Perëndimi ndau Maqedoninë

1 Tetor 2018, 18:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Referendumi për emrin e ri të Maqedonisë dhe orientimin e saj pro-Perëndimor, zbuloi një Maqedoni të ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit. Rezultati nuk është aq dëshpërues sa duket, sa i takon forcave pro-Perëndimore, por ai tregon se tashmë Maqedonia ka hyrë në hartën e shteteve që janë të ndara në orientimin e tij pro dhe kundër Perëndimit.

Rezulatati prej 36 përqind, nëse marrim paraysh listat fiktive të votuesve në Maqedoni, që datojnë nga koha e Titos, dhe qindra mijëra qytetarë të saj në botë, që nuk kthehen kurrë në Maqedoni, në fakt është një rezultat që kap rreth 50 për qind të trupës faktike të votuesve. Por kjo nuk e ndryshon situatën.

Shumë vëzhgues të zhvillimeve në Maqedoni fajësojnë Perëndimin, për shkak se u tregua arrogant dhe imponues, duke mos u dhënë kohë qytetarëve të ndërgjegjësoheshin për rëndësinë e referendumit, duke e konsideruar atë betejë partiake. E vërteta është se Perëndimi u bë palë në këtë betejë, dhe humbi.

Ajo që është interesante, ka të bëjë me faktin se shqiptarët në Maqedoni, kanë votuar njësoj si maqedonasit. Nëse sheh shifrat e pjesëmarrjes në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Shkup dhe Dibër, ato shkojnë afërsisht tek 38 përqind, thuajse sa mesatarja e vendit, çka do të thotë se heronjtë pro-Perëndimorë të Maqedonisë, nuk janë shqiptarët, por LSMD e Zaevit.

Ata nuk u përçanë, por u forcuan, ndërsa shqiptarët i ndanë qëndrimet mes pro-Perëndimorëve dhe anti-Perëndimorëve.

Shqiptarët kanë qëndruar në shtëpitë e tyre, shumica të papërgjegjshëm për fatin që i pret nën një Maqedoni anti-Perëndimore, dhe një pjesë të indoktrinuar vërtet nga erërat e Lindjes, në mos ato të Moskës, ato të Ankarasë.

Në finale, dhe ata janë rreshtuar duke u ndarë mes kampit Perëndimor dhe atij Lindor, të Maqedonisë.

E vërteta e hidhur është se Maqedonia u nda politikisht dhe tani e tutje çdo betejë politike, do të kthejë në ideologji të saj, orientimin Perëndimor me atë anti-Perëndimor.

Të gjitha llogaritë që bëhen për ta kapërcyer artificialisht këtë krizë, mund të dështojnë, nëse nuk ndryshon lidershipi i opozitës dhe nëse ai nuk bëhet një lidership pro-Perëndimor.

Periudha dhjetë ditore për negociatat për ta votuar ndryshimin në Kuvend, mund të përfundojë dhe me pazare, por ajo nuk e shpëton dot ndarjen e Maqedonisë.

Edhe zgjedhjet e parakohëshme mund të prodhojnë një rezultat paksa më pozitiv, por jo të duhurin për ta ndryshuar historinë.

Maqedonia sot është një shtet i ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit, duke pasur qytetarë që ëndërrojnë Perëndimin, dhe të tjerë që nuk e duan atë, dhe duke pasur shqiptarë që ëndërrojnë Perëndimin dhe të tjerë turkoshakë apo batakçinj, që nuk e duan atë.

Shqiptarët humbën shansin të ishin faktori i dukshëm pro-Perëndimor i Maqedonisë, dhe u bënë homogjenë me spektrin politik të Maqedonisë. Ata janë po aq pro-Perëndimor dhe anti-Perëndimor sa maqedonasit, duke mos e kuptuar kurrë se ata mund të jenë të lirë jo nën çdo lloj Maqedonie, por vetëm nën një Maqedoni pro-Perëndimore.

Çdo e ardhme e këtij vendi, dhe sidomos mbyllja e kësaj plage, do të hajë shumë kohë, dhe ka të bëjë thellësisht me reformimin e shoqërisë dhe opozitës nacionaliste, që është kthyer në regres për Maqedoninë.

Një pushtet autokrat dhjetëvjeçar, ka mundur të bëjë kërdinë dhe të shkatërrojë orientimin e një shteti të ri të lindur dhe mbrojtur nga Perëndimi me ushtri, qysh ditën e pare të lindjes.

Maqedonia është shembulli konkret përse regjimet autokratike, duhen shpartalluar sapo lindin, pasi pasojat që lënë pas, janë përtej partisë së tyre.

VMRO tashmë mund të përjashtohet nga Partitë Popullore dhe institucionet europiane, por kjo nuk e zgjidh situatën. Situatën e zgjidh një VMRO e re, një lidership i ri, i cili të mos ketë frikë nga elektorati i vet, që ti thotë se Maqedonia duhet t’i përkasë Perëndimit.

Deri atëhere, Maqedoninë që nuk e ndau dot as lufta mes shqiptarëve dhe maqedonasve, do ta ndajë koalicioni i shqiptarëve me maqedonasit pro Europës, me koalicionin e shqiptarëve me maqedonasit nacionalistë, kundër Europës.

25 komente në “Perëndimi ndau Maqedoninë”

  1. Lato Ymeraj says:

    Mos eshte LOJE kjo pune, per te bere KASHTE E KOQE kete kodosh shteti kopil qe i kruhet per te qene Maqedonas ?
    Shtet pa identitet, pa histori.
    Shtet hibrid i formuar ne epruveta laboratori te Josip Broz Titos.
    Shtet muti.

  2. Iliri nga Gjermania says:

    Po narmal Zoti. Baze, kur ke te besh me Shqiptare te Maqedonise qe kur i pyet a je Shqiptar, kane frke ta thone qe jane Shqiptare, e te thone jam Turk dhe jo Shqiptare.
    Keto ja solli besimi fetare atyre, edhe tani Maqedonasit buk i quajne Shqiptare por Turq.
    Ja keta jane ata Plerat qe nuk shkuan ne Votime por ndejten ne Shpi duke pi Çaj dhe duke henger Fara.
    Jane Plera.

  3. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Mero,
    ata shqiptare qe nuk moren pjese ne votime nuk mund te klasifikohen thjesht anti-Perendimore,turkoshake apo batakcinj.
    Jo!
    Jane nje pjese qe nuk jetojne fare ne Maqedoni.Kane ikur per shkak te pozites diskriminuese te shqiptareve atje.
    Pastaj jane nje pjese qe nuk e duan egzistencen e shtetit Maqedon (qe nuk jane pak),si nje shtet artificial qe ka gjithe keto vite qe kerkon te ngrihet mbi identitete te rrema!Pra,jane antiperendimore,nese mund te quhen te tille,vetem se Perendimi mbeshtet Maqedonine si shtet,ne te cilen shqiptaret as e kane gjetur vehten dhe as besojne se do ta gjejne edhe me ndryshimin e emrit te saj.
    Mero,
    mendoj se editoriali jot eshte pak i nxituar ne konkluzionet qe nxjer per arsyen e bojkotit shqiptar.
    Vuajtjet dhe diskriminimi i shqiptareve ne Maqedoni dhe diskriminimit nen Jugosllavi, jane 100 e ca vjecare dhe nuk mund qe shqiptaret ti harrojne me 1 muaj.
    Shkurt!
    Shqiptaret e duan Perendimin dhe demokracine perendimore,por nk duan egzistencen e shtetit Maqedon qe mbeshtet Perendimi.Bile,edhe ata qe kane votuar referendumin nuk e duan shtetin Maqedon.Por kane votuar nga e keqja!

    1. Leon Rrapini says:

      Tamam Ish Republika Jugosllave e Maqedonise duhet te quhet Bashkimi Shqiptaro-Bullgar. Keshtu le te kenaqet Shovenizmi klerikal i cilesdo ane.

  4. Patriot says:

    Shkrim anti-shqiptar ne thelb!

  5. Abdylmenaf Qameti says:

    Respekt për vlerësimin që i bëre gjëndjes politiko-sociale në maqedoni, e sidomos për pjesën “shqiptare” e cila është aq konfuze, si në aspektin politik edhe në atë kombëtar dhe vështirë të gjindet një rasë e tillë, që herë thirren shqipëtar, herë myslyman, herë turq, herë maqedonas dhe më shpeshë majmuna ( kërkoj ndjesë nga majmunat ). Kësaj rase i duhet një emancipim i llojit të “xhaxhit”, nga se mësuesi dhe arsimtari kot e bënë punën në shkollë, kur hoxha i fshatit dhe lagjes u tregon “xhematit” përralla me lesh, kinse po u arsimove do bëhesh sllav dhe kështu automatikisht edhe i pafe. Kush e vizitoi njëher maqedoninë, me siguri ka parë dallimin në mes të lagjeve bullgare dhe atyre shqiptare. Sikur të shkosh nga gjermania në bangladesh. Më e keqja e gjithë kësaj është që këta naivët e verbëruar nga islami i shekullit të 19’të, këtë varfëri shpirtërore e proklamojn si arritje dhe krenohen me atë.

    1. Leon Rrapini says:

      Qe ke kryqetar mesjetar o Qameti. Je nga ata qe jane ndare ne dy grupe per lindjen e “qytetrimit botror prej lindjes se Krishtit prej shtatezanise se Marise 14 -15 vjechare prej Jehovahut (Allahut). Njeri grup thote ka lindur ne Athine, tjetri ne Rome. Mandej shtojne se Krishti solli Rilindjen Europiand dhe Qytetrimin Perendimor.

  6. Tajari says:

    Kjo tregon se Shqipetaret praktikisht nuk jane aq perendimore sa I ben propaganda gazetareske.
    Tung

  7. Arber iliri says:

    Mero ja fut kot sepse faktin e ke kot.Nese eshte 38% e shqiptareve ne lista do te thote reth 80% e shqiptareve qe jane ne maqedoni se te tjeret jane ne kurbet por jane ne lista.ndaj te3 them se gjykon gabim per shqiptaret e maqedonise.Duro te mesosh perqindjen e sakte o njeri pastaj jep konkluzione.

  8. Shqiptar says:

    “Maqedonia ibth jo BE-sw”. Keshtu titullonte gazete Italiane La Stampa. Jam 100% dakord. Referendumi nuk e ndau Maqedonine, thjesht nxori ne pah se SllavoMaqedonet jane pro Rus dhe nuk e duan BE-ne. Ciao Mero.

  9. Tomor says:

    Ka nje fakt qe duhet ta pranojme:
    Shqiptarët e Maqedonise (Shkup, Tetove, Diber, Gostivar, Kerçove, Struge etj) jane ne lista votimesh por jetojne jashte. Ashtu si edhe ne Shqiperi, ndoshta me shume se tek ne.
    Ata, ashtu si edhe tek ne, kane vite qe nuk marrin pjese ne votime. Dhe jane mosha e punes, votues.
    Ky eshte nje problem qe edhe Tirana duhet ta kete parasysh. Jane jo pak ata qe e kane emrin ne lista votimesh, por qe legale apo ilegale jetojne jashte.

  10. evgjitngrenesi says:

    mero kjo është një humbje e shumkulturalistëve ,ku midis te tjerëve je dhe ti, ndaj kombëtarizmit! shqiptarët do kishin bërë mirë të mos votonin fare. ishte një përplasje midis dy kombeve artificiale. grekët dhe sllavomaqedonët. interesi i shqiptarëve është të mos ketë fare maqedoni. le të shpërbëhet ai shtet ,ashtu siç edhe jugosllavia,çekosllovakia e me radhë. shteteve të tillë eksperimentalë po u vjen fundi bashkë me dështimin e shumkulturalizmit . shqiptarët edhe kësaj radhe janë prapa historisë. rreshtimi me internacionalizmin e dështuar është tregues tipik.

  11. Arbeni says:

    Mendoj se pjesa derrmuese e shqipetareve që jeton në zonat rurale jane pa pike civilizimi,te pashkolluar.Ata besojne me shumë hoxhen e fshatit,nje filo turk i shitur edhe tek sherbimet sekrete serbosllavaqedonase.Pra kjo mase e konsiderueshme njerezish nuk e kuptojne se te votosh per nje shtet properrndimor do te thote te shpetosh nga zhjedha dhe çizmja e policit sllavomaqedonas.Keta dallkauk që vishen e mendojne njesoj si anadollaket nën nje gabim te pafalshem,bën gol ne porten e tyre.Keta budallenjë turkoshak kur shkojne neper zyra apo edhe atje ku presin nje bilete treni apo autobusi flasin me ze te ulet nga frika.Kete gje e kam pare me syte e mi njehere që udhetova Londër-Beograd-Shkup.Nje mesogrua shkonte nga Shkupi per në Struge sepse i kish ndodhur nje vdekje në nje fshat te Struges dhe agjenti nuk i dha biletë.E degjova që i foli me ze te humbur por nuk e kuptova çfare i tha.Pashe që ajo u largua nga sporteli duke qare,ndersa ai surratmuti qeshte.Mund te me jepni dy bileta per në Struge zoteri i thashe?Po me tha me nje anglishte te çalë.Kushtonin € 5.Mora biletat dhe njeren ja dhashe gruas.Me faleminderoi dhe me tha se keta qelbesira tallen me ne.Ju silleni si te trembur me ta i thashe.Nuk na u ndane si muti pas kepuce keta shkije te qelbur vazhdoi.Pra keta jane mesuar te sillen kesisoj dhe si duket nuk ju beka perdhtypje gjersa nuk dalin te votojne.Eshte nje parti hoxhallaresh atje që quhet Besa,ata rrezikzesë besoj do kene bere propagande alla Erdogan ?.

    1. Shemia says:

      Zotrote, Arbeni, qenkeni nje perfaqsues i fundamentalisteve te krishtere mesjetar qe i shihnin Shqiptaret te ndare ne Turq, Grek, Latine, serbe dhe Bullgare dhe, ata qe shkruanin shqip i therrnin apo helmonin. Bravo Ben Kristian Kryqetari i Priftit Antihoxhe.

  12. moni says:

    Analize e ceket! Ketu nuk behej fjale por perendimit apo kunder perendimit. Ketu kemi te bejme me nje teke te Greqise, e cila si gjithe tekat historike qe ka patur ka marre vemendjen e Europes. Dhe shume “maqedonas” nuk e gelltisin dot kete, pavarsisht se besojne apo jo se jane pasardhes te Aleksandrit, dhe pavarsisht nese jane me Zaevin apo me VMRO. E njejta gje per shqiptaret. Cdo tu sillte ndryshimi i emrit pervecse te legjitimonte Zaevin si demokrat i madh qe do antaresonte Maqedonine ne NATO dhe BE? Nderkohe qe ai nuk eshte i tille, dhe ne thelb nuk u ka dhene asgje shqiptareve pervece pasqyra ne kembim te arit.
    Problemi eshte me i thelle akoma sic dihet gjeresisht qe kemi te bejme me nje shtet pa identitet, njelloj si shtetet pas koloniale ne Afrike, ku e vetmja gje qe i bashkon popujt qe jetojne ne to eshte fakti qe kane qene territore te kolionalizuara nga Anglia apo Franca. Dhe rezultati eshte katastrofik, luftra civile, genocid, destabilitet.
    E njejta gje ne Maqedoni, nje shtet artificial qe nuk mund te jete kurre i bashkuar.

    1. Leo says:

      Shkelayshem. Greqia, po te ish demokratike duhej te thoshte qe Aleksandri i Maqedonise ishte i biri i mbretit te Maqedonise qe pushtoi qytet-shtet greqisht-folese, sich qe gjuha e kultures mesedhetare dhe i ktheu ne vasale te Maqedonise. Pra Aleksandri e trashegoi pushtetin permbi Qytet-Shtete nga i Ati si pushtues i tyre. Prandaj Greqia, per te mos patur frike se mos ne Maqedoni del ndonje Filip i Ri, duhet te ndroje emrine e bishtit te Maqedonis qe e ka aneksuar sikur e kishte te saj dhe sikur pushtuesi ishte grek, kur bota mbare i thote Aleksandri i Maqedonise.

  13. Peter says:

    Ky shkrim nuk besoj se parapet bindjen e Meros- Artikullshkruesit . Nje Gazetar i ketij niveli , I sakte me analizat politike qe ben , nuk mendoj se e beson ate qe shkruan per ne ta lexojme.
    1- Referendumi nuk ishte per te percaktuar qe Maqedonia eshte Pro perendimit apo Lindjes. Orientimi pro-perendimot i Maqedonise eshte I padiskutueshem- Kete Mero e di mire.
    2- Rezultati i Referendumit tregovi Rezistencen e nje Kombi dhe te gjithe Qytetareve te Maqedonise kunder politikes se forces, presionit, poshterimit……. Rezultati tregoi qe Kombi Maqedonas dhe Qytetaret pa perjadhtim te Perkatesis kombetare, perfshi dhe ata me kombesi Shqipetare , nuk pranuan qe te Poshterohen ne menyre kaq te ulet, nga Forca qe vetem Qellim te mire nuk kane per Maqedonine , duke e detyruar te ndroj Emrin- Kete Mero e ka shume Te qarte.
    3-Pak retrospektive—- Shqiptaret , ne periudha te veshtira Historike, kane qene te detyruar te ndrojne Fen ,te nderojne Emrat, te tjetersohen.
    Une pyes Meron, a ka qene e drejte ajo qe i ka ndodhur Shqiptareve???? A ishte e drejte poshterimi qe i eshte bere, qofte me Besimin Fetar, qofte me Emrat ??
    Ta mbash emrin Hasan, Hysen, Mero nuk do te thote se je turkoshak apo batakci, akoma me shume kunder Perendimit, dhe e kunderta, po pate emrin Kristo, Vangjel, Niko automatikisht je pro-Perendimor.!!!!—- edhe kete Mero e di shume mire.
    Mero, per arsyet e veta, ben Analizen , ashtu sic i kane thene ta bej, Jo se nuk e di si eshte e verteta, akoma me shume nuk e Brson ate qe shkruan.
    Si perfundim, Maqedonia, ky Shtet dhe ky Komb I vogel, tregovi Trimeri dhe Dinjitet, nuk u perkul dhe nuk u Tjetersua, pavarsisht presioneve dhe joshjeve te shumta. Qytetaret e maqedonise jane Shembull Historik Pozitiv per te gjithe ata qe duan te jetojne me dinjitet dhe duhen Respektohen per qendrimin qe mbajten.
    Une mendoj qe Historianet do ta studiojne kete fenomen , pozitivisht , si karakteristike e etnive me Rrenje Te thella Kombetare dhe identitare.

  14. aMEROkan says:

    Mero. Ky deshtim eshte investim amerikan. Maqedonia do ndahet dhe nje pjese do i shkoje Shqiperise e nje tjeter Bullgarise.

  15. Plaku i mocem says:

    Ju kujtoj Luften e dyte Ballkanike ajo lufte u be per trojet e kesaj zone.Maqedonia molle sherri midis Bjullgarise,Serbise,Greqise,Shqiperise.Kusuret e Luftrave Ballkanike nu i ka pesuar Turqia por vetem shqiptaret.Haka duhet te veje tek i zoti.

  16. Kuq e zi says:

    Te dogji komenti im qe shkrova qe me 1 tetor qe se boton?
    Nqs ti trembe nga komenti im si mund ta besoje qeveria ty propaganden per fitore?
    Nenvizoj skam votuar asnje here dhe kjo me jep te drejten ti kritikoj te gjithe prandaj botoje se nuk haj njeri

  17. ta says:

    HAJDE SE SHQ.NE MAQ.NUK E DUAN SHTETIN PO SHQ. NE SHQ.NUK E DUAN SHTETIN,DMTH SE SHQ.JANE MALOKE.

  18. Ajet Delaj says:

    Zoterinj te nderuar nje gje realisht nuk e kuptoj : Kryeministri Zaev dhe Kryetari i Parlamentit shqiptar gjoja jane pro perendimit dhe votojne me listat e kohes se Titos po thone. Ketu ka tradhti burra. Perendimoret ose nuk shohin ose nuk duan te shohin realitetin ku komunistet dhe fondementalistet nuk e duan perendimin . Sado lule ti vesh kjo doli qarte ne Maqedoni. Megjithse cdo e keqe mund ta kete nje te mire mbrapa pasi nuk mendoj se perendimi do e toleroje nje shtet te deshtuar ne qender te europes apo sic i ka pas percaktuar Presidenti Bush si shtete bastarde. Pas kesaj dihet se cfare vjen.

  19. undefined says:

    Sllavet dhe shqiptaret qe nuk votuan nuk kishin ndermend te permbushnin tekat e rradhes te Greqise dhe Europes dhe eshte mjaft mire keshtu…..shqiptaret nuk fitonin asgje ne kete mesele perkundrazi….mjaft me perralla me lesh qe i jane treguar popujve ketu e 200 vjet per interesa gjeopolitike Europa duhet te kuptoje se nuk mbahet me vend e pa vend krahu i Greqise ose do te marri nje dite “te gjatin me gunga” dhe keq fare

  20. Lumi says:

    Sikur ja ke fut kot o Mero. Leri shqiptaret ne hallet e tyre e mos kerko me teper prej tyre. Ai shtet nuk eshte shtet shqiptar po maqedonas, sepse atje jane rreth 70% maqedonas dhe 30 % shqiptar. Peshen kryesore te atij vendi e kane dhe e vendosin maqedonasit, ne shume aspekte. Nese dikush duhet te merakoset per shtetin te paret duhet te jene maqedonasit, qe e administrojne dhe e sollen ne kete derexhe. Shqiptaret nuk mbajne fare pergjegjsi dhe as u rruhet per ate shtet qe I ka vrare, nuk u lejonte gjuhen dhe arsimin, as pushtetin, as ekonomine. Maqedonia keshtu do jete dhe per shume kohe, mos u merakosni me shume se vet maqedonsit. A e ke pare ndryshimin mes jeteses se shqiptarve dhe maqedonsve. Mjaft me keto dashuricka.

  21. Abdylmutalip Dardani says:

    Rrini urte o shqiptaro turk se jeni mire ne ate shtet qe keni se po u bashkuat me shqiperine do beni vetvrasje ,mos e kruani me gjethe fiku .kete e kuptoni edhe ju ne thellesi te ndergjegjes tuaj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje