Hapen dosjet e '97, shqyrtohen vrasjet e bujshme në Berat. Gati hetimi i përshpejtuar

25 Tetor 2018, 08:38Kronika TEMA

Policia e Beratit paralajmëron rihapjen e hetimeve për vrasje të bujshme gjatë vitit 1997.

Drejtori i Policisë së Qarkut, gjatë llogaridhënies për parandalimin e krimit, tha se dosjet nuk po flenë, por po studiohen fletë për fletë në kërkim të provave të reja.

Janë disa dosje që në si Drejtori policie aktualisht po i studiojmë me qëllim rifillimin e hetimeve”, tha Artjon Duka.

Berati e mbylli vitin 2017 me zero vrasje, rekord që është humbur këtë vit.

Por krimi ndaj pronës, shpërndarja e drogës në shkolla, dhuna në familje, janë tri fenomenet me shqetësuese për policinë.

Jemi duke punuar intensivisht jo vetëm për ndëshkimin e rasteve por edhe parandalimin e  tyre”, deklaron drejtori i policise se qarkut Berat.

1 komente në “Hapen dosjet e ’97, shqyrtohen vrasjet e bujshme në Berat. Gati hetimi i përshpejtuar”

  1. Martini says:

    Ta lexoje Edi Rama qe te mos na.rokanise koken se ata qe kane bere krime te renda ne te kaluaren nek i arrestoj apo i cojne ne gjyq strukturat qe une drejtoj por gjykatat e korupruara qe e pengojne.Drejtori i policise Berat ditka dhe beka me shume se Kryeministri.Beni Rokado.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje