Ministri gjerman i transportit vlerëson Tiranën: Është një qytet i shkëlqyer

27 Tetor 2018, 10:30Sociale TEMA

“Tirana është një qytet i shkëlqyer me një kryebashkiak të shkëlqyer”, shkruan ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, Andreas Scheuer, në profilin e tij në Facebook, pas vizitës së zhvilluar në vendin tonë.

Edhe pse është ministër i një prej shteteve më të fuqishme në Europë si Gjermania, ministri Gjerman i Transportit ka vlerësuar punën që po bëhet në kryeqytetin shqiptar për transformimin e tij, veçanërisht kryebashkiakun Erion Veliaj.

Duket se vizita në Tiranë ka lënë mbresa të jashtëzakonshme për Ministrin Scheuer. Ai ka publikuar në profilin e tij edhe disa momente mjaft interesante nga takimi me kryebashkiakun Veliaj.

2 komente në “Ministri gjerman i transportit vlerëson Tiranën: Është një qytet i shkëlqyer”

  1. ? says:

    Në qershor u tha jo negociatave Hitleri Gjerman vëndit tonë.

  2. emigranti says:

    Tallje e paster e ministrit te transportit te Gjermanise, me rrjet transporti te shkelqyer, per Tiranen me rrjet transporti kaotik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje