Gjobëvënësit Lulzim e Sali Berisha

20 Shtator 2018, 18:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E keni dëgjuar të gjithë që kohët e fundit Lulzim e Sali Berisha po përmendin shpesh gjyqtarin Ardian Dvorani si një rast fatkeq për ta, që nuk është rrëzuar nga procesi i Vetingut. Të njëjtët që kanë vajtuar pse ka ikur gjyqtari Thanza, apo prokurorë të tjerë hapur të pambrojtshëm, nuk e lëshojnë nga goja Ardian Dvoranin. Kjo është një nga ato historitë e pabesueshme, se si dy njerëz që janë në konflikt të pastër me drejtësinë në këtë vend dhe kanë konflikt të pastër interesi me veprimtarinë e një gjyqtari, duan ta ekzekutojnë atë publikisht, duke dëshmuar se sa e rëndëishme është për ta të heqin nga sistemi gjyqtarët që i kanë rezistuar kapjes së sistemit nga politikanë të inkriminuar.

Më poshtë do të rendis disa çështje gjyqësore që kanë lidhje direkt me Lulzim e Sali Berishën, dhe gjyqtarin Dvorani.

E para, si më e freskët dhe ende aktuale, që ta fillojmë me Lulzimin, është historia e pallatit të tij të paligjshëm në Vlorë.

Çështja e pallatit të Vlorës, lidhur me masën e dëmshpërblimit për shpronësim, është në pritje për shqyrtim.

Relator është Ardian Dvorani. Ndërkohë që Basha ka çuar çështjen në Strasburg duke devijuar objektin e padisë, ai e ka ende të hapur çështjen në Gjykatë të Lartë dhe është duke i bërë presion publik si gjobëvëns gjyqtarit Adrian Dvorani, i cili  është relator i kësaj çështjeje.

Adrian Dvorani si relator i ceshtjes se pallatit te Bashes ne Vlore ende pa u gjykuar

Dhe nëse bëni një kërkim në faqet online, sidomos ato afër Bashës, do të shikoni se qysh kur ka shkuar çështja në Gjykatë të Lartë, Lulzim Basha ka objekt sulmi si gjobëvënës, vetëm Ardian Dvoranin.

Çështja e dytë për nga radha, por më e rëndësishme, është ajo e “Rrugës së Kombit”.

Me vendimin nr. 5 datë 10.04.2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e gjykimit të çështjes penale që i përket Lulzim Bashës dhe Andi Tomës.

Nëse lexon disa paragrafë të vendimit, kuptohet qartë se pushimi i çështjes është bërë për “procedurë”. Si arsyetim është përdorur fakti që aktet e njoftimit të akuzës për Bashën etj, ishin absolutisht të pavlefshme.

Prandaj, Kolegji Penal shprehet se ishte i “detyruar” të respektonte vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Spelit, por ndërkohë pranon se prokurori ka bërë rekurs ndaj këtij vendimi dhe ai është duke u shqyrtuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë!

Pra Kolegji Penal i akuzës, e pushoi çështjen bazuar mbi një vendim gjykate apeli, për të cilin nuk kishin kompetencë të shpreheshin dhe që ndërkohë po shqyrtohej, duke u kaluar në seancë, “në sallën tjetër”, nga kolegji tjetër penal i Gjykatës së Lartë.

Por seancat gjyqësore të këtij kolegji u shtynë disa herë, po me raporte avokatesh e të tilla marifete etj, për shkak se nuk po arrinin të bënin shumicën.

Më në fund, kur e kuptuan që nuk do ta arrinin shumicën, e detyruan kolegjin tjetër të akuzës të pushonte çështjen, pa pritur vendimmarrjen e kolegjit që shqyrtonte vendimin e famshëm të apelit të formës së prerë.

Kështu, duke arritur me marifete të shtyjnë seancën gjyqësore për dy- tre javë, në datën 10.04.2009, Kolegji penal i akuzës vendosi të pushojë çështjen, me motiv kryesor vendimtar, ekzistencën e vendimit të apelit të formës së prerë.

Nga ana tjetër, pasi u pushua çështja e themelit, për çudi avokatët u paraqitën me zell në seancën e shtyrë të kolegjit tjetër penal, ku me vendimin nr. 240 datë 30.04.2009, Gjykata e Lartë qartësisht i konstatoi si absolutisht të pavlefshme, jo aktet e akuzës, por vetë vendimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit, të cilat nuk kishin asnjë kompetencë për të gjykuar rastin. Këtu ishte gjyqtar Ardian Dvorani.

Por, tashmë vendimi i vetëm që mund të merrej, ishte ai i pushimit të çështjes. Kjo, në kushtet kur, në mënyrë absurde, kolegji tjetër penal e kishte pushuar çështjen e themeli-akuzën (pa pritur, sikurse ishte e detyruar, vendimin e kolegjit, që sipas Kushtetutës vepronte si gjykatë ligji).

Më tej vjen Sali Berisha.

Ardian Dvorani ka qenë gjyqtar në çështjen e Aneta Ramës kundër Sali Berishës, Artan Dulakut kundër Sali Berishës, Dashamir Pezës kundër Sali Berishës, që e akuzonin Berishën për fyerje dhe shpifje.

Si edhe në rastet e tjera, edhe këtu Dvorani ka arsyetuar në pakicë që Kuvendi duhet të jepte autorizimin për ta hetuar dhe gjykuar në themel akuzat, ndërkohë që shumica gjithmonë nuk lejoi vijimin e gjykimit.

Dhe meqë jemi tek Berisha, mes tij dhe Dvoranit ekziston dhe kompleksi që Berishët kanë për Dvoranët, si fis që janë në gjak.

Në biznesin vdekjeprurës të djalit të Sali Berishës në Gërdec, është vrarë vëllai i Ardian Dvoranit. Me llogjikën e Berishës, nuk mund të jetë më në sistem një njeri që është hasmi i djalit të tij, pasi i ka vrarë vëllain.

Këta dy gjobëvënës të sistemit të drejtësisë, të cilët kanë probleme personale me këtë gjyqtar pasi nuk u ka hapur rrugë në asnjë proces gjyqësor, edhe pse ka qenë pakicë, tani kanë gjetur vetëm një mënyrë për të dëshmuar panikun e tyre ndaj një gjyqtari të papërkulur ndaj tyre, ta bëjnë atë objekt të sulmeve publike, çka është në të vërtetë e vetmja dekoratë nderi për këtë gjyqtar.

Si dy gjobëvnës që janë në konflikt të pastër interesi me të, Lulzim e Sali Berisha, duhet së paku të shmangnin emrin e tij, pasi sa herë e përmendin atë, ne thjesht na kujtohet pallati i Lulit, gjyqi i pushuar i “Rrugës së Kombit”, gjyqet ndaj Berishës dhe mbi të gjitha, viktimat e biznesit të djalit të tij në Gërdec, mes të cilëve është dhe një Dvoran.

Por me sa duket nuk e përmbajnë dot veten. Frika se një hasëm i tyre po mbijeton në sistem, i lë pa gjumë.

17 komente në “Gjobëvënësit Lulzim e Sali Berisha”

    1. Skypion says:

      Dje ne “Opinion”, live, me ze dhe figure, Edi Rama tha ate qe, edhe me autoritari lider politik sot ne bote, nuk do te kishte guximin ta thoshte.
      Pyetjes se gazetarit se cdo te behej nese gjykata do ta konsideronte te paligjshem shembjen e Teatrit, ai i’u pergjigj keshtu: sikur te kishte halla …!!!
      Ky eshte kercenim i drejtperdrejte dhe i bere publikisht, live, para mijera shqiptareve qe e degjonin dhe shikonin.
      Me pare, Opozita ka denoncuar kercenimet qe Rama u ben gjyqtareve, duke dhene edhe detaje te tyre. Ka permendur emra konkrete, per ceshtje konkrete, si dhe fjalet kercenuese, te shoqeruara me sharje rrugacerore, qe ka thene Rama.
      Por, meqenese te gjitha keto nuk mund te provoheshin, per shkak se nuk kishte regjistrim a dicka te ngjashme, mbeten ne nivelin e akuzave te zakonshme te Opozites, besueshmerine e te cilave secili e vleresonte sipas bindjeve te veta.
      Sot, mbreme me sakte, Edi Rama, me gojen e tij, u tha fund dyshimeve, duke u veteofruar si prove uleritese e akuzave qe i kane bere kundershtaret, si kercenues gjyqtaresh.
      Nuk behet fjale thjeshte per shantazh – sic po lodhet kot analisti yne t’ua atriboje Bashes dhe Berishes, gje e cila eshte shume qesharake per t’u besuar edhe nga me trushpelari fanatik socialist ( thjeshte sepse nuk munden; edhe po te donin, nuk munden) – por, behet fjale per KERCENIM.
      Tani, Edi Rama e ka ngritur ne nje nivel te ri zullumin pushtetor: kercenon direkt !
      Nga shantazhi , tek kercenimi!
      Dikur i shantazhonte, dhe ky ishte nje shqetesim i madh publik. Shume shkrime, editoriale, debate jane bere per shkak te shantazheve te Edi Rames; dhe keto, jo vetem ndaj gjyqtareve por, ndaj te gjitha institucioneve qe akoma nuk i kishte futur nen kontrollin e tij.
      Shantazhi tani eshte i tejkaluar, per shkak se, pothuaj, gjithcka e ka nen kontrollin e tij. Ne keto kushte, shantazhet nuk kane kuptim.
      Keshtu, ai kercenon…
      Gjyqtaret, prokuroret, institucionet, qe deri dje u bente shantazh, sepse nuk i kontrollonte akoma – sot, qe i kontrollon te gjithe, i kercenon.
      Kercenon ata qe ka nen hyqem, se kushedi mos bejne ndonje “prapesi” dhe nuk u binden urdherave te tij.
      Kryeministri i Shqiperise KERCENON live gjyqtaret – analisti i pare i tij shkarrashkruan per “shantazhet” qe Saliu dhe Luli na u bekeshin atyre…!!!
      Edi Rama bertet dhe ulurine me te madhe se eshte vete ai ujku – analisti i tij i pare mundohet t’u tregoje lexuesve te tij “gjurmet” qe Lulit dhe Saliut…!!!
      Edi Rama thote : ej, une jam ujku! dhe ia fut nje ulurime per te frikesuar gjyqtaret!
      Ne te njejten kohe, analisti i tij i pare, thote : jo jo, mos e degjoni ulurimen e Rames, nuk eshte ai ujku, edhe pse e thote vete qe eshte!
      Ketu jemi bash tek ajo shprehja e urte: i zoti e jep, tellalli se shet! Por, ne variantin me te gerditshem.

      1. ta says:

        bjeri gajdes gajdexhi,se i renke mire.

      2. Edo says:

        O Skypion, sado i keq te jete Edi Rama, mbetet gjithmone “pakez” me i mire se Saliu, Luli, Mona, Iliri e te te gjithe te tjeret. Keto lloj shkrimesh jane nje lloj vertetimi qe nje pjese e popullsise voton verberisht PD dhe qe bind edhe ndonje te lekundur per te mos e votuar me kurre.

      3. Je shum i njeanshem o skypion dhe per kete arsye ajo qe shkruan nuk ka vler. Duhet te jesh me cinik ndaj atyre qe shkruan gazetari dhe te vesh trurin pak ne pun per te kapur thelbin e shkrimit. Ti je si ata ushtaret qe mbyllin syt dhe shkojn perpara ne luft pa menduar ne asnje cast se per cfar luftojn. Ndoshta ti e di arsyen se pse hidhesh ne sulm sa her qe Merua shkruan kunder idhtareve te tu dhe sidomos kunder saliut. Behu me realist o skypion sepse jo te gjith e shikojn situaten me dylbit e tua.

      4. Xhubi says:

        O skypioni, nqs nuk je ne gjume, mos shiko endra me sy te hapura. Na mallngjeve fare. Na bere te kujtojme fjalet e embla qe ka perdorur Saliu ndaj opozites kur ishte ne fron. Edhe kunder presidentit fjale te embla thoshte ashtu sikurse per prokuroren. Ato i mori era apo si?

  1. Kev says:

    Mero Gellbaza, po kur thua se vellai i ketij Gjykatesi eshte vrare ne Gerdec, automatikisht ky Gjygjtar nuk mund te gjykoje çeshtje kunder Berishes apo Bashes sepse eshte ne konflikt interesi. Pra Berisha ka te drejte e ti Mero je mashtrus

    1. Edo says:

      Sipas kesaj llogjike ti pranon qe Berisha eshte zyrtarisht fajtor per Gerdecin.

    2. Kev idioti says:

      i dashur idioti Kev, ne rradhe te pare Basha nuk ka lidhje ne ceshtjen gerdeci, keshtu qe konflikti i interesit nuk egzistin ne asnjelloj aspekti. Per sa i perket Berishes nga ana ligjore nuk gjen kurrsesi ne asnje moment fakte per te shpallur konfliktin e interesit( sepse bota funksionon me ligj, jo me mhb kafeneje). Me behet qejfi qe tpakten ke inteligjencen per te kuptuar qe Berisha eshte fajtor per gerdecin, dhe ndoshta aty mund te nisi ndonjefare debati moral se a ka konflikt interesi apo jo( se ligjerisht nuk ka). Po perseri gjyqtari, ne cdo vendim qe ka dhen kundrejt Berishes, pavaresisht ceshtjeve personale, ka shprehur vendime te arsyetura dhe te bazuara ne ligj( se profesionistet jane te aft te ndajn jeten e tyre profesionale me ate personalen.) Perfundimi, mero nuk genjen, saliu vrau 27 veta ne gerdec, luli vodhi leket qe do shkonin per femijen dhe per ftyren tende dhe gjyqtari nuk ka konflikt interesi kurrsesi ne boten qe jetojm. ndoshta ne boten tende ne viçitol ka, po shumica prej nesh me inteligjenc mbi mesatare nuk jetojm aty. faleminderit idioti Kev

  2. Alban I says:

    Bravo Mero Baze! Mu ne lule te ballit hajduteve, krimineleve dhe tradhtareve te Detit Jon!

  3. Skypion spiuni i sigurimit dhe kandidat per president sherbetor i saliut!

  4. uskania says:

    Si mund të mbrojë gjykata një karakatinë të prishur?

  5. Emigranti says:

    zoti mero, ndaj ketyremostrave, jan me dhjetra e qindra akuza penale e civile, por qe per fatin e keq te shqiptareve, drejtesia e kooruptuar dhe e varur dikur, prej tyre , ne rrge e forma te ndryshme i ka mbyllur.
    dvorani e ndonje gjukates tjer i ndercem qe e kaloi vettingun, luftohet nga keta bastard, sepse kan frik nga krijimi s.
    e shpejti i organeve te hetimit , sic parashikon rreforma ne drejtesi.
    nuk ka paqe e qetesi ne vendin ton, po su vun ne bangen e te akuzuarve, berisha basha dhe politikan te tjer kryesor, te pd, lsi, por te parit qe duhet ti hidhen hekurat esht sali berisha, ai esht shkaktari kryesor i degjenerimit te drejtesis, kaosit dhe shtetit rrumpall, ne keto vite demokracie.

  6. stela says:

    Basha i ka ne parlament teafikantet e ngeli duke akuzuar fatmir xhafen,,, vellai i nadire mecorapes(xhaferri) i akuzuar nga krimet e renda per droge po ja mbylli dovrani ne 2010 ceshtjen. pse nuk i hetohet pasuria helidon xhaferit vellait te delutetes se pd. Nr.56260-00-00314-2011 i Regj.Themeltar
    Nr.00-2013-1595 i Vendimit (306)

    VENDIM
    NË EMËR TË REPUBLIKËS

    Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

    Edmond Islamaj​Kryesues
    Arjana Fullani​Anëtare
    Shkëlzen Selimi​Anëtar
    Artan Zeneli​Anëtar
    Tom Ndreca​Anëtar

    në seancë gjyqësore të datës 20.11.2013, mori në shqyrtim çështjen penale nr.00314-2011 akti, që i përket:

    KËRKUES:​PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË​ SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË​ RËNDA TIRANË
    TË PANDEHUR: ​LAVER TOZAJ,
    HASAN GJINAJ,
    HELIDON XHAFERI,
    ARDI XHAFERI.

    A K U Z U A R:
    Për kryerjen e veprës penale të
    “Trafikimit të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim”.
    Baza ligjore: Neni 283/a/2 i K.Penal.

    1. qaniu says:

      Hej nje pytje, si ja mbylli Dvorani kur me aq sa shkruajte me siper nuk eshte ne trupen gjykuese?

  7. stela says:

    sa leke i dha bashes trafikanti Helidon Xhaferi per te pasur motren deputete ne qarkun vlore Nadire Mecorrapja (Xhaferi). I bej thirje Fatmir Xhafes te verifikoj pasurine e ketij trafikanti dhe te rihap dosjen e tij tek krimet e renda.

  8. nduja says:

    Familjet BERISHA dhe BASHA jane PESHQIT E MEDHENJ qe SHBA thekeson. Keta jane kokat e krimit qe kane vrare e vjedhur Shqipetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje