Dropulli: Aty ku populli nuk është Kostandinos Kacifas, por as Vangjel Dule

29 Tetor 2018, 09:20Sociale TEMA

Kostandinos Kacifas, sigurisht që është një rast i izoluar i minoritetit grek në jug të vendit. I riu nga Bularati me banim në Athinë, i cili i hapi luftë policisë shqiptare duke e pësuar me jetë, nuk është fytyra e vërtetë e një komuniteti ku në tërësi e në veçanti ofron një model bashkëjetese larg çdo fërkimi me shqiptarët. Të paqtë, bujarë e mikëpritës, banorët e thjeshtë të komunitetit grek, ata që nuk janë ngatërruar me punët e Athinës e interesat e kësaj të fundit, jetojnë për bukuri me shqiptarët.

Nga Bularati që është fshati i parë i madh i Dropullit sapo kalon Kakavijën, e deri në Derviçan, aty ku përfundon pjesa greke në cepin jugor të vendit, për të vijuar më pas me Lazaratin e Gjirokastrën, do hasësh fshatrat e minoritetit në radhë njëri pas tjetrit, ndër më romantikët në Shqipëri, ku nuk pipëtin asgjë për keq. Një pjesë jetojnë në Greqi e një pjesë aty, sipas përllogaritjeve ekonomike, pa u ngatërruar me emocione nacionaliste, që si pasojë mund të trazojnë jetën e tyre e të atyre me të cilët bashkëjetojnë, shqiptarëve. Madje këta të fundit, populli i thjeshtë hyn e del te ata, merr e jep gjithashtu me minoritetin, pa asnjë paragjykim apo ndasi, në të gjitha çështjet e përditshmërisë. Madje në Gjirokastër edhe preferencat e shërbimit kulinar janë të minoritetit, e ku klientela shqiptare është e pranishme brenda normalitetit të bashkëjetesës.

Treguesi më kuptimplotë është rasti i masakrës së Peshkëpisë i 10 prillit 94, kur një komando greke hyri në territorin shqiptar duke sulmuar pikën kufitare e vrarë një oficer e një ushtar. Bularati, fshati i Kostandinos Kacfasit ndodhet përballë Peshkëpisë në vijë ajrore, me distancë 15 minuta, ku ai, viktima e së dielës, duhet të ketë qenë fëmijë. Në të tilla raste, banorët me të njëjtin gjak me vrasësit, duhej të dridheshin nga frika e ndonjë hakmarrjeje civile. Por jo, asgjë nuk ndodhi. E nesërmja dhe ditët e mëpasshme pas masakrës, qenë të njëjta për minoritetin; në punën e tyre, me trendin e zakonshëm jetësor, pa u trazuar nga askush për shkak të gjakut të derdhur e jetëve të marra, me sfond nacionalist. Kjo është diferenca e madhe mes elementëve të veçantë dhe popullit të thjeshtë, te komuniteti grek në jug të vendit. Një pjesë, edhe pse janë nacionalistë nga pikëpamja atdhedashëse, nuk ngatërrohen me Athinën, ndërsa një pjesë tjetër, me individë të veçantë, ku dallojnë dhe Dule apo Panajot Barka, kanë zgjedhur ta jetojnë ndryshe të qënit minoritarë, duke qenë në një gricjeje të vazhdueshme, sipas pozitës dhe misionit.(Tesheshi)

15 komente në “Dropulli: Aty ku populli nuk është Kostandinos Kacifas, por as Vangjel Dule”

  1. NJESHI says:

    TELUMTE , PAK SAKT

  2. theatrical says:

    nuk e di cfare fytyre ka Dropulli,por greku eshte armiku me i urryer i kombit shqiptar
    le ta shikojme realitetin ne sy..

    1. Jakupi says:

      Ne dropull ka nja 30 fshatra arumunesh qe punonin tokat per bejleret shqiptare, dhe qe bejleret shqiptare e kalonin kohen duke shkerdhy grate e tyre….

      Qe greqia eshte nje komb fallco i krijuar ne 1831 me iniciativen e fuqieve perenduimore cifute qe kane 300 vite qe luoftijne shqiptaret edhe kete e dime, kane oer heronj pushtiesit shqiptare arvanitas dhe veshin fustanelen e tyre…

      Por ka nje te vertete qe duhet ta theksojme, qe greket nuk jane armiku me i urryer i kombit shqiptar/// armiqte tane kryesore jane servet, mos e harroni kurr kete fakt

      1. tt says:

        Si grek si serb jane njesoj per nga ana armiqsore kundrejt shqiptareve kjo nuk ka pike dyshimi vetem nje dicka eshte ndryshe serbet jane me burra ne krahasim me greket dhe me realist ne jere se greket persa i perket ceshtjes shqiptare

      2. Dibra modhe says:

        Komenti me brilant , me i bukur dhe me i sakte. . . Nje bravo te madhe

  3. Sela says:

    Bravo
    Artikull i shkelqyer qe nuk i fryn armiqesise por miqesise ku secili eshte Zot ne vendin e vet.Nuk te ngacmoj,mos me ngacmo dhe pike.

  4. Flutura says:

    Po sikur ky rast te jete nxitur nga Dule dhe ata qe i qendrojne pas si aleate? Sepse…. asnje fjale per ndodhine nga keta qe per gjera minimale, ulurijne dite e nate.

  5. Sela says:

    Miku
    Dihet qe Dule dhe Barka paguhen per sherbimet qe i bejne qarqeve ekstremiste Greke, ne drejtim te helmimit te miqesise dhe fqinjesise,por aspak bashkepunimit te sinqerte Shqiptaro-Grek,ku populli Grek e tregoi dhe po e tregon me pritjen e mbajtjen e shqiptareve ne vendin e tyre si njerez te barabarte.E njejta gje ndodh dhe ne Shqiperi me popullaten Greke qe banon si minoritet ne trojet tona,me djersen e ballit, me perjashtim te zjarrvenesve te kesaj miqesie Dule-Barka e kompani.

  6. Vladimir says:

    Pse pa autor?
    Sinqerisht do te doja ta falenderoj autorin.
    Ne me minoritaret greke kemi jetuar ne paqe, mirekuptim, ne respekt te plote te njeri tjetrit, pse populli yne e ka ne gjak respektin per mikun, por edhe sepse vet minoritaret tane e kane merituar kete respekt e kete vend qe kane ne shoqerine shqiptare, me pune, me kulture, me shkollim, me krejt sjelljen e tyre.

    1. Ali Pashe Tepelena says:

      Keta qe quhen ” grek’ ne shqiperi ne shumice jane arumune jevgjit gjysme skllever qe i kane sjell bejleret shqiptare te punojne tokat e tyre 100 vite perpara.

      Jane jevgjit dhe bejleret shqiptare ju qinin grate dhe vajzat ketyre er qejf.

      Duhet te ishin deportuar, por ja qe toleranbca shqiptare i ka lene te gjall

  7. Jakupi says:

    Ik o te qifsha dropullin dhe gjithe jevgjit e dropullit, arumune jevgj qe i sollen bejrlet shqiptare aty per tju pounuar toket nderkohe qe shkonin dhe ju qinin grate armuneve, dhe bastarde si ac/dc dhe tfgs dolen ne pah.

    Po te donin shqiptaret me i vra keta fisqira, i kisbnin vra me kohe, mjafotn 50 leber nga Kuci, qe ti lebetiisn tere dropullin

  8. Qetesi says:

    Shyqyr nje artikull me mendje qe te ule tensionet bravo

  9. Mikel says:

    Brezat e vjeter te minoritareve kane qene te integruar me shqiptaret dhe kane jetuar ne harmoni dhe respekt te njeri-tjetrit.Minoriteti grek ka qene model i bashkejeteses ne Shqiperi.Shume minoritare kane studiuar dhe punuar bashke me shqiptaret dhe kane nje miqesi te vertete ndermjet tyre.Tani problemi lind me brezat e rinj qe instrumentalizohen dhe u behet shpelarje truri nga qarqe te caktuara me qellime shoviniste.Ne Greqi ekziston nje fryme antishqiptare ne nivel shteteror dhe kjo eshte shqetesim si per shqiptaret por edhe per minoritaret e Dropullit.

  10. Dash says:

    Une kam shok te mire minoritar…nuk jan te gjithe si puna e ketij…ashtu si te ne, ka edhe debila..

  11. Jane vlleh cobenj ,mbeturinat e dyndjeve vlleo bullgare.Dmth turq stepash.
    Sjane grekenata e as vendalinj aty.
    Jane hyzneqaret qe sollen nga thesalia dikur.
    Si rrace pa pedigri qe jane ,jane ndyresira te vertete l.
    Nuk ka fare me te keqe ne keto ane sesa fara e cobaneve.Fare e pabese ,qe i kane ngelur shqiptareve ne qafe.Jane nje nga rracat me te pabesa ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje