Komisioneri Publik kërkon në Apel shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj

26 Tetor 2018, 19:05Kronika TEMA

Pas rekomandimit të ONM, edhe Komisioneri Publik i cilëson kontradiktore arsyetimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pasuritë e gjyqtarit Artur Malaj-përfshirë edhe vilën 3-katëshe në Vlorë për të cilën Komisioneri thotë se “është e paqartë se kush, kur dhe pse u ndërtua”.

Komisioneri Publik njoftoi të premten se do të apelonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj. Në vendimin e dërguar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri kërkon shkarkimin e Malajt, pasi sipas tij nuk kishte justifikuar mjaftueshëm pasurinë dhe se kishte dyshime që kishte bërë përpjekje për ta fshehur atë.

Komisioneri thotë se treshja e KPK-së që hetoi Malajn kishte dalë në përfundime kontradiktore dhe se vendimi nuk përputhej me gjetjet e hetimit administrativ. “Komisioni është mbështetur në arsyetime dhe interpretime kontradiktore lidhur me përmbajtjen dhe zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe legjislacionit të posaçëm”, thuhet në vendimin e Komisionerit Publik, Darjel Sina.

Ai arsyeton se pasuritë zyrtare të gjykatësit dhe të afërmve të tij kishin probleme. “Komisioneri Publik nuk krijon bindjen se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim, posedim apo disponim të tij dhe të personave të tjerë të lidhur”, thuhet në ankim.

Gjyqtari Artur Malaj u konfirmua në detyrë më 3 gusht nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegu dhe Pamela Qirko. Malaj, 49 vjeç, ka një karrierë të gjatë si gjyqtar dhe më pas kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe është emëruar më 2013 nga Presidenti Bujar Nishani gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Artur Malaj u përfshi në listën prioritare të rivlerësimit pasi kandidoi për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pas vendimit të KPK-së për konfirmimin e tij Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri publik kundërshtimin, duke i kërkuar Komisionerit  më 10 gusht të apelonte. Në rekomandimin e bërë publik së fundmi, ONM thotë se konfirmimi ishte “i pajustifikueshëm”. “Në të kundërt, rezultatet e hetimit rivlerësues të KPK-së çojnë vetëm në një përfundim: shkarkimin nga detyra,” argumentojnë vëzhguesit ndërkombëtarë në rekomandimin e dorëzuar në institucionin e Komisionerit Publik.

Komisioneri Publik ka reflektuar në apelim një pjesë të këtij rekomandimi, por ndryshe nga ONM që hedh dyshime për përshtatshmërinë e figurës së Malajt dhe për profesionalizmin e tij, apelimi është fokusuar vetëm në kriterin e pasurisë.

Komisioneri megjithatë ka vënë në dukje disa herë raportin e DSIK-së sa i përket pronësisë së një vile tre katëshe, të cilën gjyqtari ka paraqitur si adresë për vite me rradhë. Një investigim i BIRN gjeti se kjo vilë e regjistruar në emër të ish-sekretares së Malajt është banuar për vite me radhë prej tij, nënës dhe vëllait të gjyqtarit si dhe është përfituar përmes një vendimi të dyshimtë të Gjykatës së Vlorës.

Komisioneri po ashtu e rendit vilën në listën e pasurive të diskutueshme. Në arsyetimin e tij Komisioneri thotë se shpjegimet e Malajt në këtë rast kishin qenë kontradiktore. Se ai vetë nuk kishte provuar dot të kundërtën e dyshimit se ishte pronar i vilës. “Në përmbledhje, nga tri burimet e informacionit, të trajtuara hollësisht më lart, mbetet akoma e paqartë se kur, kush dhe pse e ndërtuan këtë vilë. Ajo që del nga deklarimet dhe faktet është se kjo banesë është fituar nga një vendim gjyqësor që lë vend për interpretim. Është shfrytëzuar për një kohë relativisht të gjatë nga familjarët e subjektit të rivlerësimit dhe është përdorur si adresë nga subjekti vetë”, shkruan Komisioneri në apelim.

Po ashtu, Komisioneri del në përfundim tjetër edhe sa i përket pasurive të tjera të gjykatësit dhe pasurive të personave të lidhur. Duke iu referuar këtyre të fundit, kunatit, motrës dhe një nipi, Komisioneri thotë se KPK i ka shqyrtuar ata si persona të lidhur gjatë hetimit administrativ, por ka ndryshuar qëndrim në arsyetimin e vendimit duke mos i kualifikuar si të tillë.

Komisioneri thotë se asnjë nga personat e lidhur nuk justifikonte shpenzimet. Kunati i gjykatësit kishte shpenzuar në 10 vjet 40.5 milionë lekë në pasuri të patundshme e të tjera. Ndërkohë nipi i tij me një rrogë modeste kishte shpenzuar më shumë se 10 milionë lekë. Komisioneri thotë se nga hetimi ata nuk justifikonin pasurinë, ndërsa thotë se në disa raste KPK nuk hetoi deri në fund, duke mos provuar burimin e ligjshëm të këtyre pasurive.

“Në rastin konkret, Komisioni arsyeton në mënyrë kontradiktore, duke cilësuar se ka kryer hetim pasuror mbi personat e tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk shprehet mbi rezultatet e hetimit pasuror nëse ata (personat e tjerë të lidhur) e kanë përmbushur detyrimin për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive”, thuhet në apelim.

Po ashtu Komisioneri thotë se kishte probleme edhe me një apartament të blerë në Tiranë, i deklaruar në tre vlera të ndryshme dhe me sipërfaqe të ndryshme nga realja. Sipas Komisionerit apartamenti ishte deklaruar fillimisht 61 mijë euro, pastaj 55 mijë dhe në deklaratën veting 5 milionë lekë. Komisioneri thotë se ky deklarim i fundit ishte fiktiv, pasi çmimi rezultonte nën vlerën minimale të pronës.  “Për sa më sipër konstatojmë se subjekti i rivlerësimit z. Malaj nuk ka deklaruar saktësisht vleftën e pasurisë, duke mos përmbushur detyrimet ligjore të përcaktuara”, thuhet në apelim.

Megjithatë Komisioneri ka lënë jashtë apelimit disa nga vërejtjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. ONM në rekomandimin dërguar Komisionerit i është referuar një raporti të DSIK-së i cili për lidhje të subjektit me persona të papërshtatshëm.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit thotë se raporti i DSIK ku evidentohen “kontaktet e papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe gjetjet për korrupsion mbeten të vlefshme”. Po ashtu, ONM paraqet dyshime mbi aftësitë profesionale të Malajt. Ajo shprehet se ka munguar një analizë tërësore e aftësive profesionale të subjektit, por Komisioneri publik nuk ka paraqitur këtë në kërkesën për Apelim.

4 komente në “Komisioneri Publik kërkon në Apel shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj”

  1. spartak says:

    Ore Vettingsa . Ore Ve lesha .
    Ju jeni dallkaukë , dhe të varur e lidhur nga politika e me politikën .
    Ju , kurrë s’keni për të kryer Vetting , sepse nuk doni .
    S’kam aspak ndërmend të gjykoj asnjë nga personat subjekt i kontrollit të ligjit të VETTINGUT .
    Ç’farë janë këto maskarada që bëni . Del me hije e njolla në vetëdeklarimin e pasurive , por ama është me biografi të pastër si gjygjtar apo prokuror , apo kushdo qoftë .
    Të ishte Vani Bregu do thonte : A jeni në metro mo ?
    Ky sistem socialo-ekonomik orientohet dhe mbizotërohet nga INTERESI dhe pikë .
    Politikës i interesonte një sistem gjygjësor i padrejtë dhe i korruptuar për të mos patur probleme me abuzimin , korrupsionin dhe grabitjen e vet . Ishin gjykatat e dobëta e të korruptuara ( duke injoruar dhe shmangur ç’do denoncim e akuzë ) ato që i lanë politikanët të abuzojnë e vjedhin për të qenë sot jo miljonera por miljardera me përvehtësimin e djersës dhe gjakut 45 vjeçar të këtij populli . Miljarderë me grabitjen e taksave nëpërmjet fondeve publike , por edhe të pa prekshëm , mbasi tani i kanë lëshuar në trupin e drobitur të këtij populli , nëpërmjet koncesioneve e monopoleve të tyre , me qindra tentakula thithëse të djersës e gjakut , jo deri në pension , por deri në vdekje .
    Po duan me bo VETTING apostafat për politikanët !!
    Çohet Taulant Balla dhe i bon sfidë Edmond Spahos : Jam në dispozicionin tend .
    Me që qënke në dispozicion, dhe po i thua Edmond Spahos dil të dal , a mundet ta shikojë e ndigjojë edhe populli i thjeshtë , se si e keni ndërmend me e trajtu dhe e çu deri në fund këtë problemin e VETTINGUT për politikanët , se , për sa i përket atij në sistemin e drejtësisë , është katandis si mos o zot , mysybet , sipas Vani Bregut .
    Për 2 vjet , tërhiq njëri e tërhiq tjetri , e shkëlyet fare LIGJIN , dhe tani o bo për të tremb laraskat , se s’është aspak me pastru tamam pa drejtësinë. Ku kishte pa historia me u miratu ligj me 100 % vota . Kur e bëtë ligjin , Maliq , e ju doli frika të gjithëve e miratuan .
    E thamë më sipër nga INTERESI . Nga kjo aksiomë magjike nuk bëjnë përjashtim dhe nuk devijojnë aspak , as edhe 1 punonjës i sistemit të PA DREJTESISE , deri tek më i fundit , ai gardiani i burgut , që , me gjithëse është derr pa shkollë , të burgosurit dhe familjarë të tyre , din , dhe i ka rjep sa më s’ka .
    Në mbi 25 vjet , KLSH-ja ka evidentu shkelje dhe abuzime ashiqare jo miljona dollarë , por disa miljarda . A janë dënu , a s’janë dënu ( minimalisht ) 1 ose 2 përqind e abuzuesve . Prandaj ju vu detyrë parësore politikës , që të shkatërronte drejtësinë dhe të ngrinte sistemin e Pa drejtësisë .
    O Vettingsa . Politika Ju kanë dhënë detyrën , por çelësin e zgjidhjes e kanë msheh dhe shmang .
    Kush mund të thotë vetëm 1 rast ku padrejtësia dhe korrupsioni i gjykatësve dhe prokurorëve është bërë pa pikë interesi , por vetëm ashtu për qejf . E pa mundur . E pa konceptueshme . Asnjëherë .
    E INTERESI , gjithmonë është material , e rrallë , pervers , si ai I atij turi derrit të Gjirokastrës , apo ai i Beratit , apo ndonjë pervers tjetër .
    Pasuria e pa argumentuar dhe e vërtetuar , janë elementi kryesor dhe Çelësi bazë , që i zbërthen brinjët të gjithëve , pa përjashtim .
    Gjykatësve dhe prokurorëve , plus shefa policie krimesh , jua din populli faktet e poshtërsive dhe padrejtësive , sepse i ka heq në kurriz , ka vuajt , është vrarë , gjakosur dhe vdekur prej bëmave të tyre . Më e keqja është , se po shikon prap nëpër gjykata po ato që i kanë abuzuar me plot pa drejtësi .
    Nuk mund të durojnë më , që , sot , të vazhdojnë e ti bëjnë karshillik e serbesllik , torturuesit e hajdutët , e madje të largohen me miljonat e tyre pa i hy asnjë gjemb në këmbë , sepse ja lejon ligji i Vettingut !
    Hik me ato që ke vjedh deri sot dhe u lamë !!! .

    Nëse doni me të vërtetë të bëni VETTING , nuk ka pse të na bëni maskarada të tilla me ONM , KPK , etj organizma që gjoja bëjnë sikur nuk janë dakort , etj , etj.
    S’mundet kurrsesi ti dijë belgu , sado i zoti dhe i informuar qoftë , ma mirë se shqiptarët që i kanë vuajt në kurriz vjedhjet dhe poshtërsitë e tyre , abuzimet , shpërdorimet dhe qejfet e shfrenuara të tyre e të fëmijëve .
    Populli shkon me denoncu nga halli e nga mllefi , por s’ka për të arrit gjë , se këta janë kopila , e kanë rregullu ligjin e Vettingut për mos me i kap dhe jo me i gri .
    A zgjidhet ?
    Me dashtë , PO .
    E dij , që s’duan asnjeri , nga i pari tek i fundit , por populli duhet të ushtrojë presion ndaj deputetëve , Qeverisë e deri Presidentit . O ta rregullojnë këtë punë , ose të zhduken , mbasi reforma në Drejtësi , që në fillim zhvillohet me padrejtësi .
    Ka një mënyrë të artë , ajo , që i bën me i vetë deklaru pa përjashtim të gjitha , madje të rrijë gjithë frikë e mos ta zejë gjumi , se mos ka harru pa deklaru edhe 1 LEK .
    E para :
    Nuk paragjykoj asnjë njeri . Sa ti vejsh në siklet se sa të deklarojnë , si t’i deklarojnë , mos t’i thonë i justifikon , s’i justifikon , mos t’i thonë i ke msheh , si ke msheh , do ishte ma mirë të miratohet : NENI EKSTRA
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .

    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Kjo I vdes frike dhe I len pa gjumë të gjithë pa përjashtim , Drejtësi , Politikan e dweri tek zyrtari ma I fundit .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .

    Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
    KY LIGJ i propozuar më lart e ka EMRIN , ” LIGJI ME KOKE POSHTE ” , sepse i kthen të gjithë me kokë poshtë dhe numron realisht lekët , që i zbrazen nga xhepat , duke i krahasuar direkt në vend realisht me VETE-DEKLARIMIN , dhe ishalla i del nga xhepi dhe , or po vetëm 1 LEK ma tepër , dhe apliko SEKUESTRON e Plotë .
    Ky quhet dhe është tamam VETTING .
    Mos u lodhni kot me atë gocën , si e quajnë , Entela Prifti , në Korçë , e shumë të tjerë si ajo , të cilët , po pushohen e përzehen me turp nga sistemi i PA-DREJTESISE .
    Miratoni , po deshët , për brenda 1 ore , dhe pastaj e shef vetë ajo kur të Ri-Plotësojë
    deklaratën e pasurisë .
    Frika e sekuestros do i bojë me fol me vehte e mos me i zonë gjumi asnjë sekondë të gjithë .
    S’ka pse Politikanët të na çajnë veshët e trullosin me nisma , të cilat duan ti shpëtojnë ato vetë nga dhënja e llogarisë . Del dhe Kryetari i Kuvendit dhe na kërkon mendim nga VENECIA . Turp ma të madh s’ka . Këtu bëhet fjalë për Hajduta e Kriminela që vodhën e shkatërruan gjithë Shqipërinë , të mbrojtur deri më sot nga sistemi i PA DREJTESINE , që ngritën , e ti pyet , a mos po i hyjmë në hak . Fëlliqësirë më të madhe nuk ka . Tallet VENECIA dhe , e gjithë Europa me deputetët tanë të ndershëm , e me VETTINGUN ( RAFTINGUN ) tonë.
    Me VETTINGJE Limonatë , si janë koracuar politikanët tanë me djersën , gjakun dhe pasurinë kombëtare , as mos u lodhni e as mos ulërini nëpër TV e mitingje .
    Ka frikë Gramoz Ruçi me deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më . Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje , vjedhje , trafiqe , drogë , bixhoz , papunësi e prostitucion , nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE .

  2. Labi Vlores says:

    Po restorantin ne jonufeer e keni kontrolluar….germoni se do gjeni akoma….Ky tipi u be pronari i vlores ne pak vite. ..si pasuri te vetme qe kan si familje eshte toka bujqwsore qe kane ne Llakatund e perfituar me ligjin 7501…ishte nje kohe qe ne vlore “punonin”me ashashin vetem bashke fshataret e “don arturit”…dhe dihet se kush jane sepse jo me larg se dy vjet me pare u kapwn 10 tone dhe sot jane te gjithe jashte. ..o beni drejtesi per te gjithe o i beni mutin persiper. ..

  3. Martini says:

    Cdiskutoni.A eshte emeruar nga i shtremberi ne fizik e karakter Bujar Nishani Sikur te quhet Leke Dukagjini e jo Artur duhet hequr se me siguri eshte mut.

  4. Labi gjys opinge says:

    Restoranti ne Jonufer eshte kompleksi Vajana qe eshte i regjistruar ne ipoteke ne emer te kusherinjve te tij drogaxhinj me fame .Ky kompleks u legalizua pasi ku Arturi kryetar gjykate ne gjykaten qe drejtonte detyroi Aluiznin kunder cdo ligji ,se kompleksi eshte anes e mbi det ,qe tia legalizonin kushururinjve .Po ne fakt eshte ky ne prapaskene .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje