Të gjithë presin Bashën, ai pret Ramën!

8 Tetor 2018, 20:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partitë aleate të opozitës janë të shqetësuara seriozisht për reformën zgjedhore dhe kanë propozimet e tyre.

Dashamir Shehi ka bërë disa propozime racionale, për atë që ai mendon se mund ta bëjë sistemin më të sigurtë. Dhe aleatët e tjerë kanë propozimet e tyre.

Por ata janë duke pritur Lulzim Bashën t’u bashkohet propozimeve të tyre, ose t’i kundërshtojë ato.

Lulzim Basha u shfaq sot publikisht për të hequr sikletin, që nuk merret dot me reformën zgjedhore dhe nuk ka asnjë propozim.

I vetmi propozim që prekte sistemin, në ato që tha, është parlamenti me dy dhoma, me shpresë që t’i gjejë Berishës një vend për pension, por dhe për atë duket që nuk e kishte seriozisht.

Problemi real që ka Lulzim Basha me zgjedhjet në fakt nuk është reforma. Ai është i interesuar për këtë sistem që është, pasi ky i siguron pushtet dhe vendimmarrje brenda PD.

Pa këtë mekanizëm, Lulzim Basha është njeriu më i parëndësishëm në PD, ndoshta dhe më i pavotuari nga njerëzit.

Ai është shumë larg popullaritetit të një lideri dhe krejt i pabesueshëm dhe për bashkëpunëtorët e vet, të cilët e akuzojnë rëndom si mashtrues. Ndaj ai nuk ka ndërmend të flasë për reformën zgjedhore.

Ndërsa të gjithë presin që ai t’i bashkohet ndonjë propozimi, ai në fakt është duke pritur Edi Ramën.

Me një fushatë banale gjobëvënie ndaj qeverisë, duke prodhuar filma në kompanitë e marketingut të kunatit të vet, ai shpreson të ulet në tavolinë me Edi Ramën ta zgjidhë çështjen e pushtetit.

Ajo që tha sot Edi Rama lidhur me takimin e tyre në vitin 2017, në fakt është thelbi i asaj që Lulzim Basha mendon për reformën zgjedhore.

Ai do një pazar nga Edi Rama. Në mos jo në atë formën e rëndomtë “një herë unë, një herë ti”, në një formë tjetër, që t’i garantojë atij një lloj ndarje pushteti dhe duke qenë në opozitë.

Dhe për këtë, atij i duhet të mos dorëzojë pushtetin brenda PD-së, që ja garanton vetëm ky sistem zgjedhor.

Nëse Lulzim Basha heq dorë nga sistemi zgjedhor, ai praktikisht duhet të heqë dorë nga PD, pasi ata që kandidojnë mund të jenë shumë më të sigurtë se ai, që do të marrin mandatin.

Mbi të gjitha, atij do t’i duhet të kandidojë figura popullore të PD-së, njerëz që mbledhin vota dhe që kanë një personalitet të pavarur në opinionin publik.

Ndryshimi i këtij sistemi zgjedhor atë e lë pa ekipin qesharak që ka grumbulluar rreth vetes dhe natyrisht, e lë pa pushtet brenda PD.

Ndaj është e kotë që të presësh prej tij të flasë për një sistem të ri zgjedhor.

Prioriteti i tij tashmë është të prodhojë zhurmë dhe baltë për qeverinë, jo si opozitar, por si shantazhues personal i Edi Ramës, me shpresë se ai do t’i thotë “eja të ulemi të merremi vesh çfarë do”.

Dhe ajo që ai do është të ndajë pushtetin, pavarësisht zgjedhjeve.

Kjo u provua më së miri në vitin 2017, kur ai ndërmori aksionin më të shtrenjtë dhe më të kushtueshëm edhe politikisht për PD-në, duke përdorur radikalizimin përmes çadrës, si një mënyrë për të spastruar PD-në nga emrat e njohur dhe për të formuar një ekip që i siguronte atij qetësinë, dhe duke e justifikuar këtë me marrjen e disa posteve ministrash dhe drejtorësh për të krijuar idenë se ja doli të bënte një pazar.

Atë është duke kërkuar përsëri. Ti kërkosh atij sot të flasë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, është një torturë e madhe.

Aleatët e sotëm të Bashës ishin mekanizmi që ai përdori më 2017 për të eleminuar kundërshtarët brenda PD, duke i detyruar dhe joshur për të pranuar pazarin e tij me Ramën.

Tani është radha ta pësojnë ata, pasi janë pengesa e fundit që ai ta gëzojë pushtetin si opozitar i vetëm. Ndaj Ata presin presin më kot. Ndërsa aleatët presin atë, ai është duke pritur Edi Ramën, të cilin në vend që ta trembë, është duke e zbavitur me filmin serial “Babalja” që transmeton çdo ditë.

7 komente në “Të gjithë presin Bashën, ai pret Ramën!”

  1. sami says:

    Bukur shkruan, por mund te na japesh ndonje emer popullor nga PD

  2. Zigur Qarri says:

    Reforma zgjedhore ka themele te forta,sepse eshte produkt i gjigandeve te politikes shqipatare,Berisha-Rama,prandaj duhet
    nje termet 9 ballesh qe ta ndryshoi.Sulltani Edvin Rama,nuk eshte i interesuar,sepse i garanton nje lloj imuniteti,ashtu si edhe
    Berishes tani. Basha nuk eshte nga ata qe bën rrevolucion,ndryshe rama do te kishte nje fund si Çaushesku,me gjith kete dëm
    qe i ka shkaktuar institucioneve shqiptare,qe jan pothuaj inekzistente. Basha e ka te qarte ,qe “rilindja”eshte nje organizate
    mafioze,dhe asnje marrveshje me të nuk ka vlere,Por si Jurist qe eshte,i qendron instiktivisht besnik ligjit,ndryshe nga Rama,
    per te cilin nuk ka asnje vlere.Meqe denimi me vdekje nuk ekziston,rama duhet denuar me burgim te perjetshem.Vetem pas
    izolimit te skizofrenit rama,mund te funksionoi drejtesia,ndryshe nuk ka shprese.Si do te rreagonin 100 gangstera te armatosur,
    qe mbrapa kan edhe nje ushtri horrash gjithashtu te armatosur ,nese dikush i del perballe,per ti treguar qe krimet e tyre jan te
    denueshme,prandaj ata duhet ti dorezohen drejtesise?Ne te njejten siatuate ndodhet Basha perballe rames dhe “rilindjes”.

    1. Jep says:

      Qe Rama esht hajdut si Gjith te tjeret dihet, po duket qe ti o zigur militanti, harron me permend qe Gjith vrasjet nga politika Der sot nuk Jan bere nga ps por nga pd berisha dhe ai ‘juristi’ tend.
      Fillo me 96,97,2011, ‘aksidentin teknollogjik’ ku punonin femije, remzi hoxha e sa e sa te tjera.
      Pastaj nje e dy has hashi hashashi. Ajo ste Ben te pasur Tani se ka Rene kilja u be vite, te bente te pasur ne kohen e lazaratit por jo Tani.
      Mos kopjo ca thot pd e bashes po Shiko faktet.
      Sa per hajdutllek, te Gjith nje mut Jane, po kta pedesitet e tu Jane te pabese dhe te vrasin dhe te vjedhin

  3. Durim says:

    Mero, ke harruar nje gje te vogel por teper esenciale: Reforma qe pritet te ndodhe dhe po ushtrohet presion nga te huajt nuk ka per qellim ndryshimin e sistemit zgjedhor por vetem masa per administrimin e zgjedhjeve. Me kete rrezohet gjithe pretendimi i aleateve dhe vete ky shkrim. Te fala Fuges

  4. orient says:

    nuk e di se sa do te jete data “28 apo 29 Nentor”per t’u çliruar nga babale-kambalet e politikes..,,por di,se do te fitojne te gjitha palet…

  5. Tani says:

    O MERO PSE merresh ME njeriun ME kot e pa vlere qe EKZISTON NE SHQIPERI,,,,,SHQIPERIA trashegoi. SHUME Halle NGA komunizmi DHE SALIU,,,,

  6. miri says:

    Durim, te fala sateme se Mero Bazo ka nje jete te tere qe shkruan,analizon dhe eshte me i lexuari.Sa per kete shkrim,lexoje dhe njehere,bej pak pushim dhe lexoje prap po nuk e kuptove me te paren.Permendja e emrave dhe organizatave te huaja nuk mbulojne injorancen tende te kultivuar ose te trasheguar .Perkundrazi.Perforcon thenien e gjermanit qe ne shqiperi duhen lojtare se trajnera e quajne vehten te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje