Përse nuk reagojnë biznesmenët ndaj “listës së zezë” të Bashës?

25 Shtator 2018, 21:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përpjekja e sforcuar e Lulzim Bashës për të hartuar një listë të zezë të biznesit shqiptar, normalisht do të duhej të kishte një reaksion nga biznesi. Do të duhej të kishte një reagim serioz në rastin më të mirë, ose padi në gjykatë për përbaltje të imazhit të tyre.

Në rastin më ordiner, do të kishte replika personale dhe kujtesë për gjobat që u ka vënë në vazhdimësi përmes kompanive të Kunatit.

Lista e gjatë e biznesmenëve që paguajnë haraçin tek kompanitë e Kunatit, është përjashtuar, dhe ka futur vetëm dy prej tyre, me të cilët më shumë është i zemëruar që janë tashmë afër qeverisë, dhe jo në dorë të tij.

Ndërkohë, nëse heton zyrtarisht listën e kompanive që paguajnë tek Kunati i tij, mund të zbulosh lehtë fenomenin e pastrimit të parave, pasi ai me aq të ardhura duhet të kishte rreth 300 të punësuar, por realisht ka një staf modest, ku faturon rroga të larta të njerëzve të tij dhe shpenzime fiktive.

Është pikërisht një “lavatriçe” për të zbardhur gjobat ndaj biznesit, dhe kjo e bën qesharake një listë me 12 vetë që ai citon publikisht, përballë një liste me 300 vetë që e paguajnë rregullisht.

Dhe duket se ky është shkaku që lista e tij e zezë nuk shqetësoi askënd prej tyre. Më shumë se biznesmenët, ka pasur reagim nga opinioni publik mbi fallcitetin e Bashës.

Arsyeja kryesore përse nuk reagoi biznesi ndaj asaj liste është pikërisht se nuk u është dukur serioze. Ata e dinë më mirë se Basha, kush është i privilegjuar apo i privuar nga qeveria, kush është klienti kryesor i saj, dhe kush është nënkontraktor i këtij klienti, kush është prej tyre pagator tek Basha dhe kush vazhdon të punojë prej tyre si i privilegjuar me qeverinë.

Dhe kur shikojnë atë listë, u duket tërësisht jo serioze.

Nga ana tjetër, duket se askush prej tyre nuk e konsideron Bashën institucion. E kanë njohur si njeri që e kanë paguar për shërbimet që u ka bërë si shtetar.

Shumë nga këta biznesmenë e kanë marrë sot në telefon, e kanë fyer dhe i kanë kujtuar borxhet që u ka, dhe ai si zakonisht ka bërë rolin e njeriut të detyruar të thotë ndonjë gjë, se e ka vënë shtypi përpara si të lidhur me oligarkët. Dhe kjo është ana më banale e tij.

Me të njëjtën qetësi që shet Berishën kur i thonë pse rri akoma me të, me të njëjtën qetësi ka shitur dhe daljen publike të tij, duke thënë se ishte i detyruar ta bënte.

Por ajo që ka më shumë rëndësi, është se askush prej tyre nuk e merr seriozisht Lulzim Bashën, as si kërcënues, as si parimor, dhe mbi të gjitha, as si një njeri që do të vijë një ditë në pushtet.

Thjesht e konsiderojnë bezdi të marrurin publikisht me të.

Të njëjtët biznesmenë që hedhin në gjyq dhe gazetarët kur i përmendin, apo shqetësohen nëse preken në shtyp, në këtë rast thjesht e kanë injoruar.

Dhe ky është testi real për peshën e Lulzim Bashës në opinionin publik dhe mbi ata që ai konsideron se i ka viktimizuar.

Nuk janë të shqetësuar prej tij. E dinë që, si u thotë ai privatisht, “e bën nga halli”.

10 komente në “Përse nuk reagojnë biznesmenët ndaj “listës së zezë” të Bashës?”

  1. Tashme jo vetem biznesmenet nuk i marin seriozisht sharjet e lulushit,por edhe populli u mesua dhe po ndergjegjesohet se keta shajne njeri tjetrin per ti mbushur mendjen trushplareve se po punojne,se po luftojne korrupsionin.
    Po a ka budalla qe te besoj kalamanin lulash qe deklaron se do i mari pasurin oligarkeve dhe ja japi popullit,kur ai nuk e fillon nga familjaret e tij dhe berishovicit.

  2. zi says:

    Halli!Eshte gje e madhe Z Mero,
    por halli i cdo njerit prej nesh[njerezve te zakonshem,te larguar,shqetesuar,jetuar,pa informuar,qoruar,shurdhuar,mos dashuruar]
    eshte gjetke,diku midis reales dhe ireales,midis te drejtes dhe genjeshtres,midis mashtrimit dhe trillimit,
    midis vuajtjes dhe terit,varit dhe ferit,vuajtjes te te ndjerit,thikes dhe kallashit,sqeparit dhe mbytjes,gjetjes dhe zhdukjes,
    dhunes dhe frikes,jeteses dhe aritmetikes.
    Psete?Site?Cfaret?Kane mbararur kane ngelur vetem ;
    Kur dhe pse vonohet.
    Pergjigje te thjeshta,llogjike te sakta qe s’ duan stermundime,
    thjesht,pasterti,ndergjegje,ligj dhe pune.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ekonomia te eci perpara kjo ka rendesi.. Kjo partia tjeter PA ASNJE PROGRAM, ZERO ALTERNATIVE, e ka mendjen tek biznesi. Po pse opozite ku e ka mendjen te vij ne pushtet tek biznesi apo tek populli I thjesht?!?! Ke propozimi te reja per bujqesine, mineraret, blegtorine, ndihme sociale etj etj dege te rendesishme te ekonomise ti degjoj populli o qesharak?!?! Ti je me shume ne Holland se Shqipri.. Kush e merr serjozisht kte?!?!

  4. Nje person si Luli xhvates dhe kercenues tregon sa i mjeruar,i pabythe dhe anadollak eshte ky milet

  5. viktima says:

    Po qe se sipermaresit, nuk kane pune, le te meren me guret qe hedh ne pus ky budallai !
    Donkishoti, po mos kishte shoke, do pelciste !

  6. Illyria-Shqiperia says:

    “dhe mbi te gjitha, as si nje njeri, qe DO TE vije nje dite ne pushtet”. Mero, gjuha shqipe eshte e veshtire, por aman kij dhe ti kujdes kur shkruan. Do te eshte me mire te thoje “qe enderron te vije nje dite ne pushtet” se mos e thente zoti, qe ky lloj amfibi pa shtylle kurrizore te behet nje dite Kryeminister.

  7. a.f. says:

    Mero! Ne shume editoriale, me pare je marre me shume me Bashen, madje duke lene paksa ne harrese Berishen. Sot pohon me gojen tende se Basha nuk ka peshe, sigurisht per te nenkuptuar mbi-vlerat e Rames. Nderkaq te gjithe po bejne kerdine mbi kete popull, ose thene me fjale te tjera, kupola e mafies politike eshte ne fuqi dhe shqiptaret po e vuajne gjithnje e me shume. Ndersa ti vazhdon lojen e tyre duke mbrojtur interesat e tua, por jo te qytetareve.

    1. Zigur Qarri says:

      Ne cilin vend te Botes media merret disa here ne dite me opoziten?Politiken e ben pozita,
      ajo eshte pergjegjese nese gjerat shkojn keq,prandaj edhe kritikat i drejtohen qeverise.
      Shqiptaret te paret ne Bote per largimin nga vendi i tyre,Mero akoma akuzon opoziten,
      nje opozite gati e paperfillshme ne Parlament!Kaq keq i ka punet qeveria e”rilindjes”,
      kaq shume ka deshtuar qeveria e droges?!Pa le,Merua kerkon te na mbushi mendjen,
      se biznesmenet e kan injoruar Bashen!Asnje nga keta qe sulmon Merua tre here ne dite
      prej vitesh,nuk i kthen pergjigje Meros,megjithate ai vazhdon!Kuptohet perse biznesmenet
      heshtin,sepse e dijne fort mire pisllekun e tyre,dhe jo me kot Basha i permendi me emra.
      Deri tani e akuzonin qe te dilte me emra,tani qe doli me emra,mosrreagimi biznesmeneve
      na qenka injorim!

  8. Kulaku says:

    Mbrapsh na e thua o z.Mero,…..Listen e politikaneve te ZEZ ti shofim para drejtesise,dhene funde dhe te biznesmeneve…se gjithe keta Biznesmen…jane pjell e LISTES SE ZEZ TE POLITIKANEVE…LERIN POLICET E VARFER QE ME ROGAT E NJE QENI ,PIQEN NE DIELL GJITHE DITEN E LOZIN ME JETEN E TYRE MES KRIMINEKESH.Lerini per ne funde…..se kure do vije vetingu per politikanet…LISTA E ZEZ e tyre….do ken vdek te ndershem e te nderuar si Enveri Ramiz …..e te there….do mbajme mende Salin si sulltanin e ketije vendi zevendesin e denje te Enver Hoxhes..themeluesit me vule si President te ligjit 7501 Pronen ja ligjeroi hajduteve qe e pushtuan…

  9. naimi says:

    medet halli jone thuaj se ne pushtet eshte djali i kopilit te mbretit te pare e aspirant per pushtet eshte kopili i djalit te mbretit te dyte,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje