Tiranë, vdes në paraburgim një i ndaluar. Dyshohet nga arresti kardiak

24 Tetor 2018, 09:08Kronika TEMA

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në dhomat e Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet.

I ndaluari, 45-vjeçari D.R. mësohet të ketë humbur jetën rreth orës 4:45, si pasojë e një arresti kardiak, pasi nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Gjithsesi, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij pritet konfirmimi nga raporti i mjekut ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje