Prangoset në Spanjë kapobanda e grupit “Bajri”

27 Tetor 2018, 12:30Kronika TEMA

Është arrestuar në Spanjë drejtuesi i dyshuar i grupit “Bajri” Enver Bajri.

Policia e Shtetit, në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane kanë arritur të ndalojnë pak minuta më parë shtetasin në kërkim ndërkombëtar Enver Bajri.

Ky i fundit dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.

Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij.

Mësohet se Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

7 komente në “Prangoset në Spanjë kapobanda e grupit “Bajri””

  1. undefined says:

    Wc Dyfyxus;yR @4/!’aycsx/✌️???

  2. ali peza says:

    Ky eshte koka e ketij oktapodi te perbindeshem,ky eshte aktiv qe prej 1997-tes dhe me pare dhe pergjegjes per nje seri krimesh makabre.Dora e drejtesise nuk duhet te kete meshire per keta monstra .

  3. Saimir says:

    Bajrat ishin kunder Katundarise prandaj ishin kunder Sales. Pamvarsisht problemeve me rivalet ato mbeshteten cdo levizje qe i sherbente antinjorances. Nje nder keto ishte edhe bashkimi me PS. Turp per Shkodren qe behet pale apo pranon, me njerez te degradum e pa moral

  4. Isuf Isufi says:

    … hajt se tash pa jua qin mamat Kujtim Barbullushi tash qe po ju bajne te gjithve bashke, ropqira!!!

    1. Kansas City says:

      Mos shkruaj me pseudonime!!

    2. Santa Quaranta says:

      Pse nuk me postoni komentin: Isuf Isufi perdor nickname-n tend jo emrat e te tjereve…

  5. Lani says:

    1997 edhe qent kishin arme ne pazar te gjuhashin imagjinoje gangster i 1997. Hahahahha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje