Zjarr ndaj policisë, RENEA në ndjekje të 35-vjeçarit në Gjirokastër (emri)

28 Tetor 2018, 13:49Kronika TEMA

Një 35-vjeçar në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka hapur zjarr në drejtim të forcave të rendit, të cilat kishin shkuar për ta arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, kur 35-vjeçari Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sipas policisë, efektivët blu ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej një aktivitet me rastin e festës së Greqisë. Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij, ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke u rrezikuar jetën.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i  mjetit të policisë.

Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri 35-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Kaçifa është futur në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastrës kanë shkuar forcat speciale RENEA me anë të një helikopteri. Sipas policisë, Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.

5 komente në “Zjarr ndaj policisë, RENEA në ndjekje të 35-vjeçarit në Gjirokastër (emri)”

  1. Shqiptar says:

    E kapni dhe ja shqyeni sumatriçen.

  2. ? says:

    Mbledhja e armëve dhe arrestimet s’bëhen në 10 të mëngjezit por në 2 të natës.

  3. Kanina e ismailit says:

    Ckerdhejani janullen ne verr te bythes..te rroje cameria

  4. bobi says:

    Ia tregpni vendin. Kush ngre armen mbi policin duhet te ngele viktim ne shkembim zjarri.

  5. Bekim Peja says:

    Nëse e zë policia shqiptare duhet ta punoni nga mbrapa se ashtu është mësuar në Greqi ky mistrec ???, për grekët me siguri më sexi ju duket ky shqiptar i greqizuar sesa femrat e tyre të leshta në b… e shpin ???????.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje