Tmerr në kopësht, 14 fëmijë sulmohen me thikë. Autorja, një grua e zemëruar me qeverinë…

26 Tetor 2018, 08:44Kronika TEMA

Të paktën 14 fëmijë janë plagosur në një sulm me thikë në një kopsht në Çongqing, jugperëndim të Kinës.

Policia ka thënë se gruaja 39 vjeçare që ka kryer sulmin ka hyrë në ambientet e kopshtit të premten në mëngjes derisa fëmijët kanë qenë duke u shoqëruar.

Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse në disa raporte te mediave është thënë se gruaja ka qenë e zemëruar me qeverinë.

Gruaja, e identifikuar me mbiemër Liu është arrestuar në skenën e sulmit.

Policia ka hedhur poshtë raportimet e mediave se dy fëmijë kanë vdekur, duke përdorur mediat sociale që t’iu bëjnë thirrje njerëzve për të mos rënë pre e “thashethemeve”.

Kina është përballur edhe më herët me sulme me thikë nëpër shkolla dhe kopshte.

Ato zakonisht janë kryer nga njerëzit që kanë kërkuar hakmarrje kundër zyrtarëve apo individëve, apo nga persona që janë përballur me probleme të shëndetit mendor. REL

1 komente në “Tmerr në kopësht, 14 fëmijë sulmohen me thikë. Autorja, një grua e zemëruar me qeverinë…”

  1. Kopshti 31 says:

    Ne Kine,
    Epo ta q.fte kina nenen o gazetar se nuk na rruhet trapi fare se c’ndodh ne Kine. Jane mbi 1 miliarde ata o shoku. Ne po na iken gjaku i ri. Sdo kemi njeri ta na jape nje gote uje kur te plakemi. E kuptoni ju apo jo?
    Media duhet te ndikoje qe te rritet konsumi, te gjallerohet ekonomia, e te punesohen me shume te rinj. Kurse ju hapni panik cdo dite qe te boshatiset ky vend. Kush ju paguan keshtu Greku?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje