VIDEO: I riu bie tek shinat, treni i kalon sipër, shpëton mrekullisht

29 Tetor 2018, 11:36Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një udhëtar bie tek shinat pak çaste përpara se treni të kalonte. 

Amit Agarwal po kalonte nëpër binarët e një hekurudhe në Rajasthan të Indisë, kur papritmas iu shfaq  një tren, që shkonte me shpejtësi në drejtim të tij. 

Meqenëse e kishte të pamundur të largohej, ai u detyrua të shtrihej në binarë, që të shmangte shtypjen prej lokomotivës. 

Të pranishmit kanë shikuar të tmerruar, duke pritur që në çdo moment të ndodhet ndonjë fatkeqësi, që do ishte fatale për viktimën. 

Për fat të mirë, i riu shpëtoi pa lëndime. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje