Nga Mero Baze
Ka një acarim të “gardës së vjetër” të politikës në opozitë rreth shkuarjes së Lulzim Bashës në prokurori. Në fakt ai ka shkuar të ballafaqohet me akuzat e pabaza, që ka bërë rreth pranisë së Taulant Ballës në Komisariatin e Fushë-Krujës në rastin e Xhisiela Malokut, një praktikë e rëndomtë ballafaqimi në çdo proces hetimor.
Por shqetësimi tejkalon arsyet përse ai ka shkuar në prokurori. Disa aleatë të tij dhe kryesisht rrethi i Berishës, ndjehen të alarmuar, jo nga ndonjë rrezik që e pret Lulzim Bashën, pasi shpifja këtu ndëshkohet me lekë dhe Bashës nuk i mungojnë, por nga ideja që ai ka pranuar të shkojë.
Kjo është si një prishje “magjie” dhe duket se acarimi është më i madh me Bashën, se me vetë prokurorinë që e ka thirrur. Vetë Basha, duke e ndjerë acarimin që Berisha ka me faktin që ai ka shkuar në prokurori, sapo doli nga dera e Prokurorisë u përpoq ta lehtësojë pozitën e tij para militantëve, duke theksuar se shkuarja në prokurori nuk është fundi i opozitës.
E gjitha kjo vjen nga fakti se, mos shkuarja në prokurori dhe mos përballja me akuzat është një proces, që paraardhësi e tij e ka pasur krenari. Ai nuk ka pranuar të shkojë në prokurori as për akuzat e vitit 1997, as për vrasjen e Azem Hajdarit më 1998 dhe as për ngjarjet që pasuan vrasjen e tij.
Ai ka shkuar vetëm një herë në polici, i shoqëruar me dhunë nga policia më 28 nëntor 2000, kur ishte kryeministër Ilir Meta, pas ngjarjeve të dhunshme në Bajram Curri. Dhe krenaria e tij e vetme dhe fuqia në publik për akuza të papërgjegjshme ka qenë pikërisht mos shkuarja në prokurori.
Është kjo arsyeja që shkuarja e Lulzim Bashës në prokurori, ka alarmuar rrethin e Berishës dhe të ngjashmit e tij në opozitë, pasi është thyerje e një miti për mos përfilljen e drejtësisë.
Lulzim Basha ka bërë shumë mirë që ka shkuar, dhe kjo nuk ka lidhje me akuzën me të cilën është përballur, por me modelin e ri të të sjellurit ndaj drejtësisë si lider i opozitës. Ai vetë i është shmangur boll drejtësisë, gjatë procesit të hetimit ndaj tij për “Rrugën e Kombit”, nën ndikimin e shkollës së Berishës, që drejtësia nuk duhet përfillur kur i ke faktet kundër.
Por sot shkoi dhe kjo ka alarmuar realisht Berishën dhe njerëzit e tij, pasi i ka hapur rrugën shkuarjes para drejtësisë të kujtdo prej atyre që do të thirren, që nga çeshtja “CEZ”, deri tek “21 Janari” apo afera te tjera, nese rihapen.
Alarmi se po vendoset diktatura nga shkuarja e Bashës në prokurori, apo akoma më keq, alarmi se po frikësohet opozita, në fakt është alarm i rremë. Ata që po frikësohen janë ata që e kanë pasur kulturë politike mos përballjen me drejtësinë, të pandëshkuarit e mëdhenj të Shqipërisë, të cilët të vetmen fuqi politike që kishin, e kanë demonstruar duke mos përfillur drejtësinë.
Shkuarja e Bashës është përjetuar prej tyre si një e keqe që po u vjen prej Bashës dhe jo prej Ramës. Është një shembull që i vë ata në pozitë të vështirë dhe të pajustifikuar, kur të përballen me të njëjtën situatë. Nuk di nëse Basha e ka bërë me vetëdije apo jo këtë gjest, por në fakt i ka trembur të vetët, më shumë se sa mund t’i trembë drejtësia. I ka trembur, pasi u ka hequr shansin të mbrohen si kaçakë. Dhe duket që s’po u del e keqja me atë që ka bërë, duke ua thyer mitin e njerëzve që nuk pyesin për drejtësinë. U duket nje thikë pas shpine!
Mero! Nuk besoj se Lulja u ndergjegjesua. Ajo u detyrua, edhe t’mos donte te shkonte, do ta detyronin. Aktoret dhe rregullat e lojes ndryshuan, u prishen raportet. Ne prokurori nuk eshte me detashmenti i tyre, edhe ata qe jane, nuk kane kurajo t’mos veprojne. Zgjidhje tjeter nuk kishte. Mbase shteti me organizmat e veta ligjzbatuse po fillon te leviz ne drejtimin e duhur!?
Skane ku shkojne Kaçaket, as Ferrat nuk i bejne pune me ketyre Plerave.
Kjo është REAL DEMOKRACIA.!
TË GJITH TË BARABART PARA LIGJIT!
⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
Sot shkon vete lepuri te qerrja.Koha ka ndrushuar.Nuk eshte me ne fuqi plaku Mere qe bente drejtesia si thoshte ai.
problem i madh …………………..
pse nuk le postimin o gazetare te pavarur
problem i madh …………………..
pse nuk le postimin o gazetare te pavarur
njesoj si saliu
bravo
bravo ………
Problemi nuk eshte a shkoi dhe pse vajti. Problemi eshte a do denohet ndonjehere per ato qe ka bere, qofte ky , apo ndonje tjeter qe kane abuzuar me pushtetin nga te dyja palet. Te gjithe para ligjit jemi njelloj (teorikisht te pakten)
Në një vend ku nje langaraq dosido kercënon prokuroren e përgjithshme publikisht në mënyrë mafjoze dhe nuk ndodh asgjë , në atë vend shteti ka mbaruar.
Pse me deshire eshte vajtja ne prokurori? Eshte detyre qytetare, ndryshe shkon ” si Chechua “. Kam besim se te gjitha ato te mosvajtura ne ish prokurorine plepisto-berishjane do mblidhen ne nje vajtje finale, ku do shihet rezultati i Reformes ne Drejtesi.
undefined
pac kemben e mbar o lul basha, pamvaresisht se ti dole pa lagur, dashur , pa dashur nje mesim te madh e dhe, qe mbas teje , sa me par prokurria duhet te mar ne hetim babain tend shpirteror sali berishen, qe ka ber me shum krime se ju dhe akoma sesht ndeshkuar, sepse drejtesia ka munguar, tani drejtesia ne vendin ton po rilind.
faleminderit 100 her nenes amerik, per rreformen ne drejtesi.