Protesta që mbështeti ndryshimin e kufijëve të Kosovës

29 Shtator 2018, 20:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Protesta e sotme në Kosovë, e thirrur kundër presidentit Hashim Thaçi, që po tenton një marrëveshje personale për ndryshimin e kufijëve të Kosovës, paradoksalisht i dha mbështetje Albin Kurtit ta udhëheqë procesin e ndryshimit të kufijëve.

Për të gjitha ato arsye që ne i trembemi aventurës së Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiçin, nën garancitë e paqarta të stafit të ri të presidentit Trump, protesta e sotme duhet të jepte mesazhin e paprekshmërisë së shtetit të ri të Kosovës, simboleve të tij, kufijëve të tij konvecionalë, dhe të dëshmohej se çdo personalitet politik në Kosovë që tenton të tjetërsojë kufijtë e saj të fituar me gjak, do të dështojë.

Por protesta në Kosovë u zhvillua nën flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe nën himnin e flamurit t Shqipërisë, duke zhdukur nga qarkullimi simbolet e shtetit të ri të Kosovës, dhe çka është më e rëndësishme, identitetin e saj të ri si shteti i dytë shqiptar.

Protesta ishte një manifestim i zjarrtë për ndryshimin e kufijëve, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe në këtë histori, pse jo dhe për ato detajet e marrëveshjeve skicë të Hashim Thaçit me Vuçiçin.

Atëhere në këtë rast lind pyetja se cili është qëllimi i protestës së sotme?

Protesta u thirr për të mbrojtur Kosovën nga Hashimi dhe përfundoi që duhet ta bashkojë me Shqipërinë, Albini.

Ashtu si në takimin me Sali Berishën, duket se Albin Kurti nuk është i shqetësuar nga teza e ndryshimit të kufijëve të Hashim Thaçit, që është shumë e rrezikshme, por është i shqetësuar nga besimi, se ajo që po bën Thaçi mund ta bëjë atë realitet, dhe ai e shikon këtë si çështje aktorësh të ngelur jashtë historisë. Pra thjeshtë duket se mendon që Thaçi po i konsumon mitin e tij politik, atë të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Beteja e sotme reale e protestës në Prishtinë, nuk ishte siç u tha, mbrojtja e kufijëve nga Hashimi, por fakti që shqiptarët ja besojnë Albinit ndryshimin e kufijëve dhe bashkimin me Shqipërinë, dhe jo Hashim Thaçit.

Mund të jetë dhe kështu. Dhe unë besoj se Kurti është më i zoti për këtë punën e bashkimit, se e ka dhe teori të vjetër të partisë së tij.

Por protesta e sotme, ishte për mos prekjen e kufijëve, jo për prekjen e kufijëve dhe bashkimin me Shqipërinë.

Kurti është i lire të bëjë çdo ditë protesta për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në Prishtinë, por jo t’i nisë si protesta për mos prekje kufijsh, por t’i deklarojë ashtu si i bën. Se kështu si u bë, ishte një garë mes Kurtit dhe Thaçit, kush i prish më parë kufijtë dhe nuk ishte ashtu siç u lajmërua, si protestë për të mbrojtur kufijtë e Kosovës. Është siç thuhet në një fjalë të urtë shqiptare: Hiqjani Hashimit, jepjani Albinit!

Dhe në kushtet kur çështja e kufijëve ka ndarë Europën nga SHBA në çështjen e Kosovës, protesta  e sotme, në vend të dëshmonte mungesnë e mbështetjes së Hashim Thaçit, dëshmoi të kundërtën, mbështjen që Albin Kurti ka për të bërë të njëjtën gjë. Biles atë që në Europë e SHBA akoma nuk duan ta dëgjojnë.

25 komente në “Protesta që mbështeti ndryshimin e kufijëve të Kosovës”

  1. Fshati says:

    Hiqja Lenes vija Prenes

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Kur Hashimi
      ja futi fenës
      hiqja Lenës
      veja Prenës
      u tubun
      milet. ligjvenës.
      .
      Përmidis
      më bren dilema
      nisa vargjet
      un’ ke TemA
      se m’habiti
      dhe i “i Urti”
      brun’ i dyed
      Albin Kurti.
      .
      O Hashim
      u thyfsh në dysh
      kur s’ke pula
      pse ban ysh
      se kaluet
      tash vite dhjet
      e s’po dini
      me ba shtet.
      .
      Fort ndriçoj
      në qiej ky yll
      shtatin pyll
      e mendjen fyll
      s’di kush asht
      ma karabush
      vet Hashimi
      a zoti Ramush?
      .
      O Albin
      në krye t’fjalës
      shku ke marr
      nga ment e Salës
      ul me at
      në muhabete
      po mend aj
      s’ka as për vete.
      .
      .
      .
      Nisët luftë
      brenda llojit
      njani gozhdës
      tjetri patkoit
      harram buka
      e simpatija
      harram posti
      e pasunija.
      .
      Se betimin
      keni shkelë
      se Kosovën
      keni mjelë
      t’ju pështyjë
      do vi prej varri
      Komandant
      Adem Jashari!

  2. lazarati says:

    Kjo proteste ne prishtin e mbrekullushme,ju lumt, ju lumt, ju lumt.Qendrimi i juaj i prere,bashkimi i kosoves Me atdheun meme eshte i domosdoshem.Ngreuni o popull dhe kerkoni me te gjitha forcat bashkimin e te gjithe shqipetareve ne nje shtet.Ju tani perdorni vetem dhe vetem simbolet shqipetare,kurr mo su genjeni nga kriminelat serbe kurr e kurr.Bravo u qofte.Rrofte Kosova Rrofte Shqiperia.Bravo Albin Kurti.Bravo Mero Baze. Ju lumt.

  3. SHQIPETARI I MYZEQESE says:

    Fatekeqsisht e them se HASHIM THACI I bie “Legenit” kote se koti, se pse ne funde te fundit e di..se nuk ka gje ne Dore:JA dhe i beme Gati Hartat Skicat dhe ,dhe ect…POR KRYESORJA ESHTE KUSH DO TE JETE ZBATUESI I MARREVESHJES KOSOVE-SERBI???Europa ne kulmin e “Halleve te saj” dhe Amerika…ne Minimumin e Influences se saj me Trapin Trump ne Shtepine e Bardhe..
    ne Russi kemi ARIUN-Ruse qe eshte Fryre,dhe pasi nuk “Pordhi” nga Embargo-USA-EU, mezi prete Rastin per te Hapur nje “Fronte te dyte Sirjane” ne Ballkane ate Kosove-Serbi…
    Shkurt:Si Thaci apo edhe Albin Kurti, jane te Dy te “Tredhur”:::Prandaj mos Luani kote se koti me Zjarrin…
    Do te isha shume Kurjoze:SIKURE SERBET MBREM TE MESYNIN ME USHTRI, ne Liqenin e Gazivodes dhe perreth??
    AKOMA EDHE TE PUSHTONIN Mitrovicen Veriore…Kush do te Dilte ne Krahe te Kosoves???Akoma edhe Erdokani, eshte bere “Buke dhe Kulace” me Vucicin….Per momentin..na duhet Durimi…..dhe jo…Teorira dhe Idera…pa Mbeshtetjen e USA-EU-.se Nuk ka per te EKZISTUAR “SHTETI KOSOVARE”..Prandaj Hashim Thaci Mos i Bjere “Legenit”..lol

  4. Vjosa.al says:

    Zoti Mero, le t’i leme sofizmat dhe lojen e fjaleve, qe tingellojne me shume serbisht dhe greqisht se sa shqip.

    A mund te besh nje editorial te plote dhe te qartesosh shqiptaret njehere e mire se cili eshte opinioni dhe qendrimi yt i vertete dhe per cilin obsion lobon gazeta jote Tema, me ndergjegje apo ne perputhje me interesa biznesi: A jeni per bashkimin kombetar Shqiperi-Kosove ne nje shtet te vetem dinjitoz dhe te fuqishem ne faze te fundit sado larg qofte ajo, apo per dy shtete shqiptare te ndara pergjithmone ne Ballkan: Kosova midis nofullave te Serbise e gateshme dhe e afte per ta gllaberuar ate sa hap e mbyll syte dhe Shqiperia midis kthetrave te Greqise qe po punon dhe perparon cdo dite per ta copetuar ate ne dy pjese, ne nje shtet te reduktuar mysliman ne veri dhe nje krahine ortodokse vorio epirote nen egiden helene ne jug, te temjanosur nga djalli i zi Janulla qe e ka zhbere tashme Kishen Autoqefale Shqiptare.

    Une besoj sinqerisht se tashme, pjesa e vemendeshme e opinionit publik shqiptar ne Shqiperi dhe ne Kosove
    kerkon te dije fare e qarte se cili eshte qendrimi dhe pozocioni yt ne kete ceshtje, sido qe ta rrotullosh gjuhen dhe penen neper editorialet e tua qe prekin kete problem te mprehte dhe jetik te angazhimit per ceshtjen kombetare shqiptare.

    Ju zoti Mero, i keni marre tashme te gjitha dekoratat e mundeshme ballkanike greko-serbo-panortodokse ne sherbim te ceshtjes se tyre antishqiptare perfshire ato te rusofileve dhe lobeve te tyre ne Evrope.

    Por, base ke akoma kohe te mendosh per te marre dhe nje medalje nga shqiptaret, duke vene nje tulle ne unitetin kombetar shqiptar qe per ta eshte nje shans, nje ceshtje dhe nje v imperativ i pakthyeshem i ketij shekulli.

    1. Lili says:

      Nga shqiptaret kur jo nuk merr dekorata.

  5. Kosova says:

    Ik or gazetar kok mut me sali berishen akoma ti dhe albin kurtin me dy islamistat me te qelbur te historise shqiptare ato e duan kosoven nen turqine o mut

  6. Alban I says:

    Albin Kurti e ka marre vesh se ndarja e kufirit midis shqiptareve dhe serbeve ne Kosove e Presheve, Bujanoc e Medvegje dhe bashkimi me trungun ame-Shqiperine, do te realizohet sipas planit ruso-amerikan dhe do qe t’ia marre Thacit dafinen e fitores per ta vene ne koken e tij prej aventurieri.

  7. Olimpia says:

    Manifestimi i Prishtines ishte nje shprehje madheshtore e atdhetarizmit shqiptar i dashur Mero.Flamujt nuk jane te Shqiperise por te shqiptareve qe jetojne ne tokat e tyre .Dhe mesazhi ishte..mos luani me tokat e shqiptareve .Dhe bashkimi me trungun meme nuk eshte ndryshim kufijsh ,por rikthim i asaj qe ishte rrembyer nga grabitqaret sllave .Ashtu sic u bashkua Gjermania por per te qene te drejte edhe Krimea me Rusine.Nderkohe flamujt deshmuan kerkesen qe as Thaci as dikush tjeter nuk ka te drejte te diskutoje tokat shqiptare .Kerkohet nje platforme kombetare ku te percaktohen objektivat e aferta dhe te largeta te shqiptareve .Momenti i tanishem eshte pak i favoreshem .Prandaj duhet shume zgjuarsi ne te gjitha bisedimet ,si me serbet ,me greket ,me SHBA dhe BE..por edhe ne Kinen ,Rusine,si anetare te Keshillit te Sigurumit.Mendimi im eshte qe vetem duke u integruar ne BE do te mund te realizojme bashkimin defakto te shqiptareve,bashkimi dejure do te vije ne menyre te pashmangeshme.Natyrisht duhet kohe por ne kohe paqeje problemet zgjidhen ne kete menyre .Lufta eshe mundesia me e keqe dhe ne jemi ne kushtet me te veshtira ne keto momente.Tirana ,Prishtina, Tetova,te gjithe shqiptaret jahte kufijve dhe diaspores duhet te kene vetem nje program .Kujdes..te mbajme sa me larg Berishet,Noket ,Dulet dhe bandat antishqiotare si brenda ashtu edhe jashte kufijve tane.

  8. a.f. says:

    Kosova dhe Shqiperia te mesojne njehere qe te lidhin ushkurin e brekeve te veta, vec e vec dhe pastaj te pretendojne bashkimin kombetar. Kjo mund te ndodhe vetem kur te dyja shtetet te integrohen plotesisht ne Bashkimin Europian. Alternative e parakohshme mund te jete bashkimi nen nje protektorat te perbashket (Shqiperi+Kosove) nderkombetar.

  9. vaso says:

    Ka te drejte Vjosa.Protesta mbeshtet ndryshimin e kufijve ne Ballkan,d.m.th bashkimin e trojeve shqiptare,dhe jo ndryshimin e kufijve te Kosoves.Per shqiptaret nje shtet ekziston,SHQIPERIA!
    Titulli i artikullit eshte thike me dy presa.

  10. astrit says:

    Analize qesharake e nje tosku qe ka frike qe nuk do kete me peshen qe ka pasur ne shqiperi qe nga viti 1944

  11. atdhetari says:

    Manifestim per bashkim te trojeve shqiptare ne kete moment eshte i nxituar dhe djallezor qe nuk ben gje tjeter ,vetem i jep force Serbise per krijimin e Shqiperise Madhe.Jo se jam kunder kesaj,por ne keto momente Kosova duhet te gjeje nje zgjidhje te qendrueshme per tu njohur (jane 5 shtete ne BE qe nuk e njohin) qe te vazhdoje rrugen e saj ne integrimet e metejshme ne dobi te permiresimit te jetes se banoreve te saj.Keta lloj manifestime populiste nuk bejne gje tjeter ,veçse vene ne veshtiresi edhe negocjatoret perendimore,qe pa ata Kosova nuk do te ishte e pavarur.Ne qofte se mbrapa ketyre manifestimeve ka gisht dhe Sali Berisha qe kerkon destabilizim ne Shqiperi se po i ngushtohet laku per te dhene llogari me ne fund per ato qe ka bere,atehere Kosovaret duhet te ndergjegjesohen dhe te tregojne maturi ne kete moment historik,per fatin e vendit te tyre.Historia ka treguar se SB nuk ka qene asnjehere ne anen e drejte te çeshtjes se Kosoves.Qellimi i tij eshte moszgjidhja dhe lenia pezull qe Shqiptaret te rrojne ne agoni se keshtu i intereson atij dhe atyre qe ka pas.Nuk eshte koha e nacionalizmit.Eshte koha e zgjidhjeve konkrete dhe afatgjate ne interes te popullit.

  12. Albann says:

    Se kuptoj pse jeni kaq te trashe….Nuk do kete kurre bashkim Shqiperi_Kosove.Ashtu sic ndodhi me Arvanitasit qe krijuan Greqine 100 vjet para Shqiperise,masakruan gjithe muslimanet shqipetare dhe sot e mohojne qe jane shqipetare(Nuk e kaperdijne dot te shkretet qe kane masakruar gjakun e tyre.)ashtu do ngjase e me Kosoven e krijuar 100 vjet me pas.Kosovaret do krijojne identitetin e tyre dhe do bejne te pamunduren te dalin nga tutela e “te qenit shqipetar”. Kjo eshte e ardhmja e mardhenieve Shqiperi -Kosove. Uroj mos jem gjalle kur keto dy vende ti shpallin lufte njeri -tjetrit.
    Sa per Meron…Ai s ka frike nga Shqiperia e bashkuar,ai ka frike nga Kosova e pavarur,rivale e Shqiperise dhe Serbise.

    1. Xhixhi says:

      Na kenaqe muhabet po lere fare

  13. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare says:

    o gopist te qofsha fale,fjala jote pret si palle.(si shpate,mos te te shkoje mendja per keq.)vec nje gje dua te them.ne shqiptaret ,si andej dhe ketej,nuk dime te bejme shtet.presim qe te na e bejne.(kete merre si te te vije per mbare).

  14. Kuq e zi says:

    Z.mere albinit mund ti japesh vetem nje keshille sesi mbrohet agai yt ate ti e ben shume mire
    Albini i ka te qarta idete ai don bashkim (qe i qofsha fale) me keta kufij qe ka kosova sot prandaj nuk vjen dot ne pushtet prej atij programi se qeveritaret tane nuk zgjidhen nga populli por nga perendimi

    Edhe per faj te perendimit qe kemi kto palace ne qeveri sepse per perendimin eshte me mire injorant e i korruptuar sesa te kerkosh bashkim e kta as kane ndermend te kerkojne bashkim sepse do dilnin te shitnin neper cadra me pergatitjen qe kane
    Prandaj mos u mer me albinin se eshte goxha perpara cdo politikani shqiptar do jete pasardhesi i ademdemacit ndersa rama & co askushi

  15. Bashkimi says:

    Bashkimi i Shqypnise me Kosoven do jete nje vetvrasje sepse vertete kosovaret e shqiptaret flasin gjehe te njejte por jane shume larg ne mentalitet e kulture dhe kjo per shkak te trashegimise osmane qe kosovaret e ruajne dhe kultivojne me fanatizm. Kosova eshte njera nga kulmet e trekendeshit islam ne ballkan ndersa Shqiperia deshiruese fanatike e menyres euro amerikane te jeteses. Ky eshte thelbi i kontrastit qe tregon se pa ndryshimin e mentaliteteve etj. elementeve thellesisht te ndryshem te kerkosh bashkimin eshte vetevrasje midis shqiptareve qe jetojne ne dy shtete, njeri ne foshnjerine e tij ( Kosova) dhe tjetri ne pragmaturimin e vet perendimor, Shqiperia. Zgjidhja me e mire e kesaj teme eshte konfederata shqiptare e perbere nga shqiptaret qe jetojne ne trojet kosovare, greqine veriore dhe trojet shqiptare te Maqedonise.Çdo tubim e kerkese tjeter eshte propagande per kredo politike apo personale…

    1. Lili says:

      Ti idioti albanistanit meso nje here cka eshte kosova e pastaj fole . shqiptaret e kosoves jane nje mije here ma evropiane se ju,sepse qe moti shetitine punojne neper evrope qe ti sapo e ke zbuluar. Dallimi eshte se ti edhe breket i ke heq edhe gruan e ke shitur per t’iu pelqyer te ´huajvé kurse kosovari jo edhe kudo thot jam shqiptar e jo si ti jam grek jam minoritar etj..

  16. Bashkimi says:

    Bashkimi i Shqypnise me Kosoven do jete nje vetvrasje sepse vertete kosovaret e shqiptaret flasin gjuhe te njejte por jane shume larg ne mentalitet e kulture dhe kjo per shkak te trashegimise osmane qe kosovaret e ruajne dhe kultivojne me fanatizm. Kosova eshte njera nga kulmet e trekendeshit islam ne ballkan ndersa Shqiperia deshiruese fanatike e menyres euro amerikane te jeteses. Ky eshte thelbi i kontrastit qe tregon se pa ndryshimin e mentaliteteve etj. elementeve thellesisht te ndryshem te kerkosh bashkimin eshte vetevrasje midis shqiptareve qe jetojne ne dy shtete, njeri ne foshnjerine e tij ( Kosova) dhe tjetri ne pragmaturimin e vet perendimor, Shqiperia. Zgjidhja me e mire e kesaj teme eshte konfederata shqiptare e perbere nga shqiptaret qe jetojne ne trojet kosovare, greqine veriore dhe trojet shqiptare te Maqedonise.Çdo tubim e kerkese tjeter eshte propagande per kredo politike apo personale…

    1. Lili says:

      Perendimi t’i zgedh deri sa ti nuk reagon. Ne kosove populli iu tregoj se ku eshte fuqia. Jo te hashimi e Perendimi,kjo eshte e sigurt se asnje prej perendimit nuk vjen me jetuar aty,po vetem me shfryetezuar

  17. lazarati says:

    O gazeta tema o gazetar apo cfare dreqi jeni,pse e hoqet shkrimin e Edi Palokes qorrit te partise merre,merre te partise fundrine e shqiperise,turp te keni,e late vetem dy ore,kurse keni shkrime te tjera keni dy dite qe nuk i keni levizur per qorrin e hoqet me njehere e keni bere dhe here te tjera turp,turp te keni jeni frikacak muti ikni ore pordhace.

  18. Anarko-Sindikalisti says:

    Kur te bashkohen Austria me Gjermanine, atehere mund t’u linde e drejta Shqiperise e Kosoves per te bere te njejten gje. Sa per kufijte aktuale te Kosoves, ata qe e “çliruan”, mund te shkembejne cilendo pjese territori jashte apo brenda saj, njesoj siç u veprua me Shqiperine ne vitet 1912-1913.

  19. fcb says:

    Mire paske bere Mero qe ke dale nga Kosova se me ate punen e asaj vajzes se perdhunuar e 10-ve fare , kshu ka lezet kur del bllof futja nojhere anej nga Kina :))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje