"Çmenden" shoferët shqiptarë, policia kontrolle “Blic” në Tiranë: Procedohen 262 drejtues makinash

25 Tetor 2018, 16:10Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka evidentuar dhe proceduar administrativisht 262 drejtues mjetesh.

Pas kontrolleve, rezulton se shumë drejtues mjetesh thyejnë rregullat në qarkullim, duke u bërë burim rrezikshmërie për jetën e kalimtarëve.

Në funksion të kontrolleve dhe monitorimeve të kryera, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 262 drejtues mjetesh, nga të cilët:

35 drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për mjetet e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”.

21 drejtues mjetesh u konstatuan se vazhdojnë lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, në rrugën “Teodor Keko” dhe rrugë të tjera urbane kryesore ku rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është akoma më e lartë.

52 drejtues mjetesh për mospozicionim siç duhet në korsitë e lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.

67 drejtues mjetesh për përdorim celulari, gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe janë ndëshkuar 87 mjete me masa administrative për parkime të gabuara, kryesisht të trotuar, në vendkalimet e këmbësorëve dhe hyrje daljet e komplekseve të banimit.

??♀ e kryeqytetit falënderon këdo që bashkëpunon me organet e Policisë së Shtetit dhe denoncon paligjshmërinë apo shqetësimet e përditshme”, njofton policia.

1 komente në ““Çmenden” shoferët shqiptarë, policia kontrolle “Blic” në Tiranë: Procedohen 262 drejtues makinash”

  1. Zambi says:

    Nuk i afrohen dot peshqve te medhenj dhe dalin e masakrojne qytetaret e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje