Prezantimi i Bardhyl Kaçorrit në krye të policisë së Burgjeve, Rama paralajmëron drejtorët: Do ndëshkohen pa asnjë rezerëvë kush bashkëpunon me elementët kriminal

23 Tetor 2018, 16:51Kronika TEMA

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri, kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë zyrtar që do të favorizojë apo bashkëpunojnë me kriminelët.

Do të ndëshkohen pa asnjë rezerëvë, kush bashkëpunon me elementët kriminal, duke vënë pikëpyetje integritetin e institucioneve do të ndëshkohet pa asnjë rezervë, kushdo qofshin ata…

Do të ketë kamera 24 orë në institucionet e burgut, si fillim tek 313 e më pas gjithkund, ndërsa tek ato të siguri të lartë do shihen edhe nga salla e monitorit “forca e ligjit”. Në mënyrë që askush të mos fshihet pas batanijes që i hedh kameras si është bërë traditë për fat të keq në të shkuarën”, tha kreu i qeverisë.(TemA)

5 komente në “Prezantimi i Bardhyl Kaçorrit në krye të policisë së Burgjeve, Rama paralajmëron drejtorët: Do ndëshkohen pa asnjë rezerëvë kush bashkëpunon me elementët kriminal”

  1. UNE says:

    ME NE FUND KENI ZGJEDH NJERI PER SE MBARI. URIME!

  2. spartak says:

    Po ai çu bo mër , ai Stefan Çipa . Me 3 Shtator pas Çukos , sikur u vu ai .
    Si u hoq e pse u hoq , kur as 1 muaj e gjysëm nuk boni si Drejtor Burgjesh ? A din njeri me thonë gjo ? Pyeteni njëherë atë Spiropalin , se atë ka Partia pë deklarata para medias .
    Allah , alla . Ene ky paska pas qenë lidh me KONFUCIN . Prandaj e ka dhe mbiemrin si kinez ( Çi-Pa ) . Qafiri . Paska qenë duke na prish me Kinën motër të Mao Ce Dunit , që mezi sa i rregulluam njëçikë punët .
    Simbas disa habereve të akshomit , më duket , më duket , por mos ma merrni për bazë se nuk e dij mirë , ky do e jetë shmangur për FAMILJARITET .
    Flitet se Balili i Sarandës o duke bo lutje me hy në burg , prandaj nuk mund të rrinte Drejtor një sarandiot , se bohej xing , dhe është e pa ligjshme me këtë ligjin e ri kundra bixhozit që pritet të MIRATOHET me dt 25 Tetor .

  3. Alban says:

    Nipi i atdhetarit Dom Nikolle Kacorri…

  4. Ton says:

    Po shyqyr vetem lakamaj e te paafte ke vene deri tani…uroj te ndrosh mendje ne te gjithe sektoret….hiq dore nga cupelinat…se e shkaterrun administraten.

  5. spartak says:

    Këto bonë trafikant nipin e Enverit e jo mo të mos zgërdhijnë nipin e Dom Nikollës .
    Me u çu prej vorri , të dy , për 6 muaj bohen ma kriminela se kriminelat . E ka thonë i shkreti , ene vetë Qazim Mullei . 6 muaj duhet .
    Osht sistemi mbrapsht e për ibret , kështu që s’do me dijtë njeri për emra , por veç për PARE e për F …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje