Nëse ende nuk është ende në duart e policisë, Klemend Balili, bosi i drogës që i ka bërë bisht kërkimeve për më shumë se një vit e gjysëm, duket se është pranë vetëdorëzimit.
Një burim nga policia tha për Lapsi.al se Klemend Balili është në negociata për t’u vetëdorëzuar dhe shumë shpejt do të jetë në qeli.
I njëjti burim tregoi për Lapsi.al se marrëveshja me Balilin është arritur dhe se negociatat me të janë mbyllur.
Njeriu që për 1 vit e gjysëm i ka shpëtuar kërkimeve si pak të tjerë, pavarësisht zhurmës në media brenda dhe jashtë vendit, është shumë pranë vetëdorëzimit.
Burime nga policia janë shumë të rezervuara për negociatat me Balilin, por kërkimet e ditëve të fundit, presioni i shtuar dhe marrëveshja me policinë, nuk përjashtojnë mundësinë që lajmi për arrestimin e Balilit të jetë një çështje orësh.
Ish drejtori i Ministrisë së Transporteve në Sarandë, dyshohet se ishte në krye të një rrjeti të trafikut të drogës me Greqinë. Pas operacionit ku u përfshi edhe DEA amerikane, Balili u pagëzua nga mediat greke me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”.
Nuk e gjejne dot per ta kapur por per te negociuar kane pika kontakti me te ?!
Shteti qe duam. Flm Rilindje
Kujdes nga Likja.
Mire ky Balili,do dorezohet dhe do marre ndeshkimin qe Meriton,por nje problem sikur duket ne horizont:
Ajo Monka cizmja dhe ai Tito Vasilis,ku kane humbur?Perse nuk bejne nje deklarate?Cfare ju ka ngecur ne fyt?
Mire keta,po dhe Lulushes dhe klanit te tij te PD-se,sikur ju ka ikur zeri me duket keto 2-3 dite te fundit.
Do rrojme dhe do degjojme…
Peshk I madh Balili. Paste kemben e mbare.