Nga Mero Baze
Taulant Balla ka qenë sot mbi dy orë në prokurori duke plotësuar me faktet e veta, padinë për akuzën e ngritur ndaj tij nga Lulzim Basha dhe ekipi i propagandës së tij. Për herë të parë prokuroria regjistroi një procedim penal ndaj një politikani të lartë si Lulzim Basha dhe ekipit të tij, bazuar në dyshimin për shpifje për qëllime politike ndaj një rivali të vet.
Rasti vlen përtej Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.
Jeta politike në Shqipëri dhe sidomos kultura e “qytetarit digital” nuk është puna se kanë ngulitur në politikën shqiptare një kulturë të shpifjes për qëllime politike, por kanë dëmtuar rëndë mbi të gjitha çdo kauzë opozitare, bazuar në fakte boll të dhimbshme dhe pa shpifjet e tyre, duke bërë relative çdo dramë të vërtetë politike në vend.
Mjafton të marrim dy rastet e fundit, atë të Toyota “Yaris” dhe rastin e Fushë-Krujës.
Rasti i Toyota “Yaris” ishte mjaft i rëndë, pa pasur nevojë që Lulzim Basha të shtonte Taulant Ballën. Në një vend ku mafia ka krijuar një “Wester union” privat për të sjellë paratë e drogës dhe krimit nga Perëndimi drejt Shqipërisë, është mjaft i rëndë edhe pa pasur gisht direkt ndonjë qeveritar i Shqipërisë.
Mjafton që qeveria e Shqipërisë nuk e ndal dot këtë fenomen, është një fakt mjaft i rëndë. Disa muaj para se të ndodhte kjo, ka pasur raporte shërbimesh të disa qeverive Perëndimore që rekomandonin si pistë hetimi transportin e makinave të përdorura në Evropë, si rrugë për transportin e parave.
Më në fund një operacion i përbashkët i policisë shqiptare me ato evropiane e identifikoi rastin dhe e kapën.
Opozita kishte boll lëndë të parë për t’u treguar se sa keq ka funksionuar shteti shqiptar. Sepse Lulzim Basha duhet të shtonte kot Taulant Ballën në atë histori, vetëm se ai merret me akuza ndaj Kunatit të vet, vetëm Lulzim Basha e di. Dhe në fund i del që, ai që priste lekët është një tip që fotografohet në zyrë me Lulzim Bashën dhe ruante çadrën e PD një vit më parë, gjatë protestës.
Natyrisht nuk mund të bëhem aq idiot sa Lulzim Basha të them se ai punonte për PD. Por ai përdorte PD si mburojë politike për të bërë biznesin e parave të pista. Duke futur politikisht emrin e Taulant Ballës, Lulzim Basha vetëm sa e rrëzon këtë kauzë dhe e bën atë të pabesueshme dhe pse në mënyrë të dhimbshme është e vërtetë.
Rasti i dytë pastaj është dhe më i rëndë. Rasti i Fushë-Krujës është historia e përditëshme e Shqipërisë dhe fati i njerëzve të pafuqishëm në provinca, ku sundon krimi dhe lidhjet e tij me pushtetin. Edhe pse policia është formalisht korrekte në ato procedura edhe pse prokuroria pas zhurmës e filloi dhe po e vazhdon çështjen, është e qartë se denoncimi publik ka rolin e vet. Por ndërkohë denoncimit publik, i shtohet si bisht prap Taulant Balla, se i duhet Lulit të marrë hak për Kunatin, dhe atëhere vëmedja shkon nga fati i Xhisielës, tek fati i Taulantit dhe Lulit.
Dhe sot në prokurinë e Tiranës të gjithë pyesin se çfarë depozitoi Taulanti, ndërsa të martën kur duhet të paraqitet Lulzimi do pyesin të gjithë çfarë tha Lulzimi. E gjithë kjo është një humbje e kotë energjie, për shkak të një mashtrimi të opozitës, duke dobësuar kauzën reale në këtë rast, që ështe e vërtetë dhe ka të bëjë me pushtetin e lidhur me krimin në një provincë.
Ndaj ky proces ka rëndësi të shkojë deri në fund. Lulzim Basha duhet të heqë dorë nga marrja e raporteve mjekësore për të mos shkuar në prokurori, siç bënte me hetimet e “Rrugës së Kombit”, dhe po ashtu ekipi i tij i propagandës, duhet të shkojë dhe të dorëzojë provat e Kinostudios “Shqupi i ri”, që ka për Taulant Ballën. Alarmi i Lulzim Bashës, i shprehur dy ditë më parë në portretin asimetrik të Alibeajt, që thoshte se “Taulantin e kanë fshirë nga kamerat”, duhet të formalizohet në gjykatë. Dhe nuk është puna të dënohet Lulzim Basha dhe ekipi i tij i propagandës, por të ndihmohet mbi të gjitha shoqëria që ky ekip karagjozësh, të mos djegë kauzat e vërteta për hallin e familjes së tij, meqë përmendet kudo ku ka para, tendera apo gjoba mbi biznesin. Opozita është një mision më i gjerë dhe më i madh, se sa të shërbejë si zyrë juridike për të mbrojtur Kunatin e tij. Dhe në këtë rast, ky procedim penal, vlen më shumë për ata që pengojnë opozitën të bëhet opozitë, se sa për ata që duan të mbrojnë qeverisjen.
Dakort , Mero,por ke kaluar pa përmendur një fakt tepër të rëndësishëm që rëndon shumë zullumet e Lulit. Faktin që ai me lehtësinë më të madhe dhe me paturpësinë që e karakterizon , bëri dekonspirimin e aksionit ndërkombëtar në rastin e ” Toyta Yaris”, duke vënë në rrezik jo vetëm
susesin e aksionit por edhe sigurinë kombëtare dhe besimin e organeve ndërkombëtare.
Prokuroria nuk duhet ta kalojë lehtë këtë fakt. Dhe ti e kupton, besoj, se kjo ka të bëjë edhe me atë se kush i priste milionat.
undefined
Prokuroria nuk duhet te flere te marr freret dhe te bej pune, Lul basha dhe Berisha duan lufte qe te shpetojne vetet e tyre dhe familjet, prandaj e kane ven shpifjen ne maj te cdo gjeje, asgje tjeter atyre dy shpifesve nuk ju intereson, ata vrasin te vetet dhe nuk duan tja dine, i vrasin naten dhe i qajne diten, ate pune e bejne mire,
zoti mero, keta karagjoz, qe vazhdojn me histori babalesh, jo vetem duhet te diskreditohen publikisht, por edhe te denohen, per shpifje dhe insinuata te kesaj natyre. snxuaren mesime nga diskretitimi dhe mashtrimi qe ben me babalen.
opozit karagjoze, ne vend te meret me probleme madhore ne interes te publikut meret me budallalleqe qe , ja ulin vleren dhe degjenerojn misjonin e saj, si opozit.
me cfar sy e surati dote dalin e flasin tani berisha , basha, monika , cakej e lakenj, kur dokumentat qe shohim flasin se , se jo vetem plici emiljano qe ka mashtruar, por edhe basha, qe kerkonte hetimin e balles, qe spas tij, kishte ven pistoleten ne kok emijonos. ne fakt balla del se paska qen ne pogradec per pune parie apo private.
Zoti Mero, më duket se në mënyrë dinake e të stërholluar, kërkon ta mbrosh Lulushin dhe PD-në (thonë që dashuria e parë nuk harrohet), kur thua që “Natyrisht që nuk mund të bëhem aq idiot sa Lulzim Basha që të them se ai punonte për PD-në”, kur dihet që PD-ja është foleja dhe streha e të gjithë hajdutëve, kriminelëve e mafiozëve të llumpenit shqiptar, përfshi dhe vetë “politikanët” e saj. Shërbimi më i madh i Mediave është që e quajnë PD-në, LSI-në e “bishtat” e tyre, OPOZITË NORMALE, si në çdo vënd demokratik…, ndërsa janë grupime hajdutësh injorantë, që kërkojnë me çdo kusht të zhvatin… !!! Pse e fshihni faktin, që ishte vetë Basha që lajmëroi “publikisht” ardhjen e parave dhe “marrësi” u fsheh…???!!! Kush e lajmëroi Lulushin për paratë në makinën Toyota…???!!!
E dyta, thua (me “pafajësi” fëmije) “Nuk është puna të dënohet Lulzim Basha dhe ekipi i tij i propagandës…(???!!!) “, që në fakt është ekip shpifjesh monstruoze dhe duhet të këkoje me forcë dënimin e tyre…! Po vërtetohet shprehja që “të gjithë notojmë në të njëjtën gropë fekalesh”…!
Zakonisht, nuk m’i botoni komentet, ndoshta se kanë të vërteta “që djegin”, të shikojmë kësaj rradhe…
Ne shkrimet e Meros, ky Balla eshte I pranishem ne mbrojtje te Meros. Jo o Mero, ai eshte nje mafie e gjalle qe shume shpejt do to dalin zullumet. Te mbrosh ate sepse sulmon Berishen e Bashen si I besushem I Rames do te thot ti kthesh gjerat kokeposhte. Mos Mero me Keta plehra.
IKu bazohesh time mer tyc Vicidoli? Apo I nxirrni faktet nga bytha ju si Lulushja!
undefined
Dua te shpreh nje mendim .qofsha i gavuar. Qe ky vend ka arritur ne kete deregje. fajin e kane mediat perse? Sepse ftojne ne studio njerez fare pa karakter. jo me larg se mnreme degjova Mesilen dhe Manjanin po keyta kur dalin dhe pronencohen kane harruar se qfar kane thene vite me pare kur kane qene ne pushtet keta nderojne opinjonet vdo 4 vjet e kush i beson ye yille jane edhe ca palo analist si Zhei. Bushati. Ylly rakipi. apo ca deputet si Dash shehu e Nard Ndoka qe ta shpifin me byth lepirje boll se na shkaterruat