Nga Mero Baze
Nisma e kryeministrit të Shqipërisë kundër shpifjes dhe përdorimit politik të saj, është në të vërtetë një betejë e informacionit kundër propagandës. Dhe beteja e informacionit kundër propagandës fitohet me informacion, dhe jo me propagandë. Me propagandë qeverisin zakonisht vendet diktatoriale, ose regjimet e mbyllura. Qeveritë e hapura dhe vendet e lira, qeverisin përmes informimit.
Në këtë pikë, beteja e Edi Ramës kundër shpifjes, do të ketë aq sukses, sa ka sukses fuqia e administratës së tij për të dominuar propagandën me informacionin zyrtar.
Reagimet e para të institucioneve të tij nuk janë pozitive. Ato dëshmojnë se po reagojnë ndaj nismës së kryeministrit me një fushatë politike, dhe jo me detyra profesionale.
Ilustrimi më i mirë është vënia në lëvizje e AKEP për formalizimin e portaleve dhe regjistrimin e tyre, dhe konfuzionin e veprimeve në këtë pikë.
Në një shkresë të AKEP, bërë publike sot në shtyp, listohen një sërë portalesh, që sipas tyre nuk kanë NIPT dhe nuk janë regjistruar, ndërkohë që portaleve dhe gazetave me faqe online u kërkon të bëjnë publike NIPT-in.
Duket që kjo është një lëvizje propagandistike, e cila më së paku tregon se AKEP vepron sipas perceptimeve publike, dhe jo sipas ligjit.
Së pari, ajo lista e bërë publike ka plot pasaktësi, pasi disa prej atyre portaleve janë të regjistruar nën një emër tregëtar.
Fjala vjen, faqja “Opinion” është veprimtari e emisionit “Opinion”, dhe është produkt online i një redaksie legale, dhe nuk ka pse listohet aty.
E njëjta gjë dhe për faqet e tjera të emisioneve si TPZ.al etj, apo faqet e gazetave dhe televizioneve.
Ato kanë një emër tregtar pas tyre. Disa portale nga ajo listë mund të jenë vërtet informale, por duke mos qenë listë e plotë, krijon konfuzion.
Ajo çka është më e rëndësishme në atë listë, nuk janë ata që janë listuar, por ata që nuk janë listuar, dhe që janë nja 700 portale të tjera, nga ato të tipit një njeri pesë portale, që nuk janë të regjistruara. Por meqë punonjësit e AKEP nuk i kanë ndeshur këto portale, nuk i quajnë se ekzistojnë.
Kjo do të thotë se lista nuk është prodhuar nga një procedurë profesionale, që vjen nga një listim nën garanci shkencore, por nga portale që kanë parë e dëgjuar punonjësit e AKEP. Dhe si e tillë, ajo demonstron më së paku, se sa larg përgjegjësisë zyrtare është AKEP, për të detyruar portalet të regjistrohen.
Ai duket vetë i pa-informuar për gjendjen dhe nuk mund t’ia dalë dot të mundë propogandën me informim.
Edhe Instituti i Medias, që është një OJQ me 4 të punësuar në Shqipëri, ka një listë me nja 800 portale online në gjuhën shqipe, të listuar sipas kërkimeve vizive të tyre, ndërsa AKEP që ka mundësi të tjera, duhet të na ofrojë një listë teknike të tyre, listuar sipas kriteresh që burojnë nga metodika shkencore të botës online.
Së dyti, kërkesa që portalet apo gazetat që kanë faqe online të publikojnë NIPT-in është anormale, pasi NIPT-i është informacion zyrtar që mund të merret nga Tatimet apo nga formulari pranë AKEP, dhe s’ka pse bëhet publik, pasi mund të keqpërdoret nga dikush tjetër për mashtrime.
Të bësh publike NIPT-in që ta shikojë AKEP, është qesharake, kur AKEP mund të të nisë një email, dhe të të kërkojë përmes një formulari çdo të dhënë, deri dhe tek buxhetet e kompanisë, por jo për t’i bërë publike.
Ndaj të dy kërkesat duket se reflektojnë dëshirën për t’u përfshirë në një fushatë, por jo detyrën që duhet të kryejnë si institucion.
Rregjistrimi i portaleve është nevojë urgjente që rrit besueshmërinë dhe sigurinë e informimit, por fushata e AKEP, vetëm sa tregon se sa larg detyrimit për ta bërë këtë, është kjo agjenci.
E njëjta gjë vlen dhe për agjencitë e tjera ligj-zbatuese, si Taksa-Taimet, apo Inspektoriati i Punës.
Shqipëria nuk ka nevojë të ndërmarrë fushatë politike për regjistrimin e portaleve, por duhet të zbatojë rregullat që ka.
Çdokush që kryen aktivitet financiar brenda territorit të Republikës duhet të paguajë taksa, duhet të ketë NIPT dhe duhet të jetë i siguruar, që të luftohet puna e zezë. Për këtë nuk duhet fushatë. Për këtë duhet shtet normal, që zbaton ligjet e tij.
Dhe shteti funksionon me letra, me shkresa, me referenca ligjore, dhe jo me lista publike.
Listat publike janë aktivitet gazetaresk, jo institucional. Kur e bëjnë institucionet, quhet propagandë.
Një portal fjala vjen nuk mund të heqë reklamat e basteve se dëgjon kryeministrin të thotë “hiqini”, pasi ai ndoshta nuk ka qejf ta dëgjojë kryeministrin kur flet dhe nuk e ka detyrim të informohet nga daljet publike të tij.
Atij duhet t’i shkojë një letër nga një zyrë shteti. Biles duhet t’i shkonte që kur e ka botuar, pasi ato nuk lejohen me ligj.
Po ashtu, një portal për t’u detyruar te regjistrohet, duhet të marrë një njoftim nga Tatimet bazuar në informacionet e AKEP, përmes kontaktit zyrtar me të. Nëse e refuzon, atëhere AKEP e ka të lehtë. Ai merr listën e portaleve dhe faqeve të gazetave që kanë NIPT dhe mbyll gjithçka tjetër, duke i detyruar të regjistrohen para se të hapen.
Por kjo jo me letra publike, por me procedura zyrtare, që dëshmojnë se ata nuk janë në fushatë, por në krye të punës.
Kjo ja lehtëson vërtet qeverisë betejën e informacionit kundër propogandës.
Je shume i sakte Mero. Kjo eshte menyra se si duhet te funksionoje. Por qe te behet kjo duhet qe ne AKEP te punojne profesioniste te perzgjedhur nga nje konkurs i ndershem pranimi dhe jo i vellai i X apo e bija e Y.
Dje ne darke para televizorit duke pare topin pastaj Klan mesuam 3 gjera.
1) babalja e kishte denoncuar edhe te shiku agronin po shteti se kishte rruajtur prandaj e kishte cuar te pd pergjimin .
2) mbyllja e llotove sipas zyrtarit te larte te tatimeve nuk do mbylli vetem 1 kompani bastesh, pikerisht ate qe saliu ka kohe qe thote qe eshte e vellait te edi rames.
3) fushata e km per ligjin kunder shpifjes nisi me nje shpifje publike. Sepse disa dhe jo 1 nga lista e publikuar mediave online jo vetem kishin NIPT po e kishin edhe te publikuar.
Perfundim rilindja eshte nje bande e kapur ne panik.
Kushdo shqiptar tashme e ka te qarte se si kjo bande do perfundoje.
shume e sakte, te behet cdo gje sipas VKM-ve apo Ligjeve, qe kjo pune te kete vazhdimesi ne cdo qeverije qe te vij, jo fushate, fushatat jane te perkoheshme, dhe shuhen shpejt, te lumte Mero ! ta lexoj shteti kete sugjerim te Meros, sidomos ata te AKEP,
Me qesh me lot me logjikën e Bazes: NIPT-in muns ta marrësh nga tatimet ose AKP, s’ka pse të jetë publik, se mund ta keqpërdorë dikush tjetër, thotë! NIPT-i, re Baze, vendoset në vend të dukshëm, thotë ligji, re Baze!
O mjeshter…ne vend te dukshem jam dakort qe duhet vene por jo ne siten e portalit o mjeshter. Ska pse ta shofi vizitori niptin tim se nuk i duhet. Sdo te terheqi kupon per produktin qe merr…ne kte rast informimin…o mjeshter http://www.vl.com
Sakte shume sakte, Mero, po duhen nenpunes qe ta mbajne ne kurriz punen, dhe jo nepune.
Kjo eshte me vend. Keshtu duhet te funksionoje Shteti, me shkresa zyrtare dhe te referuara simbas Ligjit. Dhe jo me dalje publike ne Televizion apo Twiter Facebook.
Respekt Zoti Baze.
Po shperndan tym o Mero, qe te fshihen ujqerit, koleget e tu? Aq sa objektiv je kur duhet te goditen ata qe jane jashte sferes tende te interesit, po aq subjektiv behesh kur shikon qe po preken interesat e klanit tuaj parazitar.
Mero djali, po vendimet e keshillit te ministrave duhet t’u dergohen te gjithe bizneseve, apo bizneset perpara se te fillojne punen duhet te marrin lejen e aktivitetit? Sipas teje njoftimet publike qe ben qeveria jane te pavlefeshme apo ju jeni te detyruar te zbatoni ligjet duke u regjistruar dhe te mos punoni ne te zeze. Mos merr persiper te mbrosh ata qe shkelin ligjin dhe kryeministri t’u dergoj nga nje shkrese te gjitheve se ata nuk degjojne lajmet kur flet ai, por te punojne ne te zeze, pse e bejne kur e dijne pa degjuar asnje lloj lajmi e dijne?
Mero. Me sa duket edhe ti nuk je ne rregull me portalin tend. Persa i perket asaj se na qenkan 800 portale, ti mos u shqeteso se edhe te tjeret kur te shohin zbatimin e lignite, nuk kane nga tja mbajne.
Mero je i sakte.Njerzit normale si puna jone e ndjejne.Po kush ta beje kete.Politikanet qe ne pjesen me te madhe jane debile.Ata qe jane te sakte nga trute e kane mendjen tek e.vjedhura dhe poshtersite.Kjo ben te domozdoshme reformen ne drejtesi te cilet duhet ta sqarojne .Edhe atje eshte mbushur me debile te poshter dhe hajdute.Per.te mos.folur per mediat pastaj.Cpret kur me.te paguarit jane Fevziu Rakipi Vasili Cani.Po pse ore ne.shqiptaret te.gjitha.dhomat e baneses hale duhet ti kemi.
Informacioni zyrtar eshte Fake News
LIGJ
Nr.9901, datë 14.4.2008
PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE
Neni 11
Të dhënat në korrespondencat dhe dokumentet e tjera të veprimtarisë
1. Të gjitha shkresat, formularët e urdhrave apo çdo dokument tjetër korrespondence, nxjerrë nga
shoqëria, degët apo zyrat e përfaqësimit, nëpërmjet përdorimit të letrës ose mjeteve elektronike, të
cilat u drejtohen palëve të treta, duhet të përmbajnë të dhënat e mëposhtme:
a) numrin unik të identifikimit;
b) formën ligjore të shoqërisë;
c) vendndodhjen e selisë së regjistruar dhe të zyrës qendrore të saj;
ç) të dhëna nëse shoqëria është në likuidim.
Nëse shoqëria ka faqe interneti, këto të dhëna duhet të pasqyrohen aty. Edhe në këtë rast zbatohet pika
5 e nenit 1 të këtij ligji.
2. Shoqëria përgjigjet për vërtetësinë e të dhënave të deklaruara sipas pikës 1 të këtij neni. Nxjerrja e
shkresave, formularëve e urdhrave apo e çdo dokumenti tjetër korrespondence, në kundërshtim me
pikën 1 të këtij neni, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 15 000 lekë. Kur
kundërvajtja administrative e parashikuar në këtë pikë konstatohet gjatë një kontrolli të organizuar nga
administrata tatimore, sanksioni ekzekutohet nga kjo administratë.
Shume e sakte zoteri ,artikulli godet ne shenje nje problem te burokracise.Vetem nje verejtje.NIPT nuk eshte se keqperdoret duhet te botohet pa problem.Mjaft te verifikosh qe te gjitha gazetat serioze ose jo e publikojne kudo ne bote
Shume sakte Mero; kjo tregon qe sic shprehet shpesh k/ministri, administrata edhe ky ent qe eshte qendror, nuk funksionon me me ” mendje” por ” merr rogen dhe shtyhe ta shtyjme”.
Tani u kujtove ti, o Mero qe shteti nuk funksionon me propagande per me ligje dhe me shkresa zyrtare? Editoriali i sotem na nxjerr mallin e disa artikujve “kritike” ne “Zerin e popullit” te viteve 89-90. Ne kemi gjithe jeten qe ushqehemi vetem me propagande ose “bar” (alias me luge te zbrazur) qe nga koha e diktatures dhe gjate ketyre viteve te demokracise (alias shkerdhatokracise). Ti vete je nje kryepropagandist i profesionit, per sa kohe behesh megafon i propagandes qeveritare, kushdo qofte ajo. Nje media e pavarur dhe informative, ne te gjithe boten e qyteteruar eshte ne opozite me qeverine dhe pothuaj nuk merret me vete Opoziten. Aq me shume ne rastin e qeverisjes Rama e cila eshte deri me sot kampione e propagandes, reklames, vjedhjes dhe mashtrimit qeveritar.
Tani u kujtove ti, o Mero qe shteti nuk funksionon me propagande per me ligje dhe me shkresa zyrtare? Editoriali i sotem na nxjerr mallin e disa artikujve “kritike” ne “Zerin e popullit” te viteve 89-90. Ne kemi gjithe jeten qe ushqehemi vetem me propagande ose “bar” (alias me luge te zbrazur) qe nga koha e diktatures dhe gjate ketyre viteve te demokracise (alias shkerdhatokracise). Ti vete je nje kryepropagandist i profesionit, per sa kohe behesh megafon i propagandes qeveritare, kushdo qofte ajo. Nje media e pavarur dhe informative, ne te gjithe boten e qyteteruar eshte ne opozite me qeverine dhe pothuaj nuk merret me vete Opoziten. Aq me shume ne rastin e qeverisjes Rama e cila eshte deri me sot kampione e propagandes, reklames, vjedhjes dhe mashtrimit qeveritar..