“Një grek më pak, një bastard më pak”: Diçka e pështirë në shkallët e stadiumeve shqiptare

30 Tetor 2018, 17:04Blog TEMA

Nga Ilir Babaramo

Për herë të parë u shfaq diçka e pështirë në shkallët e stadiumeve shqiptare. Kamerat që transmetonin ndeshjen e fundit të Partizanit fiksuan banderolën: “një grek më pak, një bastard më pak”. Neveria mu shtua akoma më shumë kur kujtova se lojtari më i madh i të gjitha kohërave të Partizanit është Panajot Pano, një grek i Shqipërisë. I tillë ishte dhe Lefter Millo. Po ashtu, grekë të Shqipërisë janë Vasillaq Zëri, Arjan Xhumba, Arjan Bellai, Altin Haxhi të cilët kanë veshur me nder, për vite me radhë, fanellën kuq e zi. Kontributi i tyre në kombëtaren shqiptare do të kujtohet me të njëjtin respekt edhe kur të harrohet vrasja e një fantaksuri në Bularat, fshat që për herë të parë besoj se është dëgjuar si në Tiranë ashtu dhe Athinë.

Pavarësisht se për tre ditë me radhë të gjithë po flasin pafundësisht askush nuk pyet se kush e çoi mish për top 35-vjecarin që la jetime një vajzë të mitur. Askush nuk thotë se kujt i duhej një “hero”. Greqia është në një moment krucial politik, në prag të zgjedhjeve, me një qeveri që mëton të arrijë marrëveshje historike me dy fqinjët e saj: Maqedoninë dhe Shqipërinë. Cipras ka guxuar dhe është shpallur tradhtar nga ekstremi hipernacionalist. Këtyre grupimeve i përkiste dhe i ndjeri.

Në Ballkan prej shekujsh është krijuar një klishe. Ata që konsiderohen heronj nga njëra palë janë terroristë për palën tjetër. Duhet thënë që në fillim se ky nuk është rasti. Kacipas nuk mund të jetë hero. Madje nuk mund të arrijë as përmasat e Daut Hoxhës që u harrua pak kohë pasi u vra. Rrethanat janë të tjera. Heronjtë nuk i prodhon vrasja, i krijon shtypja. Lindin nga mungesa e lirisë. Pavarësisht zhurmës se madhe të ngjashme me ca kazanë bosh që rrokullisen sokaqeve, Agimi i Artë nuk ka krijuar terren në minoritetin grek në Shqipëri. Për një arsye të thjeshtë: grekët e Shqipërisë kurrë nuk janë shtypur si të tillë nga çdo regjim në 106 vitet e ekzistencës së shtetit shqiptar, madje dhe në kohën e diktaturës komuniste. Hoxha i “ Ego o Enveris” e diskriminonte pozitivisht. Dropulli ishte një nga krahinat ku përqendroheshin më shumë se kudo investime shtetërore në përpjekjen për ta paraqitur këtë krahinë si një vitrinë marketingu të “epërsisë së sistemit socialist”.

Ata qindra vetë që dalin çdo vit në ndonjë shesh të Athinës duke kërkuar zbatimin e Protokollit të Korfuzit janë kaq të paditur e të palexuar sa nuk e dinë që grekët e Shqipërisë sot gëzojnë shumë më tepër të drejta seç u jepte protokolli i hartuar në emër të shqiptarëve nga një kolonel holandez 104 vjet më parë. Shqipëria, ndryshe nga Greqia, ka nënshkruar dhe zbatuar konventën për mbrojtjen e minoriteteve. Në zonën e minoritetit gjithçka është greke: administrata vetëm me grekë, kishat me priftërinj grekë. Madje në fshatrat e minoritetit shkollat janë të gjitha në gjuhën greke dhe ndonëse ato janë të zbrazura për shkak të emigracionit, qeveria shqiptare paguan mbajtjen e shkollave ku ka më shumë mësues se nxënës. Si për ta çuar në ekstrem diskriminimin pozitiv dy grupimeve fshatrash, Dropullit dhe Finiqit, u është dhënë statusi i bashkisë, kundër çdo kriteri administrativ.

Ne shqiptarët duhet tu njohim një meritë grekëve të Shqipërisë: janë minoriteti më luajal në Ballkan. Meritë është dhe e jona, shqiptarëve. Pa paragjykim, pa asnjë kompleks i kemi integruar në jetën tonë. Mijëra martesa interetnike janë vetëm aspekti njerëzor. Nuk dihet ndonjë rast tjetër në Ballkan kur një shtet të bëjë shef të shtatmadorisë, apo ministër të mbrojtjes një përfaqësues të pakicës, pikërisht të asaj pakice që shteti amë ka patur rivendikime territoriale, pa përmendur një duzinë ministrash të tjerë vetëm në dy dekadat e fundit.

Nëse e shikon me vëmendje zhurmën e pafund që ka mbërthyer opinionin publik ajo ngjan disi me pamjet që u regjistruan me celular pak para vrasjes së Kacipas. Të gjithë shikojnë si të shastisur nga kafja e fshatit krismat e një të çmenduri. Opinioni po shikon se si ekstremistët po dominojnë skenën. Protagonistë janë ata që e kanë biznes nacionalizmin. Këto ditë, ata po bëjnë potere pa fund. Këpusin mufka që i bëjnë bashkëkombasit të tundin kokën me trishtim. Ndonëse në heshtje e dinë se ata që bërtasin ashtu ua do biznesi që dita ditës u shkon më për dreq. Shikoni pak sa vota merr PBDNJ apo Omonia në të paktën 10 votimet e fundit. Minoriteti grek përfaqësohet në Parlament nga grekë që i përkasin partive të mëdha shqiptare. Ndjehen totalisht të integruar.

Dhe si për ironi të fatit chantre i helenizmit grek në Shqipëri hyri në Parlament vetëm dhe falë votave të një çami, Dashit të Havasë. Shakaja e këtij biznesi që ka si koperturë fondet e restuarimit të kishave arrin që më malinji i tyre, ai që shpreson prej 20 vjetësh të projektohet një skenar boshnjak në skërkat e Dropullit, është një dhjak martuar me një çame. Nuk ka më kreativë se ballkanasit në biznes. Ca më tepër në kohë krize kur fondet nuk rrjedhin lumë. Ca më tepër kur qeveritë prej vitesh i kanë flakur si mbetje të shekullit XIX kërkohen burim tjetër: Agimi i Artë.

Banderola e vendosur gjatë ndeshjes së Partizanit duhet të shkaktojë alarm. Biznesi i nacionalizmit u shfaq për herë të parë dhe në Shqipëri. Duhet mbytur që në vezë. Pavarësisht se ka shumë vetë që akuzojnë se ajo banderolë u vendos për të tërhequr vëmendjen, për të mbuluar skandalet e fundit në Shqipëri, skandale që në Vuno dhe Filat i quajnë klepsje, duhet bërë gjithçka që kjo të mos përsëritet. Nëse ka një gjë që na bën superiorë në debatin politik me Greqinë është se ne nuk kemi një Parti Agimi i Artë.

24 komente në ““Një grek më pak, një bastard më pak”: Diçka e pështirë në shkallët e stadiumeve shqiptare”

  1. ? says:

    Greqia ka vrarë 10 000 të Shqipërisë këta 23 vitet e fundit.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur..

  3. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    YPOKRISIA,te mos shikoi dikush urrejtien muslimone ndaj kristaneve ortho/xe,qofshin keta greke,shqiptare,serb apo ruse……..
    shikoni portalet dhe komentet e sumqireve sunitokomentues.
    a nuk u vra nga turkoshqipfolesit[ madje ne menyre makabre] Gouma,vetem se foli gjuhen e nenes!?

    1. Flm karri says:

      O Plato……te shkerdhefsha te katermbedhjetat, po shkruaj shqip te pakten ne kemi fjalen tone:
      Ipokrizia dhe jo ΥΠΟΚΡΙΣΊΑ e dime o sumqir qe e than greqishten
      Po shkruaj Guma dhe jo Gouma o alabak se edhe ne e thajme gjuhen tende po ja qe te pergjigjemi ne versionin shqip!!!!!!!! gamimene e gamimene

      1. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

        ja nje bastardhos[dobic sulltani] qe permenda me siper………..
        YPOKRISIA nuk eshte shqip mor sunit i piset qe te vaptiset ”ipokrizia”!!
        as Gouma ,reee mounopano tourkalvane………….!

  4. katarakti says:

    Nuk eshte veprim i mençur, as human dhe as patriotik. Do ta pesojne shqiptaret qe jetojne dhe punojne ne Greqi. Ndersa vrasja e atij minoritarit nga Renea ishte nje kunderpergjigje e merituar nga shteti shqiptar, te shpalosish ne kete menyre urrejtjen karshi nje populli te tere eshte ose kafsheri ose fondamentalizem islamik. Pa dyshim qe edhe qarqet nacionaliste greke kane vepruar ne te njejten menyre, duke djegur deri edhe dyqanet e shqiptareve, por ne duhet, ne rastin konkret, te tregohemi me te matur dhe me diplomate. Ai minoritari mori ate qe kerkonte. Tani mos i hidhni me benzine zjarrit. Se nuk dihet se nga fryn era dhe kush digjet me shume. Nuk iu duhet lene ekstremisteve injorante ose fondamentalisteve islamike te bejne politiken e shtetit shqiptar!

  5. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Nje pergjigje minimale per ISIS e ballkanit, Serb Grek ,Turk go to hell!

    Kur tjetri ofendon, fight back ndryshe je i ****.

  6. Popull says:

    Me siguri dikush e ka paguar ate bastard per ti hedhur benzine zjarit.

  7. Çeço says:

    Bravo Ilir. Greket qe jetojne ne Shqiperi i kemi afer e i quajme vellezer.

    1. Adi says:

      Jam shume dakort! greke te Shqiperise jane bashkeqytetare te mire dhe shumica jane me shqiptare se ca shqiptare qe kujtojne se behen patriote duke bere shqiponjen

  8. Turkofagos says:

    Mezi po pres deri pasneser. Marr rrogen plus nga efendikoi .

  9. AC/DC says:

    S’ka Agim te arte qe ka gjithe Europa po ka PDIU qe eshte unikale ne lloijin e vet

  10. PASKAL MILO says:

    ILIR BABARAMO TURPERON EMRIN QE MBAN..ESHT I SHITUR TEK GREKU.NE LISTEN E FINANCIMEVE GREKE NE SHQIPERI DUHET TE JET DHE EMRI TIJ…

  11. undefined says:

    Lerini te qete tifozet ju gazetare palaco bithe-shitur ata nuk bere asgje te keqe “greket” jevgjite qe qelben si Qen kazanesh jane te tille….bastarden dhe pike ….hajd thyni qafen te gjitve ata qe ju vjen keq per kafshet e liga anadollake

  12. DINGO says:

    Ky pusht Gazetar nuk ka degjuar per ushtrine greke qe do te na i beje zorret lidhese kepucesh.Ky do nje hu ne bythe.
    Ti ore turkokar qe shan Shqiperine dhe shqiptaret dhe na hiqesh si me i mire ik pi kafe per te dyzetat ne Bularat te fala Fala konstandinos se gjaku i TIJ ISHTE ME SHURRE .

  13. Cfaka says:

    Je gjirokastrit dhe nuk e ditke se ne MUzine, nga e ka prejardhjen Panajot Panua nuk ka pasur asnjehere greke!!
    Sec me kujtove ate lajmin e EVROVE qe paguan Greqia per median shqiptare!

  14. Genti says:

    Jane bastarde ata qe ne emer te nacionalizmit shprehin urrejtje ndaj popujve e pikerisht ndaj dy popujve me te vjeter te Ballkanit qe kane origjine te perbashket pellazgjike e qe per kete arsye duhet te sillen vllazerisht me njeri-tjetrin. Nacionalistet ne dya anet e kufirit nuk bejne asgje me shume pervecse punen e armiqve tane,sllave e optomane qe na duan te percare. Greket dhe Shqiptaret nuik kane e nuk duhet te kene miq me te medhenj se njeri-tjetrin ne keto troje e nen kete qiell ku jetojne bashkerisht prej mijera e mijera vitesh.

    1. undefined says:

      Pervec arvanitasve te pabese dhe injorant pjesa tjeter e Greqise jane kolone dhe nuk kane as me te voglen lidhje me Pellasget prandaj mjaft na cate kkkk me “dy popuj” vellezer nuk eshte shqiptari “vella” me selxhukun e Pontit sepse ai selxhuk mbahet per “grek” e more vesh o palle e mora thuaj

    2. Miri says:

      Genta cfar lidhje ka populli sote ishqiperise me ilirine qe mbronte gjergj kastrioti

  15. pedro i ri says:

    Shkrim i dobet.
    Nuk dallon dot Shqipetaret me prejardhje te ndryshme nga Shqiptaret autokton

  16. Luigj F says:

    Ik mer jevg xhuxh! Bixhozçi qe tka ik truri nga mbyllja e bingove e kuqe e zeze. Bythlepires i ilir metes dhe karlos qe vec tulla dhe bixhoz do ti besh leket. Qe ti hengshin dashnoret e gruas! Rracqiri i spiro keseres

  17. Pellazgos says:

    Kur ky shtet qe vetequhet Shqiperi nga Shqiponja Greke e Bizantit dhe bota e njeh Albania te clirohet nga Turqia,atehere do ta vleresoj bota,por me e rendesishmja veteveten.
    Eshte viti 1821.
    Ne Greqi Epirotet e Marin Barletit dhe te Prijesit te Epirit Jeorgios Kastriotis fillojne Revolucionin per clirimin e Epirit kunder Bishes 400 vjecare Osmane.
    Te pakten keshtu thuhet ne historine “shqipetare” qe ishte pushtim.
    Rreth 40 vjet me vone “Rilindasit” turq si Naimi,Ismail Vlora,Shemshedini (Samiu),Abdullahu (Abdyli) ,Hasani dhe qindra te tjere shkuan ne Turqi!
    Keta “Rilindas” nuk kishin degjuar qe “vellezerit” e tyre Arvanitas vriteshin dhe u prisnin kokat Turqit?
    Eshte pothuajse njesoj qe Ballistet nuk moren pjese per te cliruar Shqiperine bashke me te ashtuquajture komuniste pkr bashkepunuan me pushtuesin fashist.
    Atehere pse keta bashibozuke te ashtuquajture “Rilindas” shkuan tek Dum Baba dhe nuk shkuan te bashkoheshin per Revolucionin Epirote?
    Ironikja eshre se,megjithese mbaruan Gimnasion ne Zosimea dhe u bene “njerez” shkuan te mbanin ne kembe Osmanet,luftuan me devotshmeri per Osmanet dhe nuk kishin idene se nje dite Fuqite e Medha do detyronin Turqine te terhiqej.
    Ndryshe nuk do shkonin,shume e thjeshte.
    Nje state si Albania i krijuar kunder interesave te saj nga Austro Italianet e Duces eshte e detyruar te behet skllave e atyre qe e formuan duke u shtire si nje “komb me histori”.
    A eshte e vertete qe Feja eshre e ndare nga Sheti ne Sgqiperi?
    Atehere pse ju kini perseritur Enver Hoxhen me Terezen nje figure e krijuar me prapavije politike dhe mbi shume Shqipetare qe dhane gjithcka per kete vend?
    A nuk ka me qindra sheshe ne emer te Indianes?
    Apo nuk ju njef bota?

    1. DINGO says:

      ik ore qihu .Shko shkruaj ne Gazetat Greke po je grek.ketu je ne gazetat Shqiptare dhe ne do shkruajme si na don Kari o gabel vurgu.

  18. Te pakten per 1 gje u siguruam : pellazgos-si na qenka gjall .Se paska marr Ko¢i me vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje