Nga Hashim Thaçi
Unë jam i sigurt se në politikën kosovare, tek qytetarët e Kosovës, nuk ka aspak dyshim se ne, si udhëheqës institucionalë të Kosovës, duhet të punojmë bashkë me qëllim që brenda një periudhe sa më të shkurtër kohore, t’i japim fund bisedimeve me Serbinë, duke nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
Ne kemi luftuar kundër okupimit të dhunshëm nga Serbia dhe kemi fituar lirinë në qershorin e vitit 1999. Kjo histori është e njohur për të gjithë ne, sepse ka bashkuar të gjithë shqiptarët dhe Kosovën me Perëndimin, në radhë të parë me SHBA-në, Aleancën Veriatlantike dhe BE-në.
Ne, së bashku me aleatët tanë, arritëm ta bëjmë Kosovën shtet në shkurtin e vitit 2008 dhe prej atëherë jemi njohur nga 116 shtete anekënd botës.
Megjithatë, të gjithë ne e dimë fare mirë se stabiliteti afatgjatë i shtetit të Kosovës është pashmangshëm i lidhur me anëtarësimin e Kosovës si shtet në OKB, në Paktin NATO dhe në BE.
Në këtë mënyrë, Kosova do të jetë përjetë e mot shtet i qëndrueshëm, anëtare e familjes së kombeve paqedashëse në OKB, anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, si dhe në fund edhe anëtare e Bashkimit Evropian.
Nuk mund t’i arrijmë këto qëllime, nuk mund ta vulosëm njëherë e përgjithmonë fatin e Kosovës si shtet, nëse në muajt e ardhshëm nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht obliguese me Serbinë.
Shumë prej jush mund të thonë që si shtet kemi merituar që rrugëtimi ynë drejt OKB-së, NATO-s dhe BE-së të jetë më ndryshe, më i lehtë, më i shpejtë dhe të mos varej më nga marrëveshja paqësore me Serbinë. Keni të drejtë në këtë qëndrim tuajin, por ja që realiteti rajonal dhe ndërkombëtar imponon arritjen e marrëveshjes për normalizim për të dy shtetet, si kusht i domosdoshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis. Ju mund të thoni përsëri se Kosova tashmë i ka bërë të gjitha kompromiset e dhimbshme. Unë përsëri pajtohem me ju. Por, realiteti është edhe më kokëfortë se argumentet tona. Njohja nga
Serbia është bërë pengesa primare për rrugëtimin tonë euroatlantik. Dikush mund të thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte dhe brenda këtyre kufijve. Edhe unë dua të njëjtën gjë. Por, a mendoni se ne do ta bindim Serbinë ta bëjë një gjë të tillë së shpejti? Fatkeqësisht, jo. Po BE-ja dhe aleatët tanë të fuqishëm: SHBA-ja, Gjermania, Anglia, Franca, Italia e shumë të tjerë, a mendoni se do ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën? Përsëri, jo. Nuk kanë mundur ta bindin të bëjë një gjë të tillë deri më sot dhe nuk mund të garantojnë se do ta bëjnë nesër apo në të ardhmen e afërt. Si rezultat, përgjegjësia mbetet tek ne.
Për ta arritur këtë qëllim, unë kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Kam argumentuar se marrëveshja eventuale e korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë. Kam pritur kundërargumente racionale, por deri më sot kam dëgjuar më tepër zhurmë dhe në rastin më të keq edhe urrejtje. Kosova është vend shumë i vogël për të prodhuar kaq urrejtje, e cila e ndan shoqërinë tonë.
Tashmë të gjithë e dimë që Kosova është trajtuar përherë si rast i veçantë apo ‘Sui Generis’, në ndërmarrjen e madhe ndërkombëtare të zgjidhjes së çdo procesi rreth saj. Në këtë kontekst, lufta për liri, intervenimi humanitar i NATO-s, shpallja e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, pavarësia e mbikëqyrur dhe shtetndërtimi, janë vetëm disa nga veçoritë që e kanë bërë Kosovën të trajtohet si një rast i veçantë. Dilemat vendore dhe ndërkombëtare i kanë shoqëruar të gjitha këto procese. Kështu, në prag të shpalljes së deklaratës së pavarësisë, kishte shqetësime se Kosova mund të shërbente si rast precedent për vende apo rajone të tjera në botë. Por, këto shqetësime dolën të pasakta. Gjithashtu, një shqetësim tjetër i madh ishte frika nga eksodi masiv i komunitetit serb që jeton në Kosovë, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Edhe ky paragjykim doli i gabuar.
Kosova tani është shtet i pavarur dhe ne jemi në fazën përfundimtare të shtetndërtimit. Por, edhe tani ka dilema, njësoj sikurse më herët. Çuditërisht, në kohën kur Kosova e ka të hapur mundësinë për të arritur marrëveshje paqësore me Serbinë, rrufeshëm dhe nga shumë drejtime, ngritën shqetësime të paqëndrueshme. Skeptikët, sot përsëri janë bërë bashkë për të kundërshtuar opsionin real të korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, si mundësi e njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Po e përsëris: korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura, të cilat do ta njohin njëra-tjetrën si shtete, do të jetë pjesë përbërëse e demarkacionit të kufirit të gjatë 430 kilometra.
Dyshuesit në marrëveshjen ligjërisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë, me lehtësi po përhapin frikë për gjoja destabilizim të rajonit dhe thellim të ndarjes etnike në Ballkan. Po krijojnë panik dhe mjegull, duke i trilluar të njëjtat argumente, njësoj sikurse në prag të shpalljes së pavarësisë.
Kam konsideratë të lartë për të gjithë ata që në mënyrë racionale janë të përfshirë në këtë debat, por atyre që prodhojnë vetëm zhurmë dhe panik, me keqardhje u them se janë të gabuar.
Në ditët e kaluara kam pasur takime shumë të rëndësishme me politikanët kryesorë të shteteve fqinje të rajonit. Së pari takova Ilir Metën, Presidentin e Shqipërisë, pastaj në Podgoricë u prita nga Millo Gjukanoviq, Presidenti i Malit të Zi, si dhe në fund bisedova në Shkup edhe me Zoran Zaevin, Kryeministrin e Maqedonisë.
Në të gjitha këto bisedime miqësore dhe të sinqerta, ua bëra me dije synimin tonë për marrëveshjen me Serbinë, duke i dhënë fund armiqësisë mbi njëshekullore dhe duke ruajtur stabilitetin në këtë pjesë të Ballkanit, por edhe qëllimin tonë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe miqësinë me të gjitha vendet e rajonit.
Marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në rast se arrihet, do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë, Kosovës i siguron njohjen formale nga Serbia, i siguron bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe i hapë rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB, duke forcuar kështu stabilitetin dhe mbyllur vatrën e fundit të konfliktit në Ballkan.
Prandaj, skeptikët e kësaj marrëveshjeje mund t’i siguroj që tani se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave etnike, nuk do të ketë eksod të popullsisë dhe as efekt domino sa i përket stabilitetit të kësaj ane të Evropës.
Për më tepër, kjo marrëveshje paqësore do të vendosë një gur të rëndë mbi të ashtuquajturën “Kuti e Pandorës”, e cila këto ditë po përfolët me shumë pasion. E nëse dikush patjetër argumenton dhe i referohet një marrëveshjeje eventuale të korrigjimit paqësor të kufirit si precedent, atëherë ky rast vërtet do të mund të përdorej në të ardhmen si një precedent pozitiv i domosdoshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërshtetërore vetëm në mënyrë paqësore dhe jo me luftë.
Koha e luftërave dhe konflikteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i kësaj epoke do të konstatohet vetëm kur ta bëjmë marrëveshjen përfundimtare paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
@Hashim Thaçi
.
Që ne, shqiptarët, të na bindësh
e kështu me rradhë, tërë miletin
përse nuk negocion ti pasurinë tënde
qershi mbi tortë, të falësh dhe pushtetin!
Z. Thaci deri dje Serbia nuk e njihte dhe nuk i afrohej kushteve te bisedimeve, tání po na thua qe te na bashkohen edhe Presheva Medvegja edhe Bujanofci dhe te na njohe Serbia pa asnje marveshje nen tavoline?! Tani ose ne hame bar e ti po na mer per budallenj, ose po na fyen inteligjencen ne menyre te turpshme. Thjeshte na e nej te ditur se ç´ke premtuar ne shkembim z.President…!
Ore nuk e kuptoni qe as hashimin as ramushin e kosoves as ramushin ketej as berishen nuk e pyet njeri.
Kosova eshte teritor amerikan I fituar me lufte nga amerikanet dhe amerika vendos ca do beje me mallin e vet.
Pike
Gjithe te tjerat jane pordhe me rigon . Cdo japi hashimi e do mari hashimi, ke mallin e amerikes?????
Amerika e pa se lufta per te shtuar teritoret shqiptare rezultoi ne me shume teritore per turqit.
Dhe tani amerika si faze te pare ka vendosur qe nje pjese te mallit te vet tja ktheje serbise.
Nese vazhdohet me te njejten idiotesi dhe turqizem mbas 5 vjetesh amerika I jep serbit dhe pjesen tjeter .
Nese mbas 5 vjetesh gjithe europa qeveriset nga ekstremi I djathte sic duken bathet dhe ne shqiperi nuk e kuptojne se armiku me I madh I shqiptareve si edhe europianeve eshte islami dhe turqia, nuk do jete ndonje cudi qe edhe shqiperia te rishikoje kufijte.
Dmth e thene me thjeshte para luftes se rradhes kur amerika ti bjere turqise ,shqiptaret duhet patjeter te jene ne krahun e europes dhe amerikes sepse ne rast te kundert shqiperia mund te shperbehet njelloj si turqia.
Vetem nje idiot ose turk nuk e kupton si po shkojne gjerat.
O Ben , kam lexuar shpesh komentet e tua dhe kam qen pothuajse dakord ,por kesaj radhe tregon perkufizimet qe ke ne tru.
Bej 1 kontroll se tjegullat me duket se ti ka marr era.
Komenti shume i sakte.
Amerika tha dikur qe ne jemi ketu ne Kosov e Shqypni per te mos ikun kurre,
Trump dhe Putin rane dakort per Kosoven dhe Krimene e okupuar ne Ukraine.
Thaqi osht nji MARJONETE nisoj si Atifetja qi tash osht butoksu nga surrati dhe trute e kryes.
Ti japesh Serbise Mitrovicen e pasun dhe liqenet ujore ne veri,per te cilen serbet vrane dhe zhduken mijra shqiptar osht TRADHTI e pafalshme.
O Hashim,
Zbuloje marreveshjen dhe hidheni ne referendum. Kosove e Serbi. Po u aprovua mire, po nuk u aprovua jip doreheqjen si gjithe te tjeret. Hajt njatjeta!
Jam 100 % me Hashim Thaçin ne kete rast.Se kuptoj c’duan lideret shqiptare qe kundershtojne marreveshjen ?? Armiqesi te perjetshme apo paqe te perjetshme.Sinqerisht ky rast nuk duhet humbur. E kujt i plasi per Veriun e Mitrovices kur per here te pare kemi nje hapesire nga Konispoli deri ne Mitrovice krejtesisht shqiptare.
Qe nga Berisha e deri te Albin Kurti shikoj nje papergjeshmeri ne kete moment historik.
Uroj dhe shpresoj te jene lojera politike se e kunderta me trishton dhe me habit.
Ne je fare menyre eshte e vetmja zgjidhje per te mbyllur pergjithmon problemet dhe ti hape rrugen Kosoves si shtet me te drejta te plota.Mbase me pak dhimbje por dhe me shume optimizem per krahinat qe do ti ngjiten kosoves pas kesaj mareveshjeje(gjithmon po qe se e kane seriozisht te dya palet).
president, thua vetem njeren anen te medaljes… po serbia cfare do marre? Si more nuk bekeni dot perpara pa njohjen nga Serbia, po cfare eshte serbia, ndonje superfuqi!!! U be lufte ndaj nuk ka kompromise por diktat nga SHBA dhe serbia te rrije sus sepse humbet dhe sanxhakun, luginen dhe vojvodinen dhe iken per lesh. Pote mos bente genocid serbia, dakort, meqe me paqe e diplomaci mund te beheshin ca korrigjime por lufta eshte fakt dhe nazisteve nuk iu mor dora pas luftes por e ndane gjermanine ne dy pjese e hajde udhambare. Nuk keni fare nevoje per serbine per tu bere shtet, i vini kusht se do bashkoheni me Shqiperine nese nuk ju njeh dhe shikoni pastaj si do ju njohe. Se korrigjimi kufijve hedh poshte Athisarin dhe me kete rast, edhe bashkimi shqiptar eshte opsion primar.
Mire zoti President, por, keni permend 2 (dy) here se c`fare do te merrni, POR, nuk keni permend AS NJE HERE se, cfare do tì jepni si shkembim?!
A nuk te ngjall kjo dyshime APO nxjerr pikepyetje???
I sinqerte do te ishit po te kishit shpjeguar planin te gjithe….qofte edhe ne vija te “trasha”, por, i kuptueshem nga ngy Ne?
Edhe dicka tjeter vihet re ne nje fjali tuajen, ku thoni-flisni per ” njohje FORMALE” te Kosoves nga Serbia!!!
Njohja Formale, nuk eshte njohje Juridike-Ligjore, eshte thjeshte formale-parimisht, por jo e vendosur Ligjerisht dhe ne Kushtetuten e Serbise?
Zoti President,
une ju theksova vetem dy pika, por, mund te jene edhe mme shume pika te paqarta, prandaj, deri diku, skeptizismi i Skeptikeve, mund te jete i drejte.
Ne kete shkrim-pergjerim, jeni shprehur si nnje nxenes i shkolles fillore,-me falni, por keshtu e shoh formulimin qe keni bere.
Gjithesesi,
Me Respekte
Jam plotesisht dakort. Kompromis do te thote te japesh e te marresh, nga kompromiset kurre nuk ka ndonje qe fiton 100%. Pastaj te shohim me rrealizem situaten ne veri te Kosoves, ajo realisht eshte nen ndikimin e Serbise dhe po te doje Serbia mund ta rrise tensionin atje kur te doje e per sa kohe te doje. Pra qeveria e Kosoves per mendimin tim po jepe nje pjese e cila eshte tashme e marre dhe po mundohet te marre ca teritore te tjera te banuara nga Shqiptare dhe te siguroje njohjen nga Serbia. Une besoj se vlera ekonomike e veriut te Kosoves eshte shume e madhe, por kjo eshte kosto qe duhet paguar qe Kosova me ne fund te behet shtet normal. Sinqerisht besoj se eshte nje hap i guximshem qe duhet bere.
Po ti cfare do ti japesh??? Pse se thua … o …
Nga Hashim je bere “HASHA”…. Turp i madh!
SAKT,ndersa per ca kokeloqe turkosunite qe thone se cdo te marre Serbia ,jane qesharake.Ne nje kompromis ,normalisht qe te dy do te fitojne porse perseri te dy dote humbasin nje pjese te vogel………….
imagjinoni se cdo te ”fitonit”ju pa ndihmen e amerikes apo evropianeve!
O Hashim. Ti u takove me Ilir meten, por nuk thua se cfare te rekomandoi Presidenti I Shqiperise!
O hashim. Ti na the se Kosova do te marre Presheven , Bujanovcin e Medvegjen,
por Vicic u skandalizua kur e mori vesh, sepse ai kurre nuk do te guxoje te bisedoje per t’i dhene ato territore, se ia numerojne ne lule te ballit.
O Hashim. Terhiqu nga tavolina e bisedimeve me serbet, sepse ata nuk jane gati te zbatojne parimin nacional te shkembimit te territoreve. Ata vuajne nga sindroma e shovinizmit dhe ti me emdrrat qe nea tregon per Presheven etj. je bere leter e djegur.
Z. Thaci, ulu me Vucicin dhe shih se c’fare kerkojn.. Degjoji dhe gradualisht do behen dhe counter proposals. ASNJI DHE ASKUSH nuk do ta bej nga te huajt pervec te zotit per gomarin ta nxjerri nga balta.. Behu transparent me publikun dhe mos mbani propozime te fshehura. Lere ti degjoj publiku c’fare kerkojn dhe me QETESI te debatohet.. Per mua e kam thene dhe e them: Pa njohjen e Kosoves nga Serbia, mos I fillo kot bisedimet.. Pa njohje te Kosoves do te thote qe e kane mendjen akoma tek budallalleqet dhe nostalgjia e se shkuares. Ke te drejte kur thua qe “Hapja e Pandores” do kete nje pozitivitet nga shtete te tjera per zgjidhje territorjale..
Ideja e shkembimit te teritoreve nuk eshte e re. Jemi mesuar ti leshojme ose marim teritoret me lufte, jo ne paqe. Prandaj eshte e veshtire te kuptosh dhe te besosh kete marreveshje. Por, diskutimi eshte I nevojshem.
i “Dashur” Hashim Thaci:KAME qene Nje “Partizani” i Flkate i Juaji, dhe kame MBESHTETUR FUQISHEM UCK-ne…si nje Shqipetare i Thjeshte i “Shqipnise” pra kame dhen edhe une kontributin time Modeste se bashku me Familjen time per C´eshtjen e madhe -dhe plagen e hapur te Kombit Shqipetare qe Quhet dhe mbetet edhe sote KOSOVE.
1-Te Gjitha ato qe shkruani me siper duken “Bukur” por ASPAK BINDESE per SHQIPETARET NE PERGJITHESI,dhe jo per “Fajin” tuaj si Hashim si Person Individ-apo edhe si Perfaqesues i Kosoves(Protektorat)..por per SHKAKUN MADHORE TE SERBEVE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
2-Shqipetaret ne Pergjithesi kane nje PERVOJE TE HIDHUR Me Jugosllavet , dhe SERBET E SOTEM te Vucicit…????????????????????
3-A thua se Serbet na u bene kaq “Demokrate” sa te hapesh dhe mbylesh syte..DHE JANE DAKORDE ME PROPOZIMIN TUAJ z-thaci?????
4-Hashim Thaci:OSE JE NAIV ose ke Rene ne KURTHIN e SERBEVE qe bejne “Demokartin” qe kane “Ndryshuar”..dhe..dhe ect…kur jo me pake se disa Dite Vucici-SERBE I NXORRI Dhembet eUjkut-SERBE Kur Deklaron:SE Miloshevici ishte nje Politikane i mire..dhe und dhe….???Kupton z.Thaci pse Shqipetaret NUK BESOJNE SERBET APO EDHE GREKET????Sepse keto Shtete KANE PERFITUAR NGA COPETIMI I TROJEVE SHQIPETARE..prandaj dhe asnje Shqipetare qeeshte Bire Shqipetare NUKBESON NE MARREVESHJET E SERBEVE..thjeshte:SEPSE JANE ATA QE NUK I RESPEKTOJNE..sepse KANE 900-te Vjete QE KERKOJNE DALJEN NE ADRIATIKE…
z-Thaci:Nuk duket se eshte “nje Numer i madhe” per Ju..Loja me SERBET???KUPTON???Me keqardhje them SE Kalibri juaj si Politikane dhe Diplomat ne Krahasim me Serbet eshte i Vogel..Prandaj..me mire Shtyheni per nje “Erea” me te mire per Shqipetaret..lere nje here ..TE NDRYSHOJ ADMINISTRATA NE SHBA..dhe pastaj Shohim e bejme…pse jo??S´ke pse nxitohesh??Apo do qe te Hyjne SEERBET ne BE..dhe pastaj te “Tundin” kembet nga maja e Kalit)???????????
MENDJELLI E DRITESHKURTER KY HASHIMI.
KY KUJTON SE SERBIA PASI TA NJOHE KOSOVEN GJYSMAKE DO HEQE DORE EDHE NGA GJYSMA TJETER.
o BUDALLE, SAPO TI JEPET RASTI DO E KERKOJE TERE KOSOVEN, MAQEDONINE E MALIN E ZI.
KOSOVARE, RUAJENI FORT ATE TERRITOR, FAKTORI DEMOGRAFIK FAVORIZON KOSOVARET.
SHTOHUNI E FORCOHUNI PER DITEN KUR BOTA TU KTHEJE SHPINEN E TE JENI NE GJENDJE TA MBRONI VETE KOSOVEN.
ALEANCAT NDERKOMBETARE DHE BALANCA E FUQIVE TE MEDHA NDERROJNE ME KOHEN.
SOT JENI TE MBROJTUR, NESER MUND TE MOS JENI.
NJOHJA NGA SERBIA DHE ANETARESIMI NE OKB NUK TE JAPIN KURFARE GARANCIE.
DUHET TE KENI MESUAR PAK NGA UKRAINA E GJEORGJIA.
Sakte! Gjithmone ka fituar dhe Fiton me I forti.
Hashimi eshte shume i ceket ne histori. Ai haroi se preçedenti i Kosoves ishte argumenti kryesor i Putinit kur aneksoi Krimene, ka gati Osetine e veriut, dmjeprostrojin etj. Po keshtu dhe ngjarjet e referendumit ne Spanje edhe raste te tjera. Megjithate, pazari edhte pazar dhe ne qofte se bihet ne ujdi midis tyre dhe bashkesise nderkombetare le te behet. Ne fund te fundit veriu i Mitrovices eshte nje vrime e zeze per te dy vendet, kurse per Trepçen dhe liqenin pazaret jane bere gjetke dhe Serbija me Kosoven do mbledhin therimet qe do lene shumekombshet. Sa per ate horin plak qe e mxirni neper inzervista, atij vari….
Nuk ja vlen. Ai mer porosi nga Sllobodanka.
Turp për ju te temës që i jepni hapësirë këtij pisi.
Një esat toptani i dytë!
Per mendimin tim Serbia eshte e kursyer gjate luftes nga aleatet tane. Serbis nuk ju ca bytha si Sadamit apo Kadafit prandaj vazhdon grr grr. Per mendimin Tim kosova ska c negocion kosova dduet te ruaj kufijt e vet pse jo te jet e gatshme ti tregoj e dhembt Serbve sa here we ju kruhet bytha.
Se ç’do përfitojë Kosova, po trumbetohet fort.
Po Serbia ç’përfiton nga ky shkëmbim? Pse Thaçi nuk po e thotë?
Shihni çfarë argumenti na sjell THaçi:
Serbia do ta njohë Kosovën si shtet,vetëm pasi t’ia dorëzojë Kosovës luginën e Preshevës!!!!!!!????
E kujte dreqit i hyne ne pune mendimi i sali katranit kush ja ka vershellyer njeri mendimeve te tij.ai di te leh vetem per te mbrojtur vjedhjet e familjes se tij.Diskutoni mor burra per te mirat qe duhe zgjidhur per interesat e kosovareve qe te ece perpara ne integrimin e vendit ,lereni shpellarin te guis ne honet e mendjes se tij ,c’i zini ne goje emerin ketij katrani, krimineli,hajdyti,lereni te bredhe neper shpella se nga ato shpella do i vije fudi se jane mbushur me kermat e krimeve te tij,me bije nenash kosavare , shqipetare e ne vecanti tropojanesh qe i ka bere sallat per karriken e cmendis te bythes se tij.
do japesh veriun dhe do marresh karin
1- Jam pro marveshjes!
2- O te ndyre,shqiptar te shitur e tradhetar… O intelektual,shqiptarë te vertet dhe dashamires,A thote gjithenje shqiperia ( por dhe zemra jone) se po te normalizohet faktori shqiptar ne ballkan ATHERE DO QEJ PAQEN REALE DHE PAQE EKONOMIKE BALLKANI?????
3-O te ndyre,kosovar dhe shqiptar…po pse nuk rate nje here dakort per te pakten NJE gje kombetare?!
A di ndonje historian te na tregoje nje dhe vetem nje here qe shqiptaret kane qene te gjithe dakort per nje arsye kombetare?
Une nuk di!
4- Hashim vazhdo, e mos pyet per njeri.
Nje sqarim me se i sakte,realist dhe koherent nga zoti Thaci.Askujt nuk duhet ti shkoje ne mend se ai e ndermer nje veprim te tille pa miratimin e miqve tene te medhej e te perhershem.Dhe do te jete zgjidhja perfundimtare e mardhenieve me serbet.!
Nese eshte i mundur rregullimi paqesor I kufinjve, permes shkembimeve, e si pasoje njohja e Kosoves nga sebia, kjo do ishte gje e mire sepse kaperxehet faza praktikisht e bllokuar e zhvillimeve shqiptare. Duhet te mendojme per vete dhe Jo cfare sjell kjo marreveshje te te tjeret. Nese punet tona rregullohen, perse te mos behet?
Simpatizoj serbet per sh.arsye .Jane me progressivet ne ate pellg dhe per fatin e tyre te keq kufizohen me Prapambetjen.Ne asnje menyre nuk jam me dhunen e Milloshevicit ,fantazma e te cilit eshte futur sot ne koken e presidentit te Kosoves’s..Lexova shkrimin komfuz te Thacit kunder Thacit,ku duket qarte mungesa e llogjikes,e kodit moral,ku lulezon poshterimi,kriminaliteti, ,mendesia mesjetare fisnore,frika e Thacit qe ka rene ne kurthin te cilin ja ngriti vetes se tij.Kush jeni ju z. Thaci? Nuk jeni pronar I Kosoves ,por presidenti I PERKOHSHEM I radhes ;nuk jeni ZOT i saj por nje qenje e vdekshme qe ne se neser po te vdisni Kosova nuk do kete as me te voglen humbje,Ne se Jane te verteta akuzat se jeni Implikuar ne krimet e luftes apo pasuria Juaj eshte e dyshimte nuk dtth te coptosh shtetin e brishte te kosoves qe te pastrohesh.Pa marre pelqemin e parlamentit nuk duhet ta hapje kete teme.Nema problema nese Serbia nut ju nje si shtet,pergjegjsia eshte e saj jo e juaja!!Detyra juaj eshte mirqenja e popullit dhe ndertimi e forcimi I shtetit Ne se nuk mund ta beni,terhiquni.Parlament duhet tju shkarkoj per kete pazare te ulta.E kuptoj qe me ket shkrim kerkoni mbeshtetjen e mbeturinave komuniste qe ruajne lidhjet e vjetra me serbet,por shqiptaret Jane ndryshme nga cfare I mendoni ….
Asnje opcion per leshime kufijsh me Serbine. Doni qe t’ja fusim serbise (veçse ju humbni kolltuqet!!!!) ? Atehere e bejme bashkimin Kosove – Shqiperi si konfederate e te njihemi si Republika Shqiptare .Keshtu ne tollum Serbise Nato e BE ..se USA eshte me ne …hajt pra tung zoti Thaçi
Serbia nuk eshte me jugosllavia e madhe qe kishte nje fare peshe si fuqi e mesme..Sot ajo nukk mund te dominoje Shqipetaret me , . Thaci po e paraqit situaten sikur Shqipetaret jane ne dore te nje serbie qe smund te jete as si popullsi as si fuqi me e madhe se Shqipetaret..Prandaj eshte e pakuptushme kejo frike dhe kejo iniciativ e nxituar e tij per te hapur nje precedent qe me von edhe nese nuk do hapte kutin e pandores ne ballkan ,, kejo marreveshje nese behet mund te jete hapi I pare I coptimit te metejshem te teritorit te kosoves dhe atij mbare shqipetare ne ballkan..
Ku jane kto gazetaret e leshin qe nuk shtrojne pyetjen qe e morem vesh cfare merr kosova tani na trego cfare jep?
Sepse kur lexova me lart kjo qenka ide e thacit jo e vucicit pra cfare humbasim?
Mos harro z thaci ato nuk jane vetem kufijte e kosoves dhe serbise por jane kufijt e kombit shqiptar dhe atij serb pra ka goxha njerez te drejte vendosje
Po qe i zgjuar krijo kushtet qe te leshosh bisedimet
Dhe nje keshille faktori kohe eshte ne favorin tone dhe jo te serbise meqe ajo eshte me afer be dhe serbet jane me te lodhur pra mos ki ngut dhe mos hudh ide se specjalia nuk ngutet
Hashim thaqi ka dale me nje ide te re per korrigjim territoresh.Nga doli kjo ide eshte e tija apo e paraqitur nga sllavet.Iniciativa e tij do te deshtoj se nuk ka perkrahjen as kuvendit te kosoves as te shqiptareve ne gjithe trojet ,as perkrahjen e nderkombetareve por ka perkrahjen e rusisse nje nga vendet me armike te Shqiptareve.Si eshte e mundur qe presidenti thaqi neperkemb kushtetuten e kosoves dhe kush I ka dhene qe hashimi te perfaqsoj gjithe kosoven ne keto negociata.duhet ekip negociar qe te vendose per keto gjera ,Se po e le ne dore te nje njeriu na del si esat toptani.Si kerkon mbeshtetje nga qeverite perendimore per kete ide gjeniale ti si president para se ta shtrosh kete ide ne parlamentin e kosoves.Insistimi yt eshte sa I cmendur aq edhe dinak.Do vij dita te ballafaqohesh ti si president per veprimet e papergjegjshme dhe antishqiptare,Hiq dore para se te jete vone.Si eshte e mundur qe politikanet Shqiptare nuk thone asgje Pse nuk jane ne nje qendrim.Pse qeveria Shqiptare nuk prononcohet apo duan te mbajne pushtetin gangsteret politik si ne Shqiperi dhe kosove.Pse ka frike Shqiperia ti kerkoje BE per krimet qe kane ndodhur per popullin cam dhe kosovar ti kerkoje drejtesi per shfarosje genocid per popullsi autoktone qe jetojne ne ballkan.Cdo ndodh Po u nda kosova ,Pse duhet e ekzistoj maqedonia dhe Mali zi pas kesaj ideje gjeniale te thaqit.Pse populli Shqiptare nuk ka te drejte te bashkohet si nje e drejte e ligjshme .
Shqiperia vuajti ne sistemin e kaluar duke u mbyllur ne guacken e saj ,por nuk paranoi te behet republika e shtate e Jugosllavise,kemba e shtate e oktapdit sllav…Po ti pyesesh shqiptaret sot nuk ndihen aspak te penduar ,perkundrazi…
Kerkoju te bejne njohjen ne fillim dhe pastaj diskutoni korigjimin e kufinjve ! Ndryshe korrigjimi mund te vazhdoje pafund dhe njohja nuk do te ndodhe kurre !
Esat Pasha Toptani beri marrëveshje me Serbinë, Malin e Zi, Italine dhe Greqine për të lënë territore jashtë shtetit amë (Kosovën, Çamërinë,Shkodrën, Plaven, Gucine,Vlorën,Korçën etj etj) me kusht që t’ i mbetej nën sundim principata e Shqipërisë së Mesme.
Vendosni paralelizma mes Thaqit e Toptanit.
nuk do kete korrigjim pergjate vijave etnike por ne do marrim presheven mdvegjen e bujanovcin qe jane vije etnike shqiptare. tani ec e merre vesh hashimin, ne do i merrkemi sipas vijes etnike ndersa serbet jo. ne cilen libari kullot ky hashimi qe na nxjerr keto xhevahire. per te mos thene e artikulimi ne shkrim nuk eshte i hashimit por me shume duket si text i sugjeruar nga dikush qe eshte me i artikuluar se hashimi. nejse si cdo here do behet ajo qe eshte vendosur vetem se do perdorin ca me shume vazeline qe populli ta haje pa dhimbje, si puna e takses rruges kombit ku ne kete rast Luli sherbeu si vazeline qe rama tja u zhysi pa dhimbje shqiptareve.
nuk do kete korrigjim pergjate vijave etnike por ne do marrim presheven mdvegjen e bujanovcin qe jane vije etnike shqiptare. tani ec e merre vesh hashimin, ne do i merrkemi sipas vijes etnike ndersa serbet jo. ne cilen libari kullot ky hashimi qe na nxjerr keto xhevahire. per te mos thene e artikulimi ne shkrim nuk eshte i hashimit por me shume duket si text i sugjeruar nga dikush qe eshte me i artikuluar se hashimi. nejse si cdo here do behet ajo qe eshte vendosur vetem se do perdorin ca me shume vazeline qe populli ta haje pa dhimbje, si puna e takses rruges kombit ku ne kete rast Luli sherbeu si vazeline qe rama tja u zhysi pa dhimbje shqiptareve..