VIDEO: Dibrës i shtohet një muze, Kumbaro: Sina është një ndalesë mes historisë dhe peizazhit

29 Tetor 2018, 23:58Kulturë TEMA
VIDEO: Dibrës i shtohet një muze, Kumbaro: Sina është

Në kuadër të Viti të Skënderbeut Shqipërisë i është shtuar edhe një tjetër muze.

Ndonëse është një muze i vogël lokal, ai ka një vlerë shumë të madhe sidomos nga pikëpamja simbolike.

Është fjala për muzeun e Sinës në trojet e Kastriotëve në Peshkëpi. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, thotë se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

“Më pak se 1 vit më parë, në Peshkopi, premtuam se muzeun e vogël por shumë domethënës të Sinës, në trojet e Kastriotëve, do e restauronim nën shenjën e Vitit të Skënderbeut, por edhe si një ftesë për të vizituar ato krahina ku stinët janë befasuese në bukurinë e natyrës. Sot premtimi është i realizuar dhe muzeu ka hapur dyert për nxësnesit, dibranët dhe turistët si një ndalesë mes historisë dhe peizazhit”, thotë Kumbaro.

Shihni videon më poshtë për të zbuluar më shumë rreth këtij muzeu, i cili tanimë do të kompletohet edhe më tej nga Bashkia e Dibrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje