Nga Mero Baze
Doktor Luan Dragusha, një mjek i pranuar si i aftë dhe i përkushtuar ndaj pacientëve dhe disa pjestarë të ekipit të tij në Shkodër, janë arrestuar dhe janë çuar në burg, pas një denoncimi rutinë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për furnzimim jashtë standardeve me unaza për stendat që përdoren në ndërhyrjet kardiokirurgjikale.
Nuk e njoh nga afër Dr. Dragushën, por nuk kam dëgjuar askënd të thotë që nuk është mjek i aftë dhe që mbi të gjitha ka lënë SHBA për t’u kthyer në Shqipëri dhe për shkuar për të shërbyer në Shkodër.
Hapja e një reparti të suksesëshëm në Shkodër për vendosjen e stendave, dhe grumbullimi atje i pacientëve nga Veriu i Shqipërisë, ka qenë një sukses i shëndetësisë së paku tre vitet e fundit. Mjeku i ka kursyer shtetit transportin drejt Tiranës të qindra pacientëve dhe me aftësinë e tij për një ndërhyrje më të specializuar, ka shkurtuar dhe kohën e qëndrimit të pacientëve në spital.
Ajo që i konsiderohet abuzim, është një çështje administrative dhe ka të bëjë me përjpjekjen për të pasur sa më shumë lëndë të parë rezervë në kushtet e një shëndetësie që shpesh ta lë operacionin përgjysëm dhe për një stendë.
Por nuk e mohoj që mund të jetë shkelje administrative apo e protokollit të furnizimit, pasi nuk dua të bëj ekspertin e dosjes për të parë, nëse ka kaluar kjo gjë në vepër penale të korrupsionit apo jo.
Në të gjitha rastet, prokuroria duhet të ketë një politikë penale, kur heton një dëm administrativ që vjen nga përpjekja për të pasur në funksion të sigurtë një klinikë të specializuar shtetërore si ajo e Doktor Dragushës. Në çdo rast nis hetimi penal, njoftohet i pandehuri dhe gjërat duhet të zhvillohen në seancë gjyqësore. Nuk kemi të bëjmë me një kriminel që ka vrarë dhe mund të ikë, por me një mjek që shpëton jetë njerëzish, dhe as ka ndërmend të ikë në arrati, se nga arratia vjen.
Në një qytet ku bandat kriminale janë sheshit, dhe prokurorët i marrin dy herë në ditë telefon t’u kërkojnë ndjesë se mos u kanë rënë më qafë, të bëhesh trim me një mjek e t’i hedhësh prangat duke mbyllur spitalin, do të thotë të mos jesh prokuror, por një burracak që mbush brekët nga kriminelët dhe bëhesh kriminel me një mjek që shpëton jetë njerëzish.
Dhe këtu nuk është fjala vetëm për Doktor Dragushën se nuk e njoh as për fytyrë, por për çdo zyrtar të administratës së shtetit, të cilit i hapet padi penale nga raportet rutinë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucion sovjetik që vazhdon të mbijetojë në një vend si Shqipëria.
Zyrtarët që vihen nën terrorin e kontrolleve të tilla, kryesisht për gjoba, mund të hetohen të gjithë lirshëm në gjendje të lirë dhe nuk ka pse rrasen në burgje bashkë me kriminelët, pa mbaruar procesi gjqyësor. Pasi siç ndodh rëndom pastaj dalin të pafajshëm dhe duhet t’u paguash dhe dëmet. Mbyllja drejt e në burg e një zyrtari pa u gjykuar është një masë ekstreme, dhe jashtë çdo logjike, në një vend ku kriminelët e drogës nxirren nga burgu se i ka marr malli për fëmijët, apo ku vrasësit terrorizojnë prokurorët dhe ata shkojnë rrihen me kryeprokuroren, se nuk duan të marrin dosjen e tij.
Ky standard, kur për një mjek profesionist përdoren prangat dhe për kriminelët aplikohet përulësia, është standardi i një shoqërie të dorëzuar para krimit dhe të trimëruar para nëpunësve dhe intelektualëve që dhe nëse shkelin ligjet nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, por thjeshtë duhet të gjykohen.
Absolutisht e vërtetë. Mjeku mund të ketë abuzuar. Por nuk ka vrarë. Të gjykohej i lirë.
Bravo mero
Ky eshte realisht shteti qe ndertoi rilindja
Kjo eshte reforma ne drejtesi qe beri rilindja
Nuk ju bie ne sy se qekur prokurore e pergjithshme e perkohshme ( PPP) u be arta marku ,prokurore e ardhur nga shkodra ky qytet eshte ne doren e bandave?????
Nuk ju bie ne sy se prokurori I dosjes shullazi,besim hajdarmataj ja ka kerkuar me shkrim prokurores qe te jete akoma ne dosjen shullazi ndersa prokuret e rilindjes e heqin e transferojne ne pogradec por edhe genjejne publiksht.
Nuk ju bie ne sy se ky prokurori qe heqin eshte edhe prokuror I saimir tahirit
Nuk ju bie ne sy ky I forti I shkodres bajri eshte I denuar me 8 vjet burg ne belgjike por ka 1 vit e gjysem qe prokuroria e krimeve te renda ka hapur hetim dhe vinte verdalle pa ju futur gjemb ne kembe ,mireqe e denoncoi saliu se me shume mundesi do e kishit bere kryetar bashkie ne shkoder.
PS: O Mero mire prokuroria e morem vesh se eshte komplet ne varsesi te krimit bile dhe ata qe hetonin e arestonin I degedesin ne permet e pogradec po policia e rilindur ca pune ben valle?????
Apo vetem ve ndonje gjobe????
Se per shqiptaret e dime ca bejne I fusin nje pershesh me kos ne darke ndersa ne mengjes plotesojne dy pale letra nje lloto amerikane ndersa pjesen tjeter te dites te lloto e lagjes.
bjeri bjeri ti ben me skyrpions se ju ben mire,kur i bie me dore////////////////////////////
As une nuk e njoh nga afer dr. Dragushen, por vetem nga propaganda e peshtire rilindase, si nje profesionist hero qe vjen nga ShBA-ja per te kontribuuar ne Shqiperine e “rilindur” te Edi Rames.
Dhe kete e rrasen ne burg…
Nuk mund te ndodhe ndryshe, me nje Polici (medemek) Shteti, te shnderruar ne nje organizate kriminale, nen drejtim ministrash te lidhur me trafiqet e droges.
Nuk mund te ndodhe ndryshe, me nje Prokurori qe drejtohet nga dy prurjet me te reja ne haremin (politik) te Edi Rames , qe po e pshurrin ate institucion dite per dite, publikisht dhe pa piken e turpit.
Nuk mund te ndodhe ndryshe, me Gjyqesor totalisht te kapur nga Edi Rama dhe nen dhunen e kercenimeve te perditshme te tij.
Keshtu pra, doktori “hero” dhe koleget e tij , rrasen ne burg…
Kriminelet, trafikantet e prostitucionit dhe droges, nxirren nje nga nje nga burgu…
U tha dje, si lajm, qe ne ka pasur perleshje fizike mes prokuroreve. U tha qe jane kapur per flokesh. Edhe qe e tutoruara prokurore nga Rama, Donika Prela, na paskesh qene viktime e nje terheqjeje flokesh dhe qe per kete arsye na peskesh njoftuar policine…
Aq i madh eshte zullumi i te tutoruarave femra te Rames ne Prokurori, sa kane shtyre koleget e tyre t’i kapin per flokesh!
Taman si ne nje shtepi publike!
Imagjino se ku e ka katandisur shtetin ky qen bir qeni, qe thote se do te beje shtet…!!!
Turp e faqja e zeze! Jo per birin e kuurves, sic me te drejte e quan ish- ministri me i sukseshem i tij, Tahiri, por per ne, per te gjithe ne, per Shqiperine dhe shqiptaret.
Policine e Shtetit e ka kthyer ne nje organizate kriminale;
Prokurorine e Republikes e ka kthyer nje nje kuplara, ku femrat e tij po pshurrin cdo rregull e ligj, cdo dosje e proces hetimor;
Gjykatat , disa i ka gjymtuar, te tjerat i ka ngordhur fare; cka mbetur, i sherbejne me zell Kryeqenefit kryeminister;.
Dhe, sikur te mos mjaftonin keto, na duhet te degjojme dhe lexojme edhe estetizimet bajate te bashibozukeve te tij mediatike, ne stilin e dikurshem soc-realist te kritikes se shendoshe… qe kritikon kuadrot e papergjegjshem kur gabojne… per te miren e Partise!
Skypion kurva, vegel e Lul Bythes
Komplimente e kuve per komentin plot etike dhe te argumentuar prej zagari.
Ja ke mbyllyr gojen me fakte te pakundershtueshme skypionit.
Mero ,Kontrolli i Shtetit ne forma te ndryshme egziston ne te gjitha vendet e perparuara.Per ngjarjen ke te drejte..Hetimi mund te behet pa qene nevoja per arrestime pasi faktet , ne se jane te verteta jane grumbulluar nga Kontrolli i Shtetit.
Plotesisht e vertete.Bravo Mero.Nje mjek qe sheron njerez arrestohet,dhe krimineli trim, qe bredhe gjithe diten ne qytet, lihet i lire.Kjo eshte padrejtesia qe po vuan populli shqipetare dhe nuk po e gjene dot drejtesine.
Ligja nuk komentohet, por zbatohet, pavarsisht kush e shkel.
Keni shume te drejte Zoti. Baze.
Keto jane standartet qe ka vene sistemi i Drejtesise qe ne 1992 me Prokuroret dhe Gjykatesit e Plepave te Durresit.
E ke shkruar shume mire, por delenxhinjve u behet zemra mal kur arrestohet nje doktor.
Qe ka ca plehra midis tyre e pranoj, por sec arrestohen gjithmone ca qe nuk kane faj, nuk kane vrare njeri madje I njohim per te perkushtuar e korrekt.
Qe ky vend do te ngelet shume keq per mjeke pas 5 vite sh kjo nuk diskutohet, dhe do te paguani harracin e atij spit alit privat qe Po monopolizon gjithecka
Te fala qeverise
Pasi te mbyllet kjo qender e specializuar ne Shkoder nje spital privat (amerikani) do hap dyert. Ne fund te dites mjekut nuk ka per ti hyre asnje gjemb ne kembe. Ai thjesht shume i zhgenjer do largohet drejt Amerikes. Edhe do zevendesohet nga ndonje shok i Mentor Petreles qe do drejtoj ate dege te spitalit privat qe do krijohet. Mjafton te besh nje analize interesi per te kuptuar teatrin e piste qe po luhet me ndihmen drejtesise edhe KLSh.
Per fat te keq keto tentakula mafioze te mbeshtetura nga politika (e kuqe apo blu) prokuroria edhe media po ja marrin frymen popullit te thjesht. Eshte nje nga ato ngjarje per te cilat ja vlen te protestosh.
Me mire e me bukur nuk ka.
Pavarsisht se jam kunder mjekve dhe sidomos kunder sjelles se tyre,ketu Merua po trajton problemin ne tersi.
Mero,ka filluar te mbaje era mut nga lart,nga qeverria.
Persa u perket doktorve,ia vlen te besh nje shkrim per strukturen e tyre qe mendoj se e kane zili dhe grupet me te sostifikuara mafjoze.
Shkruajne ilaçet qe u ” lene” me shume lek dhe nuk duan tja dine per efektet.A ke degjuar ndonje mjek te ankohet publikisht per ilaçet?!
Ndersa per prokuroret qe dhiten ne breke,nuk ndaj te njetim mendim( plotesisht)…po policia çfare ben? Ka ne dore te beje ” terror” ore e minut,sekond e milisekond.Ka ne dore tu ” nxi” jeten ketyre bandave.Ka ne dore tu ” shkaterroje” bizneset me kontrolle.Ka ne dore te ngrei postblloqe ku te doje e ti ndapoje sa here te doje.
Fundja,prokurori ate çfare ” perciell” policia lexon.
Mire e ke Mero kane frike nga Shullazet dhe trima me intelektualet dhe ata qe skane krahe Turp qe quhen prokurore keta muter si hajdarmataj me shoke
Mero shpresoj ti ndjesh fjalet e tua: .. eshte standarti i nje shoqerie te dorezuar para krimit dhe trimeruar para nepunesve dhe intelektualeve.
Me propaganden tende po jep kontribut te cmuar ne mbrojtje, justifikimin dhe mbajtjen ne pushtet te atyre qe e kane trimeruar krimin.
po tani ke dal ne fushen tende I ka prishur pun ministres te shendetesis se ka shkruar njerez .
Ne ilustrim te metij fakti: para 2 ditesh 10 prokuror nuk pranuan shortin per relator per Zhulazin!
Kjo ve ne pikpyetje Vetingun e famshem! Nje analize e ketij fakti si dhe komenti llogjik i drejte i z. Baze te qarteson kalbezimin e thelle te sistemit te drejtesise! Nuk mundet te vijohet me orokuror te tille te papergjegjshem, heqar dhe frikacak! Ndoshta vetingu duhet ti konsideroj eshe keto pika prioritare! Per keta te 10 duhet te rishqyrtohen ne Veting dhe te perjashtohen! Motivi: Te papergjegjshem dhe pa integritet!
Persa i perkete ksh besoj se se edhe per ta duhet ti nenshtrohen Vetingut!
Bravo plaku Mere, midis rreshtave e the fjalen e Partise per prokuroret qe i bien ne qafe Arta Markut. Nuk te plasi shume per Luan Dragushen ty. Plehra si ti i duhen ketij vendi.
Te gjithe njelloj para ligjit z. Mero. Pse nuk thua se mbas prokuroreve dhe gjykatesve jane mjeket ata qe po i rjepin lekuren ketij populli.
Po mire mer burre, si gazetar me nam qe je o Mero, dhe ti kazan si te tjeret asnje verifikim per cfare leshon nga goja. Luan Dragusha shkoi ne Amerike se i doli llotaria amerikane dhe u kthye ne Shqiperi pas 3-6 muajsh. Sa per aftesi, pyet pak me mire.
Ndersa inkuizitori Edvin Rama,publikoi ne listen e 100 zyrtareve te denoncuar nga qytetaret,Mjeket e nderuar
Mentor Petrela dhe Roel Zoga,ndersa angazhonte me vetedije ne politike kriminelet,duke i mbrojtur deri ne
fund,edhe pse ishte i dokumentuar zyrtarisht penalizimi i tyre!!!
Të jesh i sigurte Mero se tenderi është kryer në ministri të shendetesis dhe 10% e ka marr Ilir Beqa se në atë kohë ishte ai minister.Mjeket nuk kanë marrë koker leku vetëm kan bërë pranimin e mallit asgjë tjetër.Kjo është luftë nga spitali Amerikan për të marrë pacientet.Dr Dragusha vetëm po te rekomandonte pacientet ne spitalet private do kishte % e tij por ai është njeri me vlera dhe jo si mjekët e tjerë që kan vite që marrin % nga spitalet private.Kete fat do ketë dhe aparatura e koronaragrafis që do hapet në Fier se do ju prishi shumë punë spitaleve privat një ndërhyrje aty është 9000euro.
Ke ngateru titull Mero: Te perulur para Fusha shpk para Kastrati para Gener 2 e ca te tjere.
Vazhdo me Teatrin tani dhe prit kur te te flakin si lecke. Keto lloj sistemesh keshtu funksionojne… Mos u merzit! Pritja eshte e bezdisshme…
Ke ngateru titull Mero: Te perulur para Fusha shpk para Kastrati para Gener 2 e ca te tjere.
Vazhdo me Teatrin tani dhe prit kur te te flakin si lecke. Keto lloj sistemesh keshtu funksionojne… Mos u merzit! Pritja eshte e bezdisshme…
Me t’pyt: i vazhdon ato reklamat per ate spitalin privat? Se te duhen per kete jeten dhjere ne kete vend qe e ke dhjere vetê.
mero baze po ke harruar te futesh edhe saliun ne kete editor,se ti nuk harron pa e permendur saliun edhe kur flen,qe je pallosh nuk ka asnje dyshim,po te ishe kaq hapur nuk mu dukje fare,po pse ky doktorr mqs shpeton jete njerezish duhet te hetohet i lire edhe kur kapet ne flagrance duke abuzuar me ligjet e shtetit,dhe une qe u kapa duke vjedhur pak korent se nuk kam ta paguaj futem automatikisht ne burg dhe nuk shkruan dhe nuk flet askush qe edhe une te hetohem ne gjentje te lire dhe me gjobe,si ky doktorri hajdut qe ti mero e ben te ndershem,perse??apo une nuk shpetoj jete njerezish prandaj edhe duhem denuar se jam me i dobet se doktorri,krimi eshte njelloj,si ai qe vret si ai qe vjedh si ai qe abuzon etj quhet krim dhe duhet te denohet dhe jo te falet sipas profesionit o analist pallosh,dhe mos na hap me barkun sikur do nje shqiperi europjane duke mbojtur kriminelet me bluze te bardha,se edhe kur vrasin del dhe i mbron duke i justifikuar qe ndodhin dhe gjera te tilla,por kurre mos te denohen.ik o mero se ti vetem salen dhe kriminelet e sales do qe te denohen,kurse te tjeret te jene te lire,nje doktorr qe abuzon me ligjet e shtetit,dhe vjedh pa piken e turpit nuk duhet te mbrohet por duhet te denohet si nje kriminel,e di ti mero qe nje doktor hajdut si mund te sillet me pacientet,kur ai abuzon me ligjet dhe nuk denohet,edhe te vdesi pacienti ai do shkruaj nje proces verbal ngordhi nje derr dhe kjo pune mbaroj,duke thirrur tjetri.
Beni nje pyetje vehtes, o komentator:
– Perse mjeket dhe avukatef e suksesshem behen pasanik, simurse tregetaret e sukseshem?
PD e futi mjekësinë në gropë, PS po e mbulon me dhe. Pas pak kohësh nuk do të ketë më mjekësi në Shqipëri, se ka humbur motivimi, dëshira dhe kurrajo për të bërë një gjë të mirë. Kioska e madhe amerikane (pa amerikanë) do zaptojë gjithshka, duke shitur “shëndet”, në shkëmbim të parave, njëlloj di “Universiteti Kristal”.
Nuk kuptoj mbrojtjen e sistemi shendetsor nga gazetari. Per mendimin tim mjekt jan vrasesit me te rrezikshem. Jam kriminel me bluza te bardha. Provo zoti gazeta te prezantohesh para mjekve pa euro, te lene tè vdesish.
Plotesisht dakord me Zambi. Shtetin nuk e bejne prokuroret. Shtetin e shkerdhyer shqiptar e ka bere mafia e politikes, se ciles Mero Baze i sherben me pagese.
Plotesisht dakord me Zambi. Shtetin nuk e bejne prokuroret. Shtetin e shkerdhyer shqiptar e ka bere mafia e politikes, se ciles Mero Baze i sherben me pagese..
..fjala Juaj ne vesh te perendise..!
Doktori I nderum I hoqi klientet spitaleve private, kjo eshte ceshtja. Deri dje qe arritur qe gjithcka te mos punonte ne Shkoder. Dhe ketu gishti drejtohet te ministri I djeshem.
Ashtu si sot gishti drejtohet te ministri sotshem. Mero ben sikur ve doren ne plage, me rreptesi, ne te vertete mbulon KM Mafioz!!
Ja le fajin prokurorise, shoqerise, ja bilbilos mero:
Ky standard, kur për një mjek profesionist përdoren prangat dhe për kriminelët aplikohet përulësia, është standardi
i një sh o që r i e
të dorëzuar para krimit dhe të trimëruar para nëpunësve dhe intelektualëve që dhe nëse shkelin ligjet nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, por thjeshtë duhet të gjykohen.
0 gazetari Charlie lekureshiturit mavri (- ne anen e KRIMit, Tiranise),
eshte standart
I qeverisjes
& personalisht I KM Mafioz!!!!
Urim:
Ta gezosh Mero Charliu (sa me gjate)
medaljen si kazan-gazetari nr 1 oborri!!!
Pervec ‘gezimit’ te censurimit (o Charliu nr 2, se Charliu nr. 1 eshte ai me ATO tre lapsat ne maskaraden ne Paris…), Tirona.
Toni po mjekohu njehere pa ndihmen e mjekeve, me ndonje ilac gjarpri apo akrepi e pastaj te shohim o pidhmotre ku do shkosh, po mjeket e mjekesia po i shpetojne kudo njerezit, me leka apo pa leke
Me vjen keq ta them Mero, por je teresisht gabim. Nuk ka statistika por eshte e dukshme qe ne Shqiperi me shume njerez vrasin mjeket se sa kriminelet me arme. Pastaj ti si opinion beres duhet ta dish shume mire qe drejtesia nuk mund te jete selektive, perndryshe duhet ti shkelesh me kembe ato qe ke thene deri sot per nevojen e reformes ne drejtesi. Ti o Mero e ke te qarte shume mire qe gazetaria mund te kthehet dhe ne arme. Te lutem perdore me kujdes se fjala vret me shume se arma, mos spekulo me fjalen si artist cirku, mos shkruaj artikuj me porosi sikur te ishin menu reatoranti, per dike te embel e per nje tjeter pikante. Neqoftese e do ligjin duhet te pranosh dhe pasojat qe nuk jane gjithmone te kenaqeshme por mese te nevojshme.
Ua kane bere spitalet private .Duke qene se e kane pare si ka konkurent.Kane paguar ta fusin ne burg.Kjo ndodh gjithmone ne Shqiperi. Cfare te thuash skandal.
Ky doktori mund te jete me i zoti se vete perendia, por eshte i detyruar te respektoje ligjin shqiptar. Ne SHBA ku ishte do ta kishte pesuar me keq. Nuk e prisja kete mbrojtje ndaj atyre qe shkelin ligjin. Se fillojme me mjeket, vazhdojme me gazetaret, policet, zjarrfikesit, etj etj. E nuk kemi per te bere kurre prokopi nese dikush, kushdoqofte, firmos badihava dhe nuk mban pergjegjesi per çfare ben
Gabim i madh qe i arrestuan. Shum mire qe i liruan. Gabim qe drejtora Spitali kudo i emruan.
Shume nxituan, shum paguan deri sa drejtora spitali u emruan. Nuk ka lidhje ky profesion me menaxhimin e fondeve publike. Duhet ekonomist mundet jurist. Mjafton nje nendrejtor teknik me profesion mjek. Flm