Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit sot pasdite në Bularat të Gjirokastrës.
“Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.
Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.
Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.
Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.
Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës.
Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.
Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.
Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.
Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.
Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje”, nënvizon policia e shtetit. (TemA)
S’ka patur zgjidhje tjetërr në këtë rast.I ka djegur pak por e ka arma këtë gjë.
As pak bindese, per nje njeri normal, vec se po i ndjeri ishte i semur psiqik.
###
Ai ishte aq “ekstremist” sa jane qindra mijra te rinj Arnaut qe pozojne me flamurin e Big Albanias. Apo Jooo.
###
As pak bindese qe me 2 karikator, me 31 fishek …. te qellonte per 30 minuta.
###
Uniformen e kamuflazhit mund ta quani dhe uniform gjuetari.
###
Ne shtepi nuk ju gjet as nje armatim, dmth jo me precedenc penale dhe rezikshmerie.
###
Si ndodh qe ne Lazaratin Kriminal me fame Botrore, me depo armesh dhe me armatim te rende, ne 1 jave luftime nuk pati as edhe nje banor i vrare, pa c’ka se u vra i polic.
###
Ngushellime te thella familjes se Kostandinit., eshte fati i te Krishterit qe te duroj dhimbjet dhe Golgothan e Krishtit.
O te qifte gjithe afrika pragun. ..(flm) po ara bij nenash qe i nxirni me kuti nga burgjet tuaja cfare jane. ..i semur nga ekstremizmi Ka qene nga asgje tjeter. .dhe ai “Stan kete bulmet ka” te mbledhin mendjen te tjeret dhe mos te semuren me si ky tipi..se do iki per dhjam qeni. ..
FLM mos fol brroçkulla!
E para: Po të pranosh se qëllimi i vrasjes ishte “terrorizimi i minoritetit”, do pranosh se ai ditëziu nuk i hodhi armët që të “trimëronte minoritetin”! Minoriteti si ndihet tani? Jo, minoriteti nuk është i tillë! Ai është distancuar nga terroristi apo i çmenduri.
E dyta: Minoriteti ka te drejta speciale për kulturën, traditat, por është si gjithë shtetasit e tjerë në anët e tjera. Pra nuk ka përse të kërkosh trajtim të veçantë për të.
E treta: A është ai i pari person i armatosur që vret policia shqiptare? A nuk do vriste edhe policia greke (e çdo polici – kujto atë Amerikane që s’ta bën hiç të gjatë) në këtë situatë? Policia greke ka vrarë në situata edhe më pak të ndërlikuara se kjo. Pale shqiptarë sa ka vrarë e fare kot! A ke protestuar për ndonjërin prej tyre FLM që të besoj se protesta jote bazohet te drejtësia?
E katërta: Në ndonjë rast, siç është Lazarati, 1997 etj., për arsye të të veçanta nuk është zbatuar ligji, por kjo nuk do të thotë se ligji nuk do zbatohet asnjëherë, e aq më tepër kur nuk do ti apo larg qoftë shteti grek. Arsyet e veçanta mund të jenë: pafuqia e shtetit, forca të pamjaftueshme policore, rreziku i vrasjes padashur të njerëzve të pafajshëm si gra e fëmijë, etj. Në këtë rast nuk kishte asnjë arsye të mos zbatohej ligji.
E Pesta: Edhe të sëmurët mendorë vriten kur kërcënojnë seriozisht policinë apo popullatën. Kur dorëzohen, gjyqi e merr parasysh sëmundjen e tyre kur jep dënimin.
Nje fytyr e cilter dhe plot Jet. Pa as nje precedenc penale.
Ju lumte dora
Hajde dhe ne koken tende, moj kerme.
Greku as qytetar te tyre nuk e quan Po jep deklarata per homogjen e njerez hibrid. Mos u genjeni nga priftat e lagjes o shqiptar 300 eurin e fiton me djerse.po vritet shqiptari me shqiptarin ne toke shqipatre per flamurin leter higjenike. Ka vetem nje flamur qe te nderon kuq e Zi.??
Kur Greku nuk e njef as si qytetar te tijin dhe nuk perkrah minoritatet, perse i quani Greket …. shovinist, ekstremista, racista …???
###
Kthjellohu je ne konfuz te plot mendor.
shume e paqarte situata fillestare. pra, pse po qellonte me arme shtetasi Kacifa. Kete gje nuk po na e thote policia. Mbase ka qene i semure mendore.
Shyqyr dhe nje koment i llogjikshem.
Ka shpresa ky vend qe te behet, pa cka qe mund te jete 1 ne 1 mije, sic jane dhe komentet e sakta.
Bravo çunave!
N.p.s (ne pith te semes)