Bllokohen mbi 70 ton produkte ushqimore. Hynë në Shqipëri, të skaduara

26 Tetor 2018, 09:30Sociale TEMA

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit njoftoi për forcimin e kontrolleve në pikat doganore me qëllim sigurinë ushqimore të produkteve që importohen nga shtetet e tjerë drejt vendit tonë.

“Për periudhën 1-25 tetor në rang vendi janë kryer 4011 kontrolle në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe janë konstatuar dhe bllokuar  70 ton  produkte ushqimore të pasigurta për tregun shqiptar” informoi sot AKU.

Konkretisht, në pikën doganore, Durrës janë bllokuar 45 ton oriz me vend origjinë, Spanjë. Ngarkesa në fjalë nuk shoqërohej me certifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, në pikën doganore, Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej 18 ton domate me vend origjinë Lituani pasi u konstatua prezencë myku dhe të kalbura- pra të papërshtatshme për konsum.

Në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë. Këto dy ngarkesa ishin afër afatit të skadencës- pra nuk lejohen të futen për konsumin vendas.

AKU informon se po kryhen procedurat për kthim në origjinë të këtyre produkteve.

2 komente në “Bllokohen mbi 70 ton produkte ushqimore. Hynë në Shqipëri, të skaduara”

  1. Lumi says:

    Kontrolloni e bllokoni ushqimet e pashendetshme se njerezit po vdesin nga keto ushqime, kurse femijte po deformohen genetikisht. Ature qe luajne me ushqimet tu hiqet licensa pergjithmone.

  2. Patjeter qe vin, nqs kemi shtet dhe NJEREZ pa kellqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje