Nga Kristo Mërtiri
-Ore babam, mos u sëkëlldis hic nga anonimët me pseudonimet fantazmë! Se që nga koha e baba Qemos, ata këtë avaz kanë. Si në monizëm dhe në pluralizëm, nuk dalin kurrë në sheshmejdan me emrin dhe mbiemrin e tyre të vërtetë. Zakonisht marrin nishan e qëllojnë prapa gardhit dhe fshihen si minj gjirizi.
Dhe nëse u vjen sahati i tyre i lig, lëshohen si qentë nga zinxhiri dhe bëjnë gjithcka për të kafshuar gjoja në emër të parimeve e të drejtësisë si drapri. Mos e harro Timoleon e paharruar, mikun tënd të vecantë, gazetarin ish partizan që mbylli sytë me dinjitet sapo mbushi 90 vjec në Sarandë. Krenar si ai dhe me shumë plagë të pamerituara në trup e në shpirt.
Por ajo mbrëmja zezonë kur do të vendosej pushimi i tij nga puna e gazetarit dhe degdisja me 3 turne në fonderinë
përvëluese të ish Uzinës Traktori, do të binte bashkë me rrufetë si në qiell të pastër ! Themi kështu
sepse në mëngjes, shkrimit të tij kritik nga Gjirokastra iu thurën ditirambe e u vlerësua si më i miri.
Madje, u ekspozua dukshëm edhe në tabelën përkatëse në korridorin e gazetës së dashur “Bashkimi”, si
model e shembull për të tjerët !
Por… në mbrëmje deri vonë, ndodhi ajo që ndodhi. Befas, ranë rrufetë nga maja e “Olimpit”(?!). O Zot, disa nga ata kolegë që e kishin lëpirë e lavdëruar autorin e shkrimit në mëngjes, gjatë asaj mbrëmjeje mallkimtare u tjetërsuan menjëherë në pështymhedhës të neveritshëm.
Vetëm Pirro Kondi ua ndali pakëz vrapin e sulmin donkishotian atyre faqezinjve që donin ta groposnin të
gjallë ! E kish njohur herët nëpër shtigjet e Luftës partizane, qysh në Kongresin e Rinisë Antifashiste në
Helmës të Skraparit, ashtu me bllokun e shënimeve në torbën me fishekë të djaloshit luftëtar nga
Lukova…
Po sot ? Ah, sot po na mbyt mizëria me minj anonimë nëpër gjirize interneti ! Vjellin e përmjerin si në errësirë, në kompiutera e celularë. Asnjëherë me emër e mbiemër sakllam, shpesh duke qelbur faqet e mediave online dhe të asaj të shkruar (në print). Ata duan që truri e pena jote të pushojnë ose të prehen nëpër grazhdet partiake e ulërake ku militojnë verbërisht e djallëzisht. Por edhe ata që hiqen trashëgimtarë të persekutuar politikë, kërkojnë të shtojnë të ardhurat financiare nëpër kolibet ku lehin ditë e natë.
Dhe rrojnë e mbretërojnë pa asnjë punë të paqme, presin këmbë përmbi këmbë këstet shtetërore të përfituara fare qyl mbi kurrizin e dërmuar të taksapaguesve të varfër shqiptarë. Se për c’farë meritash dëmshpërblehen këta pinjollë anonimë, sot e kësaj dite nuk po e kuptojmë dot ! Pra, me njerën dorë në revani e me tjetrën në bakllava…
Pa asnjë fije hipokrizie a patetizmi, po e them për herë të parë publikisht : Autorët e letrave me emër e mbiemër, nuk i urreva kurrë ! Megjithse mjaft prej tyre ia fusnin si kau pelës, asnjërin nuk e denoncova te organet e djeshme të “Diktaturës së Proletariatit”(Hetuesi, Prokurori e Gjykata).
Dhe personalisht nuk jam bërë pishman aspak. As me familjet e fisin e tyre nuk u mora kurrë majë më majë. “ Madje, ne të nxitnim shpesh si me hosten për të vepruar, por ti heshtje, ngrije krahun lart, shtrije pëllëmbën dhe bëje sikur hidhje dicka pas kurrizit.
Pastaj ngrije gishtin tregues dhe e drejtoje në qiell, te i Plotfuqishmi i Gjithësisë, që të merrej ky me ata
lapërdharë që sot “përgjërohen” për Lirinë dhe të Drejtat e të Persekutuarve Politikë. Dhe harrojnë qëmjaft prej atyre ish të burgosurve e të persekutuarve, vec të tjerave, kanë marrë dënime e rëndime të ndryshme edhe nga ca dëshmi me gojë a me shkrim të këtyre anonimëve të pacipë që ngjajnë shumë me lakuriqë nate. Nëpër Labëri i quajnë edhe lapurakë, nga ata që janë pa pupla në trup, qafërrjepur ose kërmill pa guaskë e plot jargë ! Ata fluturojnë e veprojnë kryesisht natën, pa lënë mënjanë “lakuriqët veshgjatë”.
Mizëria me anonimë e eunukë, më shpesh më bëjnë për të qeshur dhe për t’u tallur me këtë
racë aspak në zhdukje. Realisht, më shtojnë humorin mes shokëve e miqve në biseda. Për të qenë i
sinqertë deri në fund, edhe këtë shkrim mund të mos e hidhja në letër a kompjuter. Por të mërkurën në
mbrëmje vonë, e theva heshtjen. Përse vallë ?
Mëngjesin e asaj dite e nisa ndryshe. Pa dalë ende nga shtëpia me kredi, ra zilja e
celularit. Po më kërkonte si me këmbëngulje ai cobani 81 vjecar nga Kuci i Kurveleshit, për të cilin u
botua një shkrim i vecantë. Plot humor e batuta pikante labe, ai burrë i vuajtur e tepër dinjitoz, po më
falenderonte e uronte me zemër. Ashtu sic dinë të mencurit e shumtë në Labërinë e dashur dhe me
shumë vlera…
Gjatë gjithë ditës, emocionet e gëzuara të mëngjezit më shoqëruan me një përjetim të
vecantë njerëzor. Por në mbrëmje, provova një thartirë të papritur e të pasitur, kur një kolegu im i vjetër
po më lexonte me zë reagimin skuthian të një anonimi “antikomunist” llafazan illegal, që ora e
ndryshkur i paska mbetur te “kampi aushvic” në Tepelenë, duke e nxjerrë lepurin nga ferra dhe kokën e
muhabetit si struci. Dallkaukllëk e maskarallëk që e përcollëm shpejt me atë shprehjen ndihmëse të
Kryeministrit tonë “Shpif, shpif se lirohesh !”…Por edhe qeshëm me të madhe.
Pra, i zoti e jep, por tellalli ilegal e mediokër kërkonte qiqra në hell dhe kuiste qenërisht me gjuhë lapuraku. As nuk arrita të thoshja : O Zot, na ruaj nga Anonimët rrënjëdalë e kurrizdalë !…Ndoshta nuk ka shumë rëndësi se c’farë miushë janë, të vegjël në trup e në shpirt, matufë të pagdhendur a gërxho kafeneje. Mjaft prej tyre i njoh mirë.
Sepse u shkoi jeta zhytur nëpër kanale e gropa të zeza me emrin e përbashkët “Gjiriz”.
Mjeshtra anonimë që kënaqen, velen e gogësijnë erërëndë kur arrijnë të nxijnë jetën e të tjerëve. Mirëpo, e
vërteta mund të hollohet por nuk këputet e as fshihet dot përjetësisht. Shkurt, nuk futet minarja në thes
! Dhe cuditërisht janë nga ata tipa që u ha sot dhe e kruajnë të nesërmen nëpër frëngji interneti, si
njerëz lapërdharë, të pacipë e ethebutë gojëndyrë prapashpine. Burracakë që nuk flasin e as shohin
drejt në sy.
“- Miku ynë në metropol, këta shkarrashkrues errësire ti i vë në majë të gjilpërës e ballë për
ballë, aspak syunjur…Ti dhe familja jote, as dje e as sot nuk rrëmbyet nga shteti asnjë qindarkë
dëmshpërblimi për djegjen e shkrumbosjen dy herë të shtëpisë me kulm e themel nga pushtuesit e huaj
dhe minjtë e tyre kolaboracionistë. Nuk fituat nga shteti monist e pluralist asnjë kacidhe nga burgimi,
dënimi e internimi politik i babait tuaj Antifashist i orëve të para, në qelitë rënkimeshumë të kalasë së
Gjirokastrës dhe në skëterrën e Gurores në Shëngjin(Lezhë).
Nuk morët asnjë qindarkë nga torturimi, masakrimi e pushkatimi nazist i gjyshit, i të vetmit burrë peshtanak në Operacionin Armik të Dimrit(1943-’44) etj. Ata eunukë koloviten shpesh si copë mishi me dy sy herë majtas e herë djathtas, nga të fryjë era e parave të pista. Dhe shfaqen sikur u këputet barku për ishkampet e internimit.
Harrojnë se një ditë do të katandisen pa parime fare, duke i shitur te palët në konflikt. Jo rastësisht në
nahijen time, këta lakuriq nate i kashaisin me shpoti e qesëndi të holla brisk. E, sidomos taborin me minj
interneti anonimë. Le ta mbyllim me një buzëqeshje: “ – Një mësues, një ditë pyeti nxënësit : -Sa vite
rron një mi ?… Nxënësit, të befasuar, ca nguruan, ca dhanë përgjigje të kota. Një nxënës që nuk
aktivizohej shpesh, ngriti gishtin dhe u përgjigj : – Kjo varet nga macja…
Anonimet nuk jane pak, duke qelbur dynjane me te vjellat e tyre. Ka te drejte zotni Mertiri, i cili me artikujt e tij fshikullon keta laperdhare, qe vetem
shqetesime mbjellin, sikurse ben mire qe u bie me spate padrejtesive, oligarkve pushtetare.
Mirenjohje z.gazetar.
E ke qare Kristo Mertiri. Ushtria e te paudhve qe ti e pershkruan holle e me neveri e ben penen tende te kerkuar. Ne qe te njohim pyesim njeri jatrin: a ka shkruar sot Kristua. Shkruaj o djale, sic ke shkruar ngahere.
Tredhja ndodh në armiqsi,terrorisme ,pedofili,çmënduri.
JU KAN LAN GOCAT ME BARRE
DHE JENI NE KERKIM TE TE DHENAVE PERSONALE
YYYYYYYYYYT PLEHRA
U DASHKA ME PYET PLEHRAT E KAZANIT CFAR DO VESHIM !
SHKONI E HANI NOJ GROSH ME KRIMBA E MBUSHNI BARKUN DALLKAUKE
TE PANDREQESHEM
Shume aktual si shkrim dhe i kopsitur bukur duke perdorur dhe futur finesen dhe zgjuarsine e popullit
Faleminderit z Mertiri , (paske mbiemrin e nje mikut tim te çmuar i cili fatkeqesisht u nda nga jeta ne një moshë të re .)
Nuk i heq as nje presje shkrimit (nuk e kam kete te drejte). Anonimet (jo vetem ata qe vegjetojne skutave te pista si minj dhe qe dhjesin dynjane, por edhe anonimet, mediokrit, dhe injorantet ne poste apo detyra shteterore) po i marrin shpirtin ketij populli. Me e keqja eshte se mediokrit, etj., ne detyra shteti mbi bazen e helmit te gjarperinjve anonime marrin vendime duke i shkaterruar jeten te ndershmit. Pra, keta tipa zyrtaresh jane nje kercenim i pdrhershem dhe armiq te njeriut. Nga z.Mertiri preket i trumbetuari me tamtame e hosanara “Ashvici i Tepeles”. Nuk ka poshtersi me te madhe se sa tradhetimi i te vertetes, deformimi i saj, etj. Nuk ka njeri te lire pa te verteten. Ne kete drejtim, do te doja qe z.Mertiri te mund te shkruante edhe nje shkrim ku te shpjegobet holokausti, Aushvici dhe genocidi, te jepeshin shembuj/kazuse dhe te flitej edhe nese ka raste te tilla ne histodine tone. Me duket se me te ashtuquajturin “kamp te Aushvicit te Tepelenes” i behet nje dem per te ardhmen Shqiperise, duke e shitur genjeshtren, me sakte shpifjen, per te vertete. Ju flm
Shkrim brilant.
Minjte e internetit
duan koken e miletit
Ndyt ketu e ndyr atje
te pa cipe e te pa fe.
Dijeni, keta firaune
Shpifin, por te hane mune.
TE lumte e Sevaserit,
I nderuar ne jete e Mot,
E njeh mire Kristo Mertirin
Aperfaqson te mirin.
Keta minj te Interentin,
i cjerrin bythen Miletit…
TE lumte e Sevaseroit,
I nderuar ne jete e Mot,
E njeh mire Kristo Mertirin
A perfaqson te mirin.
Keta minj te Interentin,
i cjerrin bythen Miletit…
TE lumte e Sevaseroit,
I nderuar ne jete e Mot,
E njeh mire Kristo Mertirin
A perfaqson te mirin.
Keta minj te Interentin,
i cjerrin bythen Miletit…
Te lumte pena Sevaster/ Fjale me vend/ Faqe me nderi: Per minjte e inetrneti/ Po i japim mend miletit….