Shpëtim Idrizi ka komentuar vrasjen e ekstremistit grek Konstantinos Kacifa ku kërkon që SHISH dhe prokuroria të ngrejë alarmin për persona që tregojnë hapur që janë ushtarë të Vorio-Epirit.
Idrizi kërkon nga shteti që të kërkojë llogari nga Greqia për protestën para ambasadës shqiptare dhe financimet e dyshimta nga buxheti i ministrisë së Jashtme.
“PDIU i bën thirrje ministrisë së Jashtëm të kërkojë urgjentisht nga autoritetet greke shpjegime për ngjarjen e djeshme. Veprimtarinë e organizatave terroriste të Vorio Epirit në Greqi, sic e pamë edhe dje në aktivitetin e dhunshëm përpara ambasadës shqiptare në Athinë, ku protestohej me flamur të Vorio Epirit”, u shpreh ai.
Ndër të tjera kreu i PDIU tha:
“Ky është rasti për të ngritur alarmin për institucionet e sigurisë kombëtare, SHISH, prokurorinë etj sepse si është e mundur që persona të tillë që në profilet e tyre e tregojnë haptas që janë ushtarë të Vorio Epirit, nuk ndalohen.
Unë sot dua të bëj dy pyetje për ministrinë e Brendshme dhe SHISH.
A janë ndaluar më 25 tetor nga policia e shtetit në pikën e Kakavijës anëtarët e Bandës së Vorio Epirit, shtetasit grek Mondis Kokalios dhe Theodhoros Asvestopulos përreth 4 orë, a janë ndaluar më pas këta shtetas me ndërhyrjen e konsullit grek të Gjirokastrës.
PDIU i bën thirrje ministrisë së Jashtëm të kërkojë urgjentisht nga autoritetet greke shpjegime për ngjarjen e djeshme. Veprimtarinë e organizatave terroriste të Vorio Epirit në Greqi, sic e pamë edhe dje në aktivitetin e dhunshëm përpara ambasadës shqiptare në Athinë, ku protestohej me flamur të Vorio Epirit.
Ministria e Jonë e Jashtme duhet të kërkojë shpjegime urgjent nga shteti grek dhe për financimet sekrete të ministrisë së Jashtme, standard që nuk ekziston në diplomacitë perëndimore. PDIU do të kërkojë zyretarisht që prokuroria të hapë hetimet për fondet sekrete greke për të cilën ne po bëjmë gati denoncimin tone”, shprehet Idrizi. (TemA)
Ik mor krimb thej qafen llum. Patriot i flakte bytha e ktij.
Foli edhe ky letyra, shko mbaj rradhen tek Lulushi per ndonje kocke tani
Si keshtu, po te ishte ushtar i UCK-se apo UCC-se do te quhej hero (apo jo) dhe jo ekstremist e terrorist??!! Flamurin e Vorio Epirit nga protestues e quan kercenim per Shqiperine, por harron qe ti si deputet i parlamentit shqiptar dhe kryetar i nje partie politike propagandon flamurin e “Shqiperise se Madhe”!!!!! Ty si ushtar te “Shqiperise se Madhe” si te te quajme, ekstremist apo terrorist?