Tre bastet elektorale të Edi Ramës dhe opozita në krevatin e mullixhiut

27 Tetor 2018, 09:56Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Janë të paktën tre lëvizje të njëpasnjëshme të Edi Ramës që kapën në befasi edhe bashkëpunëtorët e tij, edhe kundërshtarët, edhe vetë opinionin publik.

Dy javë më parë askush nuk mund të vinte bast se Rama do të vinte bast me bastet. Lojrat e fatkeqësisë ishin pjesë e peisazhit urban kudo në Shqipëri dhe gjithkush, praninë e tyre, e quante të zakonshme e normale si ndryshimi i stinëve.

Duke bërë një akt drastik, Rama e preu këtë nyje gordiane me shpatë.

Duhet ta bënin institucionet, por si zakonisht në Tiranë, e bëri vullneti i individit.

Bindja e përgjithshme është se shumica dërmuese e shqiptarëve që votojnë e duartrokitën këtë lëvizje. Dhe duartrokitje të tilla përkthehen me votë. Edhe pse duket se thirrja e publikut për të votuar është e largët.

Si kurrë më parë, policia e shtetit, mbas një hetimi dy vjeçar, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, bëri një aksion të shpërndarë në 12 qytete, që për çudinë e të gjithëve nuk u dekonspirua deri në momentin e fundit. Me shumë gjasa, pas aksionit të nisur për drogë, që vazhdoi me pranga për dy ish-deputetë socialistë, të tjerë deputetë, në episode të tjera kriminale, tre të majtë, tetë të djathtë dhe dy të LSI-së; disa të zgjedhur e ish-të zgjedhur locale dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë mund të jenë subjekt hetimi “për marjen e favoreve që nuk kanë të bëjnë me borderonë e parlamentit shqiptar”.

Mundësia e verifikimit penal të tyre, mund të sillte një tërmet shumë të fortë politik, përpara të cilit, nisma e dikurshme e dekriminalizimit do të dukej lisharës fëmijësh.

Duke goditur krimin dhe duke marë inisiativën për të goditur krimin edhe në nivele të larta, Rama ka gjithashtu llogarinë elektorale të tij. Fundja atë për të cilën ai është votuar dy herë dhe që me gjasë, duket se do të jetë oferta për votim për herë të tretë.

Akti i fundit politik ishte i lidhur me alkoolin. Ndalimi i alkoolit për të miturit, do të mërzisë ca tipa adoleshentësh që duan të duken trendy me lekët e babit dhe whiskey-n e klubeve, por bën të lumtur prindërit e tyre. Pikërisht atë fashë qytetarësh që votojnë dhe votën e të cilëve Rama e kërkon sërish me këtë lëvizje gjithashtu elektorale.

Në të tre rastet, opozita abstenoi.

Mund të votonte pro ndalimit të basteve dhe të vazhdonte sërish mërgatën nga parlamenti.

Opozita mund të kujtonte se ka qenë së paku në tre vitet e fundit në luftë nën flamurin e antikrimit dhe të bëhej palë me policinë e prokurorinë në superaksionin e antidrogës. Ajo mund të falenderonte trupën policore që mori pjesë në aksion, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të përfshirë në të, partnerët ndërkombëtarë që ishin pjesë e operacionit dhe pastaj mund të thoshte sërish se Rama është kreu i mafies në Shqipëri, se Xhafaj duhet të ikë një orë e më parë dhe se Gjunkshi i Durrësit duhet të shoqëronte miqtë e vet të Shijakut edhe në qeli.

Me logjikë minimale, opozita do të duhej t’i bashkohej qeverisë në inisiativën për të thyer gotën e alkoolit për të miturit. Do të kryente një akt normal politik, qoftë dhe për të mos ja lënë Ramës inisiativën dhe ofensivën e plotë për në zemrat e këtyre adoleshentëve që ju mohon alkoolin.

Nëse do të bënte këto tre përgjigje për inisiativat e kryeministrit, Basha do të kishte më shumë arsye dhe më shumë besueshmëri kur të fliste për dy zgjedhje në një ditë. Nuk e bëri. Veproi me inat siç bëjnë gjithmonë opozitat shqiptare.

Kryeministrat, në një republikë jo parlamentare, por kryeministrore si Shqipëria, luajnë gjithmonë shah me gurët e bardhë. Në rastin e Ramës, ai bëri tre lëvizje të njëpasnjëshme elektorale dhe opozita refuzoi të japë përgjigje. Nuk mundi edhe njëherë të kuptojë se kapriçioja kokëfortë në politikë ka vetëm një shpërblesë: t’i çon hiret me pahir në krevatin e mullixhiut.

Politika është profesion që kërkon talent. Nuk dhurohet as si mandat deputeti dhe as si karrige kryeministri. Eshtë njëlloj si ai slogani i një shtëpie mode italiane që pritet të dalë për sezonin pranverë-verë 2019: Zonjë nuk lind, bëhesh tek Stefaneli!

14 komente në “Tre bastet elektorale të Edi Ramës dhe opozita në krevatin e mullixhiut”

  1. Zambi says:

    Dosja e grupeve kriminale erdhi e kompletuar nga gjermania. Policia shqiptare beri aq sa kishte mundesi duke lene kokat te arratiseshin .

    Pasi i katerfishuan pikat e basteve dhe pastruan sa munden leket e droges tani po i zhvendosin te hotelet me 5 yje. Kujtojme qe keta jane perjashtuar nga taksat dhe kane perfitime te tjera se i kane miqte e tyre.

    Alkoli ka qene i ndaluar me kohe. Nuk ishte problem ligjor po zbatim te ligjit

    1. ABC says:

      Mbase eshte keshtu sic thua ti o Zambi, por as edhe nje pronar i basteve nuk ka dale te ankohet apo te denoncoje ndonje rrast per pastrimin e parave te droges nga shteti permes tyre. Do kishim pasur te pakten nje rrast ku keta qindra “biznesmene” do e kishin hapur gojen, mbase edhe me ndihmen e SHQUP-it sic ndodh kohet e fundit, por nuk ka as edhe nje. Keshtu qe keto qe thua jane vetem llafe kafeneje deri sa te dale e kunderta apo ajo qe ti thua. Per ata ish deputetet e arrestuar nuk po shikoj ndonje koment….apo po i le komentet kur tju vije rradha edhe atyre te opozites?

    2. Zigur Qarri says:

      Ne fakt,edhe Rama vete po ta kishte shkruajtur,do te ishte pak me i permbajtur ne genjeshtra.Te paraqesesh te gjitha
      deshtimet e qeverise si suksese,duhet te jeshe komplet injorant,demagog apo militant bythlepires.Ushtaret e Rames
      po bien nje e nga nje,deri sa te bie vete kryemafiozi Rama,i cili flet per alkolin qe shqiptaret e kan prodhuar neper
      Shtepiat e tyre ne çdo koh,por nuk flet aspak per drogen!Per testin e droges,per shitjen e Detit,pe videon ne Kishen
      greke,akoma nuk ka folur antishqipatri Rama,qe merr vendime vetem nen efektin e droges!Te presim!

      1. Bureto says:

        Prit ziguro, prit se mos bien koqet e dashit.

    3. E says:

      Shyqyr lexuam nje koment te saktnga Lorenc Vangjel BravoAta gazetaret e kazanit te cajne by….Ti Zambi pirdhe pirdhe se lirohesh

  2. Ilia says:

    Lorenc dhe Vangjeli!
    Pas shume kohesh je kthyer ne nje gazetar objektiv sic ke qene!
    Qendro tek vetvetja!

  3. Mersin says:

    Bukur Lorenc.

  4. vang says:

    Ku kuptojne ata nga keto qe thua z. Vangjeli. Nga Xhafa,Xhafa,Xhafa gjithe diten, tani ndryshoi sllogani ;”Shqiperia ka nevoje per nje qeverisje te denje”…. dhe te denjet jane :sb, dhe lul.Tani mendojne se u poqen kushtet per kryengritje popullore per te permbysur qeverine.Ah,! edhe Mona eshte ne ankth dhe pyet:Po ai ca ben ,akoma ska ikur??.Po histerine si do e kaloje ajo? po iku ai?.Po ”Profesori” si do flasi gjoja si profesor?;Po Alibeaj ku do e tregoje ”erudicionin” e tije;po Saliani mjeshterine e Babalizmave?;Vorpsi,Vorpsi ke do paralajmeroje qe te mos merren me te sepse sipas saje nuk ja del dot njeri si telendare?;Kemi dhe Griden ,nivelin e larte te frymes lapidare te PD;Eshte dhe nje tjeterqe spo me kujtohet emri por me ze tmerri kur mendoj se pa pritur mund te me sfaqet ne ndonje emision si i ftuar sic qe dita e djeshme dhe pardjeshme.Nuk ndigjoja cfare dhe thoshte ndoshta fjale shume te bukura por tensioni shkon aty ku nuk e perballon dot se ai shtyp susten dhe flet,flet,flet pa marre fryme ,pa degjyar ndonje pyetje te gazetarit dhe flet flet sikur e ndjekin.Detyrimisht ndryshon kanal qe ti shpetosh goditjes ne tru. Ka edhe te tjere pa mbarim;Ai i grushtave,;ai ”shkolleshumi ” Vasili dhe mbi te gjithe MODELI Strazimiri.Sa te marrin pushtetin bandat e tyre te njohura do dalin ne siperfaqe me te tjera’97,Gerdec,vrasje ne bulevard,ndonje rruge Kombi etj.Harrova ate me shami ne koke qe edhe pse arrestohen kriminele ai se pranon.Ca mbiemri ,na kujton aktoren efameshme dhe cfare antiteze vlerash.

  5. ABC says:

    Mbase eshte keshtu sic thua ti o Zambi, por as edhe nje pronar i basteve nuk ka dale te ankohet apo te denoncoje ndonje rrast per pastrimin e parave te droges nga shteti permes tyre. Do kishim pasur te pakten nje rrast ku keta qindra “biznesmene” do e kishin hapur gojen, mbase edhe me ndihmen e SHQUP-it sic ndodh kohet e fundit, por nuk ka as edhe nje. Keshtu qe keto qe thua jane vetem llafe kafeneje deri sa te dale e kunderta apo ajo qe ti thua. Per ata ish deputetet e arrestuar nuk po shikoj ndonje koment….apo po i le komentet kur tju vije rradha edhe atyre te opozites?

  6. Zigur Qarri says:

    Ne fakt,edhe Rama vete po ta kishte shkruajtur,do te ishte pak me i permbajtur ne genjeshtra.Te paraqesesh te gjitha
    deshtimet e qeverise si suksese,duhet te jeshe komplet injorant,demagog apo militant bythlepires.Ushtaret e Rames
    po bien nje e nga nje,deri sa te bie vete kryemafiozi Rama,i cili flet per alkolin qe shqiptaret e kan prodhuar neper
    Shtepiat e tyre ne çdo koh,por nuk flet aspak per drogen!Per testin e droges,per shitjen e Detit,pe videon ne Kishen
    greke,akoma nuk ka folur antishqipatri Rama,qe merr vendime vetem nen efektin e droges!Te presim!

  7. nord.al says:

    Thuhet ” tri levizje” Lorenc.

  8. tori says:

    Ne nje koment te maparshem e me qe jam doctor te sugjerova juve zotni Zigur Qarri te vizitohuni sepse sipas meje je shume I semur me semundjen e rrenes,shpifjes e baltosjes qe kan burim sumundjen gjenetike te tanden apo te familjes tande.Si terapi te rrekomandoj:mos shpif,mos genje,mos baltos.Suksese ne mjekim

  9. Janaqi says:

    Vetem ky koqja ka ngel duke e mbrojtur verberisht ramen me soj e sorrollop. U be gazi i botes kur te gjithe thonin u mbytem me canabis vetem ky debil thoshte nuk ka dhe me pas u detyrua te kerkoje falje publike. Edhe tani qe ka plasur muti sheshit vetem ky mundohet ta mbroje. Habitem si ia botojne shkrimet.

  10. labi says:

    O u plake dhe su poqe O zigur more kokloqe eheeeee.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje