Nga Mero Baze
Bilancet e tri kompanive të marketingut të kunatit të Lulzim Bashës, i cili në fakt është menaxheri real i Partisë Demokratike, janë bërë publike në shtypin afër Partisë Demokratike, në përpjekje për t’i konsideruar ato si pjesë e kompromiseve të Bashës me pushtetin.
Në fakt, nuk është ashtu. Fakti që kunati i Lulzim Bashës bën rreth 2 miliardë lekë në vit xhiro në kompanitë e tij të marketingut, është lajm pozitiv për lirinë ekonomike në vend, dhe mbi të gjitha, për faktin që qeveria e Edi Ramës nuk është një qeveri klasore.
Nëse do të kthejmë kokën mbrapa, jo shumë larg, por në vitin 2009, dhe të shleftojmë gazetat e kohës, do të shikojmë se si fokusin kryesor të luftës politike, Sali Berisha e kishte tek një grup biznesmenësh që shkonin gjithësej deri në dhjetë, të cilët ai dyshonte se ishin mbështetës financiarë të Edi Ramës, dhe i masakroi. I masakroi verbalisht, me lloj- lloj nofkash, që nga Artan Dondollaku (për Artan Dulakun), e deri tek konotacione seksuale, kur përmendte Koço Kokëdhimën.
Por i masakroi edhe shtetërisht. Njërit i çoi gjobën 11 milionë euro, pastaj i çoi sekser dhe ja bëri 2 milionë euro, Dulakëve ua çoi gjobën 6 milionë euro, pastja u çoi fjalë se ku ishte problemi, një tjetri gjobën 7 milionë euro, dhe natyrisht sekserin se çfarë duhet të bënte, e kështu me radhë.
Qëndrimi tejet agresiv ndaj tyre, vetëm pse i konsideronte si të dyshuar që ishin të afërt me liderin e opozitës, ishte mekanizimi i vetëm që ai kishte në mendje për të gjunjëzuar kundërshtarin.
Me strategjinë që çdo biznesmen duhej shantazhuar që t’i rrinte larg liderit të opozitës dhe çdo media duhej goditur, që të mos e mbështeste opozitën, Sali Berisha ndërtoi praktikisht një shtet klasor të neveritshëm, që jo vetëm i dështoi dhe e zuri brenda, por produktet e tij, u kthyen në shërbëtorë të pushtetit të radhës.
Për fat të mire, Edi Rama nuk e ka këtë strategji. Ai ka lënë të lirë dhe i ka bërë pjesë të tepsisë së tij, fillimisht ata që ishin pjesë e pushtetit të Berishës.
E shikoni si tallet në Kuvend me Lulin, kur i thotë më thuaj kush janë oligarkët e mij, dhe Luli që bën grimasa aktori, se s’ka asnjë emër për të përmendur, pasi janë ata që ai ka pasur dhe ka në borderot e kunatit.
E keni parë se sa pushtet ka Frangaj në qeverinë “Rama”, i njëjti që ishte strateg i pushtetit klasor të Berishës, ku çdo biznesmen afër Ramës duhej gjobitur, dhe çdo media që nuk ishte me të, duhej shkatërruar.
Por mbi të gjitha, e shikoni inatin e Lulzim Bashës që bën 2 milardë lekë xhiro nga 300 kompanitë kryesore në vend, të cilat paguajnë tek ai “haraçin” e opozitës.
Deri këtu ky është një zhvillim pozitiv për qeverinë.
Ajo ka vendosur të mos bëjë shtet klasor. Por ky nuk është një zhvillim pozitiv për PD-në, dhe sidomos për PD-në e mësuar me strategjinë e Berishës.
PD e Berishës nuk ka pasur ndonjë arkë private për gjoba, as kur ishte në opozitë, as kur ishte në pushtet. Ajo kishte një mijë e një marrëzi, por i bënte për të grumbulluar pushtet për Berishën.
PD e Bashës, ndryshe nga e Berishës, nuk është shumë e interesuar për pushtetin politik, por për atë financiar. Dhe atë e ka zgjidhur duke prerë gjoba që arkëtohen në kompanitë e kunatit të Bashës.
Kjo është opozita më luksoze në botë, e cila e përdor emrin dhe liçensën e partisë opozitare, për të bërë lekë e jo vota.
Dhe Edi Rama duket që jo vetëm nuk është i shqetësuar për këtë gjë, por ndjehet mirë që ja ka gjetur lodrën që t’i lërë në duar për të lozur Lulzim Bashës.
Si ata kalamajtë që kur i mbarojnë karamelet, qajnë se duan tjetër. Dhe tani që Basha po qan, po mendoj se me çfarë do ta qetësojë pushteti.
VETEM ME WETINGUN QETOSOHET BASHA , TE MARRI ATE QE MERITON .
Cfar ti kujtosh me pare Sali kriminelit nje vrejtje te beje ne shtyp te shtypte, dogji gazeten KOHA JONE, mbylli dhe shkateroi gazeten TEMA, vrau e plagosi gazetere por KLANI eshte sic ka emrin KLAN, e vetme medja e pavarur eshte TEMA se koha jone nuk eshte me ajo qe ka qene.
Kur sefte e pamë
çoç u duk lidèr
se kishte ca kripë
na shoku Enver.
Na kujtonet mirë
kur karrjerën nisi
çupë e Qoftëlargut
ne na e poftisi.
Vodhi i paudhi
po s’diti t’i fshehë
në derë policia
një dit do t’ja behë.
Dhe t’ja falëç Lulit
në tryezë pushtetin
nuk di si t’a mbajë
s’ja bën dot adetin.
Dhe t’ja japëç Lulit
në dorë tefterin
ai s’di ç’të bëjë
se s’ja ka haberin.
“Burri” Aurelës
s’di se ç’është shporta
mbani mënd si vate
latërzyer Torta?
S’e thom vetëm unë
se e pa mexhlisi
në 100 vjetor
tortën si bitisi.
…
Do pushtet lumadhi
po s’ja mban takati
t’i rrojë Aurela
t’i rrojë dhe kunati.
PD e Berishes ndofta nuk ka pasur arke private gjobash, por familja e Berishes, po!
Argita u denoncua publikisht per venie gjobash ndaj biznesit. Biles kishte ngritur nje institucion gjobvenes, ne funksion te pushtetit politik te babait. Shkelzeni po kishte gjobitur depot, armatimin, shtabin e pergjithshem, Devilroin, ceket e CEZit, te gjithe ministrat e Berishes dhe partine demokratike, qe i kane sajuar nje lolo te tyrin per lider dhe e mbajne peng.
Nuk kishte me asnje ndarje se ku mbaronte pushteti politik i Saliut dhe ku fillonte interesi grabitqar i familjes se tij.
PDja eshte e para qe do ti shqyeje ata dhe Lulushin, sapo Saliu te shkunde kembet, pasi e poshteruan si qen roje ne koliben jashte kulles se tyre te krimeve dhe miljardave te vjedhura, duke e ndersyer si bishe kunder Shqiperise, Europes dhe Amerikes.
Harrove gjobat ” humanitare” te Lirijes, qe pastaj gjendeshin varur tek muret e zyres private te Salehut! Edhe kjo e dhuruar.
Gjithe te pasurit e Shqiperise ne rresht per te paguar haracin ” humanitar” tek Lirija.
Pyes veten pse se vazhdon edhe tani qe jane shporrur nga pushteti, humanizmin e saj serbofil?!
Me sa kuptoj Une
O Gopist trimi
Keta Zagare jane per ne Lume
Pas nje shkundje si Qilimi
Me ca Hunj ne Prapanice
do te ngazellehen se e kane pe Fis.
Sakte.
undefined
Po ndonje fjale per keta hajdutet ne pushtet do te na thuash o Mero byth lepiresi?Te del Saliu akoma ne ender o detezi.
Shume e sakte Z. Baze.
Ai Plera Basha le te Lepihet tani se gje tjeter nuk i vjen me me gjith S.Berishen Pleren.