Kriminelët dhe hajdutët e mirë të PD

24 Shtator 2018, 19:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka së paku dy zhvillime të ditëve të fundit që provon se PD po vepron si krah politik i bandave të veta dhe si gjobëvënëse ndaj bizneseve që nuk paguajnë në llogarinë e kunatit të Lulzim Bashës.

E para, është operacioni anti-krim në Shkodër, ku Policia e Shtetit, në sinkron me policinë holandeze, belge, si dhe Interpolin, realizoi një operacion masiv për arrestimin e disa personave në kërkim në Shqipëri, Belgjikë dhe Holandë.

Mes të arrestuarve, bien në sy njerëz të klanit “Bajri”, për të cilin PD thotë se është afër PS. Nuk është se ka ndonjë provë për këtë, por e marrim të mirëqënë që dikush nga Bajrët është më shumë socialist, se sa demokrat.

Por historia e përfshirjes së tyre në Shkodër me ngjarje kriminale, është histori hasmërie me një fis tjetër, i cili është zyrtarisht dhe i zgjedhur i PD në Këshill Bashkiak.

Beteja mes Bajrëve dhe atij klani kriminal që është zyrtarisht dhe i përfaqësuar politikisht nga PD, ka qenë një ekuilibër kriminal në Shkodër.

Tani Policia e Shtetit drejtuar nga një ministër socialist, ka goditur atë që quhet klani i “Bajrëve”, ndërkohë që klani kriminal i PD është i lirë.

Në këtë rast PS ka treguar se nuk mbron ndonjë klan kriminal në këtë histori, ndërsa PD ka bërë të kundërtën. Asnjë nga PD nuk i ka zënë asnjëherë në gojë kriminelët që i ka dhe të zgjedhur lokalë dhe që terrorizojne me ta Shkodrën, në çdo palë zgjedhje.

Përfshirja e saj në interesat kriminale të grupeve, duke u bërë dorë e zgjatur e një bande kundër tjetrës, është tejet e rrezikshme, pasi identifikon PD-në me luftë bandash.

E njëjta histori është dhe në Elbasan. PD flet vazhdimisht për një bandë të quajtur Çelaj, që është afër PS, dhe asnjëherë nuk ka folur qoftë dhe një fjalë të vetme për Çapajt, që janë problem ndërkombëtar.

Njësoj si në rastin e Shkodrës, PD dhe Basha  duket se veprojnë si krahu politik i një bande kundër një tjetre.

Kjo histori është dhe në Durrës, Vlorë, Fier apo Lushnjë.

Ngjarja e dytë ka të bëjë me teatrin e sotëm të Lulzim Bashës, që premton një platformë anti-korrupsion për PPP dhe sekuestrimin e pasurive të biznesmenëve që përfshihen në këto gara. Kjo është tallje dhe më e madhe.

Historia e koncesioneve dhe PPP-ve është një histori e nisur nga Berisha. Bile Argita ka bërë dhe libër si tekst mësimor për këtë, nga përvoja që pati në shpërndarjen e tyre.

Koncesioni i ngjyrosjes së karburantit dhënë nga Sali Berisha, regjistruar në parajsën fiskale të Panamasë dhe Zug në Zvicer, rezulton të jetë me pronar Ismail Mulletin, ish- krahu financiar i PD në kohën e kompanisë “Shqiponja”.

Ekzistojnë transferta bankare të Mulletit në llogarinë e Shkëlzen Berishës, në kohën që ka marrë këtë koncesion, dhe qeveria ka tentuar ta anulojë, por ka qenë e rrezikuar nga gjoba në arbitrazh.

Lulzim Basha i ka të gjitha firmat e mundshme të na e zbardhur këtë histori dhe t’i arrestojë ata që ua ka dhënë Berisha.

Sali Berisha ka dhënë koncesionin e skanimit në dogana, ku përsëri përflitet familja e tij si aksionere e fshehtë.

Çështja është në hetim dhe në SHBA, për shkak të mashtrimit që pala amerikane u ka bërë aksionerëve të vet, duke fshehur vlerën e pagesës korruptive për qeveritarët që i dhanë koncesionin.

Lulzim Basha i ka të gjitha firmat të hetojë dhe t’i ndëshkojë qysh tani.

Përpjekja e Bashës të terrorizojë investitorët që hyjnë në gara koncesionare dhe heshtja e tij ndaj dhjetra koncesioneve koruptive që ka dhënë ai dhe Sali Berisha, është thjesht të bëhesh dorë e zgjatur banditi kundër biznesmenëve që nuk i paguajnë më atij dhe kunatit të vet, taksën që i paguanin dikur.

Shfaqja e sotme publike e tij ishte thjesht përpjekje për t’u vënë gjoba biznesmenëve që duhet të vrapojnë tek kunati i vet, se janë vonuar me pagesat.

Të bëhesh palë me një bandë kundër një tjetre, që ndërkohë qeveria e ka arrestuar, dhe akoma më keq, t’u vësh gjoba publikisht biznesmenëve që të paraqiten tek borderoja e Kunatit, do të thotë të sillesh si një krah politik i bandave dhe gjobvënës publik.

14 komente në “Kriminelët dhe hajdutët e mirë të PD”

  1. Edhe partite jane banda ,edhe bandat jane sipartite si politikanet qe vjedhin e mashtrojne ne emer te partise edhe bandat here me nj pti here me tjeyren.
    Trushplaret bertasin per ndonje kocke qe u hedhin bandat parti…..

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Bravo Mero
      PD ja u faturon te tjereve cdo gje qe kapot
      Pavarsisht we I ka vet

  2. Albi_I says:

    Jo mor mik, ai sot ka goditur dy prej njerezve kryesore te Berishes e Rames, Kastratin me Bashkim Ulajn.

    Per kete meriton doren dhe respekte, e asgje me pak.

  3. Zigur Qarri says:

    ‘Deputeti i PS-së lidhje me kriminelin nga Shkodra’, ja çfarë deklaron gazetari belg, Dupont…15/07/2018,Gazetari i medias belge
    “La Dernier Heure” Gilbert Dupont, i cili pak ditë më parë publikoi lajmin se një nga më të kërkuarit në Belgjikë, Safet Rustemi,
    jeton në Shkodër, pa i hyrë gjemb në këmbë dhe në lidhje me politikën, ka dhënë një intervistë për ‘Fax News’.Gazetari thotë se
    informacionin për aktivitetin në Shkodër të Rustemit e ka të konfirmuar nga burime nga Tirana, teksa shton se shkodrani, përmes
    disa miqve të tij vijon ende trafikun në Hollandë.Lidhur me përmendjen e emrit të deputetit të PS-së Luan Harusha, se ky i fundit
    është ndihmuar në zgjedhje nga Rustemi, gazetari u shpreh se ky është një informacion që e ka marrë në media, përmes letrës
    që policë i kanë dërguar Berishës.Depont shkoi më tej duke thënë se në rast se Harusha pretendon se këto informacione janë
    të pavërteta, atëherë të bëjë akuzë për shpifje.Kujtojmë se 33-vjeçari Safet Rustemi ka marrë një dënim me 9 vite burg, për akuzat
    për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë.
    3-Keni përmendur emrin e një deputeti të Partisë Socialiste. E keni konfirmuar këtë informacion ?Këtë informacion nuk e kemi
    konfirmuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Mirëpo, në letrën që policët e Shkodrës i dërgonin ish-presidentit dhe Kryeministrit Sali
    Berisha, dhe që u botua në profilin e tij publik në facebook, aty policët flisnin për ndërhyrjen e atij deputetit në fjalë për të mos e
    shqetësuar Safet Rustemin (Bajri) !Sipas meje, edhe po të kishte ndodhur një gjë e tillë, nuk do të habitesha jashtë mase duke patur
    parasysh të gjitha raportet e ndërkombëtarëve që e vënë në dukje nivelin e lartë të korrupsionit dhe të lidhjeve t kriminelëve me
    politikën dhe politikanët në Shqipëri. Madje edhe shtyrja e datës së hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian
    është i lidhur direkt me këtë fakt ndër të tjera.Më duhet të shtoj se nëse deputeti në fjalë i konsideron si shpifje të thënat e policëve,
    mund ti drejtohet gjykatës për të fituar të drejtën e tij që ja garanton ligji. Fakti që deri sot nuk ka ndodhur kjo gjë, lë për të deshiruar…

  4. Komentuesi says:

    ç’do gje e keqe qe ndodh ne shqiperi,eshte dora e zeze e Sali Berishes dhe dora e pergjakur e Bashes.Pd-ke po del si partia me e keqe,fashiste,antikombetare.Nuk mund te presesh ndonje gje te mire nga pd-ke,se ajo eshte e lidhur fuqimisht me bandat me te rreziksheme ne vend.Akuzat qe ngre Basha me Berishen sikur Edi Rama eshte i lidhur me krimin dhe bandat,eshte metode e kamuflimit te bandave te tyre qe marin jete nga pd-ke.Ata duan te mbulojne veprimtarin anti shqipetare dhe armiqesore te tyre.Pd-ke eshte rezik per shqiperine,dhe jo shprese siç predikojne ata.

  5. Tarrasi says:

    O mero kokezbathur dhe te mbushur me mashtrime. Ti kelysh ke qene dhe zagar komunist do vdesesh

  6. tahipi says:

    o zigur karri ne grupin e arrestuar eshte nje kandidat i PD tende per deputet o idiot. pupupu ca lloj trahanaje ke ne koke o merhum !!! Ndodhet ne burg ai sot si pjesmarres ne aktivitet kriminal me kete grup qe gjoja eshte i afert me ps. gjooja . hapu dheee……

  7. Titi says:

    Mero,perfundimisht te ka plasur cipa,nqs ke pasur ndonjehere.Po si nuk ta mban bytha te shkruash nje rrjesht per keta hajdutet ne pushtet,po te ka ngelur ora ke Saliu.Dikur na e beje me te madh se Skenderbeu o hipokrit.

  8. al paci says:

    Mos u hani kot se kush krahe politik ka me shum banda, te dy krahet jan te mbushur me kriminela trafikanta dhe shfrytezuse prostitucioni. Ndryshimi eshte se keta socialistet jan me dinaker, kurse pd ka ne gjirin e saje dhe hajvane me shumice qe te rrajne me hute ne meste te pazarit. Dhe populli e di qe e vjedhin te dy krahet po njeri krahe ja fute me terezi dhe nuk e ndjejne kurse krahu tjeter ta fute me zore. Nuk ka shance qe keta te pd te vijne ne pushtet dhe te pakten dy pal zgjedhjesh, se hjenat e ps dine te manovrojn ne popull.

  9. Alban I says:

    Nje shkrim i shkelqyer nga Mjeshtri i Madh Mero Baze!

  10. S'KA ROBLEM PO E CENSURUAT PRAPE.. says:

    komenti i trete dhe i fundit per sot
    .
    E kuptojme artikull-shkruesin dhe botuesin e Temes se sot nuk eshte kollaj te “marresh kallashin mediatik” dhe ti versulesh atyre kollarexhinjve atllantikas qe mbrojne lul bimbashin top kriminelin pasues te drakules berishes..
    .
    Por te pakten nuk kemi pse e mbushni gazeten si NEKROTAFIO me kockat e enverit te shekullit kaluar kur berisha me lulet e tij e ka perveluar ate vend nen breket e ulura te edi rames dhe me ndihmen e mengeve te perveshura te arvizuve dhe donald luve qe i presim si gjenerale dhe ikin si lepuj te trembur nga Salisatanai…

  11. Zambi says:

    Se pari operacioni i Shkodres ishte nderkombetar dhe pala shqiptare skishte nga te shkonye se ju erdhi dosja e kompletuar. Gjithmone ne raste te tilla pala shqiptare ben aq sa mundet dhe le ndonje nga kokat te shpetoje. Boll e fryte historine e goditjes ne Shkoder.
    Se dyti Rama ka kontroll te plote mbi policine, shish dhe prokurorine dhe gjithe institucionet e tjera ligjzbatuese. Nga kush pret ti mero te behen goditja e bandave?! Nga ne?! Meqe opozita nuk permend bandat e veta, ju goditini. Mjetet i keni. Ne mire na behet nga pastrimi i plehrave pavaresisht krahut politik.
    Se fundmi Rama ti anullonte ata koncesionet qe ju permendni. Kur ishte ne opozite do e kene bere nje analize ligjore qe premtonte se do i anulloj. Nuk eshte argument qe nuk i anullova dot. I bie ka genjyer. Ja i fut te ligji antimafia dhe mban premtimin.
    Te permendesh shkeljet e PD kur ke 5 vjet ne pushtet eshte e pajustifikueshme.

  12. Arber iliri says:

    Pd ka kohe qe eshte organizate kriminale.ps rama e shpetoi se po shkonte ne te njejten rruge.lsi eshte me pak e kriminalizuar se pd por jo pa gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje