Laboratori i Hasit: Dalin emrat e turqve që drejtonin trafikun bashkë me Admir Hoxhën

23 Tetor 2018, 12:19Kronika TEMA

Policia ka arrestuar 5 persona për laboratorin e heroinës në Has, që dyshohet se ishin punonjës. Ndërkohë, në kërkim janë dy shtetas turq.

Bëhet fjalë për Iskënder Sale, i datëlindjes 1983, dhe Nejdet Cerusoglu, i datëlindjes 1969.

Këta shtetas janë të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal.

Ata u pritën nga Admir Hoxha në hotelin e tij pranë Rinasit, së bashku me një shtetas kosovar, Xhemal Shala.

Në ambientet e përshtatura për përpunimin e drogës, policia tha se u gjetën 182 kg morfinë dhe 22 litra lëndë e lëngshme dhe pajisje të tjera që përdoreshin për prodhimin e heroinës.

1 komente në “Laboratori i Hasit: Dalin emrat e turqve që drejtonin trafikun bashkë me Admir Hoxhën”

  1. Njutoni says:

    Ah sa mir qe po ja bejn perendimit kriminelat shqiptare.
    Ne vitet ’90 kur ramizi po percapej per me hap demokracin ne shqipni,perndimi s doroji por me vrap perkrahu kedo qe ngrinte dy gishta,mjafto t permbyste komunizmin i cili po jepte shpirt n spitalin e pleqve.
    Dhe s ngel kriminel pa u fuqizu me prona lek poste perkrahje t gjithanshme.
    Tash,ajo perkrahje pa limit qe Perndimi i beri kriminelve per hesap te permbysjes s komunizmit pa kushte,po i bje n kry si bumerang vet Perndimit,sepse kriminelet pasi hongren c kishte n shqipni,tash kan hap gojen me honger jasht.ku?
    Natyrisht n Perndim ku ka me honger boll se punojn ata.dhe ku ka pun ka buk.
    Dhe specjaliteti shiptar esht ky .ha pi rri …i
    Tash po i djeg bytha perndimit.
    Tash qe edhe komunistet u “demokratizun” se e msun nga demokratet qe krimi sjell pare qe as endrra s ti sjell.
    Kutija e pandores esht hap nga perndimi
    Djajt bredhin dhe grijn perndimin.
    S ka burr none t ja dal.
    I vetmi person qe e ka parandje kte djallzi djajsh ishte margret theceri i anglis e cila s donte t hapej muri berlinit.
    Ajo ishte kunder komunizmit por jo kshtu. Te binte komunizmi dhe t ngrihej krimi dhe djallizmi.
    Askush se degjoj ata.
    Tash paguhen gabimet.
    Dhe,nese nji dit europa do shperbehet,shkaku do jet krimi.
    Pervojen e renies se perandoris romake nga dyndjey barbare mos e harroni.
    Dhe krimi esht si dyndjey barbare te atehetshme,porse tash jan dyndje kriminelesh ne europ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje