DEBATI/ Parlamenti grek "distancohet" nga ekstremisti që u vra në Shqipëri, refuzon mbajtjen e një minute heshtje

30 Tetor 2018, 11:03Sociale TEMA

Vrasja e Kostandin Kacifës në Bularat po përvijohet si një debat me ngjyrime të forta politike mes mes Syrizas-s dhe Agimit të Artë.

Qeveria greke është treguar e përmbajtur duke kërkuar të zbardhet sa më shpejt ngjarja, por duke dënuar njëkohësisht humbjen e jetës njerëzore.

Ministrja e Kulturës, Mirsini Zerva, hodhi poshtë aludimet se gjatë festimeve të 28 tetorit në Bularat u ulën flamujt grekë.

Versionit të flamurit i mëshon e djathta ekstreme, që pretendon se Kacifa u vra për flamurin.

Një deputete e Agimit të Artë kërkoi nga parlamenti 1 minutë heshtje për të vrarin në Bularat, por kjo kërkesë u refuzua nga drejtuesi i seancës.

Debati

Deputetja e Agimit të Artë

Para se  fillojë diskumi për rendin e ditës dhe për shkak se në Vorio Epir u vra paburrërisht nga një regjim që përndjek helenizmin vetëm sepse donte që në përvjetorin e 28 tetorit të valëviste flamurin grek, do kërkoja të mbahej 1 minutë heshtje në parlament në kujtim të 35 vjeçarit Konstandin Kacifa.

Drejtuesi i Seancës

Nuk mendoj se ka ndonjë kundërshti që kujtimi i atij njeriu të nderohet, por mbajtjen e 1 minutë heshtje nuk e parashikon rregullorja, sepse nuk ka një vendim të marrë nga kryetarët e grupeve për këtë gjë. Por padyshim nderojmë kujtimin e atij njeriu.

7 komente në “DEBATI/ Parlamenti grek “distancohet” nga ekstremisti që u vra në Shqipëri, refuzon mbajtjen e një minute heshtje”

  1. Dibra modhe says:

    Eshte nje situate serioze. Asnje gje nuk eshte e rastesishme . Eshte nje dore e fshehur qe po trazon gjerat. Ky idioti qe vdiq eshte denuar ne greqi per trafik droge. Nuk eshte çudi qe per te ulur denimin te jete bere pjese e agjentures greke. Kjo nuk eshte rastesi. Se kujt I sherben do dali me vone. Mund te jete edhe loje e fuqive te medha per ti bere presion greqise per dorezimin e çamerise , dhe e frikeson me lufte. Ne nje lufte te mundeshme Turqia nuk do te rrinte duarkryq. Dihet qe greqia dhihet ne breke, prandaj kjo mund te jete edhe nje loje e fuqive te medha.

  2. Dibra modhe says:

    ORE E KENI VENE RE QE NUK ESHTE BERE I GJALLE TURKOFAGOSI KETO DITE QE KUR E VRANE HEROIN E VORIO EPIRIT. . . PO QE KETA LLOJ TURKOFAGOS JANE TRIMA E DIME, POR QE TE MOS PIPETIJNE PER DY DITE RRJESHT ÇUDI E MADHE. . . HAJDE MOS U MERZIT. . . TE FALA JANULLES

    1. Soni says:

      Turrkofagos u nis dje urgjentisht per ne Bularat por atje s’ka internet

  3. ben says:

    Parlamenti Grek nuk eshte distancuar nga ngjarja ne Bularat. E ka thene edhe vete Kryetari Parlamentit qe “ai person duhet nderuar”; se per cfare duhet nderuar nje terrorist qe sulmon policine me arme, kete vetem greket e dine. Kjo ngjarje eshte nje shembull se sa poshte ka rene Greqia e sotme.

  4. Alban says:

    Pse ja fusni kot me keto tituj. Keta s’jane distancuar aspak PERKUNDRAZI paskan rene dakort te gjithe qe terroristi Kacifa ‘ duhet te nderohet’ por duhet bere sipas procedures. Pse hidhni tituj qe s’kane lidhje me realitetin?

  5. Arifi says:

    Dergoni ca te tjer te ven ne pith semes dhe ata! A

  6. shushica says:

    Greqia eshte shteti me fanatik dhe i prpambetur ne Europe.Mendoni qe nje kryetar parlamenti gjerman, britanik,francez,italian te thote: nderojme kete personin qe me kallashnikov hapte zjarr kunder policise.Menjehere do te zhdukej nga politika.Ndersa ky greku fanatik shovinist thote ..e nderojme,por te ngrihemi nuk na lejon rregullorja.Duket qe shoqeria greke rron me psikozen e inferioritetit egzistencialist.Kjo ndodh me popujt qe akoma nuk kane nje nje formesim kombetar te konsoliduar.Edhe ne shtetet e dy Amerikave qe jane te perbere nga kombesi te ndryshme dhe prejardhje komplet heterogjene ka me shume ndjenje kombetare.Vetem ne Serbi mund te gjesh shembuj te njejte.Fatekeqsia nuk eshte per ne por per popullin grek dhe politikanet e tyre .Natyrisht asgje te mire nuk mund te presesh nga nje shtet qe mban ligjin e luftes me Shqiperine dhe jo me Italine qe e sulmoi.Dhe BE vazhdon ta perkedheli ,i jep qindramiarde euro ,ashtu sikurse perkedhel edhe Serbine,shteti qe realizoi genocidin e pare ne Europe mbas genocidit nazist bne luften e 2.b.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje