të drejtë , demokratik e ligjor . Sot PD është identifikuar me sy , figura e mendje nje subjekt i degraduar politik i cili meriton plotësisht të quhet : ” Nje Bandë Rezilash , Maskarenjesh të pa Moral e të pa cipë , një tufë qenerish , Qelbanikë të ndyrë të pa ndreqëshëm , kjo qoftë për fatin e tyre e të Qoftë Largut Sahli Xhihadistit , Inrtigantit të pa ndreqëshem i cili ka gjetur si zgjidhje fabrikimin e kesaj lloj specje Lapaqenesh si Basha , Alibeaj , Saljanji , Mulë , Strazimiri e lloj , lloj gjiriza te kësaj bande të dale boje tashme . Zoti Bamir Topi duhet të zgjohet nga ky lloj gjumi ose ti hapë rruge , të largohet nga FRD dhe dikush tjeter të mundesoje perfaqesimin e një Opozite Reale ne Zgjedhjet Vendore te Qershorit 2019 si njëalternative e mundeshme dhe realisht e pa njollosur .

  10. Bardhi Tolabi says:

    Kot e zgjat oMero Baze.Eshte praktike e PD-se dhe Sali Berishes.Kur I duhesh je hero I demokracise,kur nuk I duhesh je tradhetar,je sigurims etj.A nuk eshte shembyll tipik,Azem Hajdari.Kur I duhej e perdori per shkatrim,zjarrvenie,vrasje ekercenim.Kur Azemi ju kundervu e shpalen spiun te sigurimit e njemioje e nje te zezave.Ne fund e vrane dhe me arkivolin e tij bene “dashin” per te shpethyer kryeministrine emarre pushtetin,e lane te vdekur te pa mbuluar dhe tani bejne homazhe si tribun te dhjerokracise Berishiste…
    Kjo eshte PD-ja e Salovicit…
    Mos prisni ndonje PD tjeter sa te jete gjalle Sali Berisha dhe biri I tij shpirteror Luli qe qesh…

  11. Alban Dega says:

    ANALIZE E PERSOSUR !

  12. Alban Dega says:

    Replike e detyruar me Babalet

    ME BABALE EDHE SE VETE BABALJA!

    – Vetdemaskim shembullor i opozites Babale !

    – Sherbimi me madh i madh ndaj demokracise!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kush e hartoI Ligjin antiligj, antikushtetues antishqiptar e antamerikan te Fabrikes se Vdekjes dhe Sklleverve o Enkeled Gebels Alibeu !?
    Me urdher te kujt dhe per llogari te kujt u hartua ai ligj qe e kundershtoi edhe vete krahu i djathte dhe ish- Ministri i Financave i qeverise Berisha, Ridvan Bode !?
    Kush e mbrojti me nje cinizem ala SS ate ligj ne mbledhjen e Qeverise Berisha o Enkeled faqeziu !?
    Pse je kaq i acaruar e cakerdisur nga truri jot ala Gerdeci o galloshe e shqyer e Xen e Sali Berishes !?
    Kush te emeroi minister Drejtesie te Shqiperise Shkelzeni, Argita apo Saliu !?
    Cila ishte aresyeja dhe motivacioni i emerimit tend!?
    Si ma kalove me kryeprokuhorat Adriatik Palla, qe nuk i verifkove as deftesen e Shkolles se Mesme te falsifikuar ne dosje,dhe Rovena Gashin !?
    Pse je kaq i lemerisur nga Babalja e Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise o bastardi i Isa Toskave !?
    Cfare roli dhe misioni kishit ti Gazmend Bardhi e Ervin Konjs i Lul Xen Berishes ne komplotet antikushtetuese e destabilizese politike te Zagan Zagari, te Babales dhe Emiljano Nuhut … te Sali Stanishicit!?
    Pyes per ju se per Salianjin eshte i qarte roli i kones qe leh shume po nuk ka dhembe !?
    Kush dhe cilet ambasadorie e sherbime sekrete ua sugjeruan Berishes, Lulit, Mulit, ty, Gazmendit, Mona Cizmes, Vasil Manjanit Vetingun Politik si shashken e fundit per te vonuar, sabotuar Vetingun dhe Reformen ne Drejtesi, SPAK-un dhe Byrone Kombetare te Hetimit made in USA, Gjermani, Británi e Madhe, France….!?
    Babalet fizike u shpartalluan aq keq ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve sa dhe vete Partia e krejt opozita Babale me krejt Banden e Gangstereve politike, biologjike, mediatike te Havaleve te Shqiperise Sali Like Lul Mona Mul Alibe Bardh Salianjin, Frangaj, Blush Fevzi, Eni Mafian mediatike te Pogradecit… akoma vazhdoni te kapeni si i mbyturi pas fijes se kashtes ne oqeanin e mendjeve tuaja jo vetem pamendese por edhe te cmendura !
    A nuk e kuptoni se jeni bere aq qesharake te neveritur sa edhe Ali Komiku i Sadam Huseinit, qe kumtonte “ fitoren e madhe te ushtrise “ se shpartalluar te Sadamit te fshehur si mi ne halet e Bagdadit, duket si Akademik perballe idiotesive tuaja neveritse deri ne krupe !
    E nuk e kuptoni se duke u orvatur te mbani gjalle Babalen e shpartalluar me rrena edhe me qesharake se te tijat, ju po shkoni me vrull donkishotesk drejt vetrrenimit tuaj perfundimtar politik !
    Udhe te mbare ne theqafjen tuaj shvejkiane !
    Eshte sherbimi me i vyer qe po i beni demokracise shqiptare ne 27 vjetet e fundit !
    Nje vetdemaskim i persosur i fytyres, i mendjes, i politikes suaj te vertete edhe me Babale se vete pijanecet, mashtruesit kumarxhinjte, human e narkotrafikantet Babale !
    Jeni bere per te ardhur keq, per tu misheruar per mjerimin tuaj mendor, per batakun ku keni rene e po zhyteni perdite e me thelle me komplotet tuaja trashanike, qesharake, neveritese politike, njerezore I
    Jeni bere si mos me keq !

  13. UT says:

    Te them te drejten nuk shoh ndonje gje kaq tragjike tek PDja. Keshtu ka qen gjithmone.
    Ngjarjet e fundit i konfirmuan shqiptareve qe Basha eshte kukull qe ne PD mund te kete fundin e Alizotit. Komandon Berisha me milicine e tij terroriste. Nuk eshte cudi qe edhe Basha te dorzohet ne prokurori me gjithe vule dhe ti tregoje te gjitha, me friken mos e vrasin talebanet e Saliut. Te shohim. Eshte PDja qe po plas si pusete muti. O Basha, O Berisha do ta haje edhe pse duhen si Enveri me Mehmetin.

  14. vons says:

    Babalja ia futi Agron Xhafes se e coi ne burg ne Itali me duart e vellait te tij Minister. A ka me gallate! Pastaj kuptohet se hakmarrja do te vazhdoje.

    1. Dima says:

      Pastroni policine dhe organet ligjzbatuese nga spiunet e Berishes qe t’ pshurret “qytetari digjital”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje