Horror në Zvicër: 19- vjeçari me origjinëe shqiptare i pret gjyshes kokën me thikë

22 Tetor 2018, 19:59Kronika TEMA
Horror në Zvicër: 19- vjeçari me origjinëe shqiptare i

Një e moshuar 74 vjeçare u gjet e vrarë në mënyrë mizore në një apartament në Frauenfeld (TG) të Zvicrës.

Shqiptarja nga Maqedonia kishte disa muaj që jetonte në shtetin zviceran pasi u transferua nga Italia.

Ngjarja makabre u regjistrua më 16 tetor të këtij viti dhe për rastin është arrestuar nipi i saj, 19 vjeçar me nënshtetësi italiane.

Autopsia e porositur nga prokurori publik i Frauenfeld TG tani ka çuar në identifikimin e gruas.

“Personi i vrarë në Frauenfeld është gjyshja 74-vjeçare e Fatmir T“, konfirmon policia kantonale Thurgau.

Mediat zvicerane shkruajnë sot se nipi i saj është i dyshuari kryesor për vrasjen e të martës së kaluar.

Ai thuhet se i ka prerë kokën gjyshes së tij.

Policia kantonale Thurgau tha se “kur arritën shërbimet emergjente, koka ishte e ndarë nga trupi”.

Më 16 tetor, pak para orës 17:30, një fqinj lajmëroi policinë për ngjarjen.

Pas ardhjes në apartament, policia zbuloi krimin makabër.

I dyshuari kryesor për vrasjen u arrestua disa orë më vonë në kantonin e Cyrihut, në zonën Kloten të aeroportit.

Sipas “20 Minuten”, i riu kishte kohë me probleme psikike dhe probleme me drogën.

Rrethanat e krimit brutal janë ende të pa qarta.(Ora News)

7 komente në “Horror në Zvicër: 19- vjeçari me origjinëe shqiptare i pret gjyshes kokën me thikë”

  1. Zigur Q(K)arri says:

    Zike farfalla mos u merr me komente po mblidh familjaret se po vrasin njeri tjetrin

  2. malokëria = qenëria says:

    Po na flliqet more raca e derrit.

  3. ? says:

    Made in Suisse. Do i ketë thene Dick Martin.

  4. ***** says:

    Skenari i perhershem, ai kerkon leke, gjyshja nuk i jep. Ai e vret nga terbimi.
    Gjynah, te rritesh monstra te tilla e ti besh burra.
    Fati eshte loje ndonjehere

  5. @@@@ says:

    Mos u terboni shqiptare keto vrasje ndodhin kudo

  6. Tim says:

    Mariuana shkakton psikopatine.
    100%. Ruani femijet nga ajo.

  7. KosEvarja says:

    Sa per sqarim,kjo ketu ne foto nuk esht gjyshja e lartpermendur por nje kojshi qe dha ca informacione rreth ngjarjes ne fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje