Opozita mes kallashnikovit të grekut dhe çadrave të 21-janarit

30 Tetor 2018, 13:22Blog TEMA

Nga Flogert Muça 

Vrasja  e Konstandin Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA në një shkëmbin zjarri (pas disa orësh përpjekje për ta ndaluar agresorin grek), ka ngjallur një debat të ri mes Athinës dhe Tiranës. Athina po përpiqet që ta politizojë çështjen, duke thënë se i ndjeri Kaçifas ra për flamur, kur në fakt ai në dorë mbante një kallashnikov që jua drejtoi forcave të policisë shqiptare dhe qëlloi mbi ta. Në fakt historia është e thjeshtë.

Në çdo vend demokratik, nga SHBA në Gjermani, po iu drejtove policisë me armë, je i vdekur! Më herët lexo ka përcjellë rastet ku policia greke ka vrarë shqiptarë në kushte të ngjashme me atë të Kostandinit, që tregon se sot shteti grek po përdor dy standarte. Athina zyrtare këtë natyrisht që e di, por ka të tjera interesa pse sot bën politikë me rastin e Bularatit.

Por përtej politikës së Athinës e cila luan me gjakun e Koçifasit për interesa politike, ajo që të bën përshtypje në këtë rast është qëndrimi i opozitës në Tiranë.

Dje i pari që reagoi për ngjarjen ishte ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-lideri legjendar i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Teksa i shprehte ngushëllimet familjes së viktimës, Berisha shprehte pakënaqësinë ndaj policisë shqiptare. Sipas Doktorit, policia nuk duhet ta kishte vrarë agresorin që gjuante në drejtim të policisë me kallashnikov, por duhet ta kishte neutralizuar apo plagosur. Kryeministri Rama reagoi pas sulmit të doktorit ndaj policisë duke thënë se ‘Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë.’ Flakë për flakë kundër policisë e pro Berishës reagoi edhe Lulzim Basha, i cili duke i thënë të drejtë Berishës, sulmoi si Berisha.

Kjo ishte pak a shumë panorama e betejës politikë në Tiranë, mbi ngjarjen e Bularatit. Edhe pse në çdo rast nga opozita nuk ka supriza në qëndrimet që mban, dje mund të themi se shumëkush është suprizuar kur kanë parë se si PD-ja vajti deri aty, sa doli kundër policisë edhe në një rast aq flagrant sa ai i Bularatit.

Kjo politikë-bërje na sjell ndërmend të tjera ngjarje të tmerrshme që kanë shenjuar jetën e shqiptarëve. Kjo sjellje e Berishës e Bashës dje, vlen për të bërë edhe një analizë të veprimit të tyre, ku ndryshe kanë bërë dje e ndryshe sillen sot.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha thonë sot se policia nuk ishte profesionale në aksionin e tyre ndaj agresorit grek, por pyetjet që shtohen janë:

Po në 21 janar, a u zbatua ligji kur u vranë 4 qytetarë në mes të Bulevardit?

A ishin më të rrezikshëm 4 viktimat e 21 janarit  me çadra në dorë, se greku i Bularatit që qëllonte me kallashnikov?

A ekzistonte i njëjti ligj edhe në 21 janar të 2011-tës dhe pse u dha urdhër të vriteshin 4 qytetarë të pafajshëm në mes të sheshit të pushtetit të qytetarëve?

Këtyre pyetjeve duhet t’ju japin përgjigje Berisha dhe Basha, përpara se të japin leksione ligjshmërie ne Facebook, duke sulmuar policinë e shtetit të tyre.

Për sa kohë nuk janë përgjigjur mbi pyetjen e mësipërme, ata janë të fundit në Republikën e Shqipërisë që duhet të flasin për ligjin dhe për mënyrën si duhet vepruar në raste të tilla. Është e turpshme kur dëgjon se si  ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, që kanë në duart e tyre gjakun e 4 viktimave që shkuan në shi me çadra në duar në protestë dhe nuk u kthyen më kurrë në familjet e tyre, bëjnë moral dhe japin mend mbi ligjshmërinë edhe pse për ata kjo është kthyer në normalitet.

11 komente në “Opozita mes kallashnikovit të grekut dhe çadrave të 21-janarit”

  1. katarakti says:

    Keto pyetje duhet te ia beje drejtesia te 2 Babaleve. Po a mund te behet drejtesi me nje te djathte si Arta Marku?! Aq sa u be me Dhallen! Prandaj vazhdojne te kakarisin Berisha me Bashen. Se nuk u hyn gjemb ne kembe.

  2. Vjola says:

    Ketyre kriminelave duhet sekuestro pasurie dhe ti izolojne ne nje shkretetire dhe pak e kane me kete shkaterrim total qe i ka bere vendit tone Shqiperise dhe shqipeareve.Edhe dicka tjeter te vendosin nje linje falas qe kush te doje ti peshtyje ose ti bej cicin ne surratin e qelbur .

  3. llaman says:

    Ne kete artikull ka disinformacion. Kur reagimi i qarqeve nacionaliste ne Greqi pergjithesohet si qendrim zyrtar i pales greke tregon mungese pergjegjesie nga artikull shkruesi.
    1. Konstandin Kocifa ishte shtetas shqiptar (qe ka marre dhe shtesine greke) , me personalitet te turbulluar dhe jo “agresor grek”-nuk ka te dhena qe ngeli dikush i plagosur prej tij, as qe hodhi ne ere ndonje objekt.
    2. Ministria e jashtme greke “…Sidoqoftë, është e papranueshme që operacioni të arrije ne ate pikë humbjeje të jetës njerëzore”
    3. Zedhenesi qeveritar grek, Xhanakopulos: “Qeveria greke do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të konstatuar rrethanat në të cilat është shkaktuar vdekja e homogjenit grek . Autoritetet greke janë në kontakt me Autoritetet e Shqipërisë dhe nuk duhet të nxitojmë për të nxjerrë përfundime”
    4. Policia greke: Nuk ka dëshmi për të lidhur konfliktin me arme në Shqipëri te 35-vjeçarit Konstantin Katsifas te rënë nga sferat e policisë shqiptare, me ngritjen e flamurit grek (pra nuk e konsideron si “hero” personin me turbullime psiqike),
    5 . Sqarimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Z. Katsifas kërkohet nga autoritetet dhe partitë greke (Flogerti eshte i “qarte” per aksionin- )
    6. Opozita shqiptare: “operacioni duhej te synonte ne neutralizimin e personit dhe jo asgjesimin e tij”
    Qendrimi i opozites Shqiptare per aksionin konkret perputhet me perfytyrimin europian per policine. Fakti qe Berisha dikur ka bere te kunderte (duke vrare 4 njerez te pafajshem, nuk dmth se sot nuk ka te drejte.
    (perderi sa nuk ka nje vendim gjykate qe ta kete denuar Berishen per vrasjet e kater personave ne bulevard gjate protestes se opozites, rrimarja gjithenje e te njejtit subjekt nuk sjell argument per te justifikuar ngjarjet sot)

    1. Lee lee says:

      Bravo o Llaman kur je ne qejf sbor u bene ketyre gazetaruckve te Rames?

  4. Lee lee says:

    O vigan i gazetaris.Ne ate zone lejohet dhe flamurin grek ta mbash ne ballkon sipas konvetes se minoriteteve.Dhe ke sheshi i fshatit.I ndjeri i vente dhe i hiqte sa mbaronte perkujtimorja e 28 tetorit.I mbeshtillte i paketonte per vitin tjeter.Ti si polici qe ne ato zona shkon vetem per pashke per ndonje cope mish dhe me 28 tetor pse e heq flamurin dhe ben gangsterin kurse 60 km me tutje i thua te fortrve.. me fal se te parakalova. Po i nxirrni te githe engjej kurse te ndjerin terrorist.Dhe ben paralele te dy policive.Ekspertiza nga Greqia su pranua.Kur je kaq i paster pse spranon.Boll me kete hipokrizira boshe.Kjo RENEA Ne 30 vjet vetem me likuijdim mbaroka aksionet.Po e mora plumbin ne koke smund ta kem dhe ne gjoks.Po e mora ne goks smund ta kem ne lule te ballit.Prandaj mos i beni shume gojore “Komisarit te drites” se po kalon cdo norme humane.

  5. Klodi says:

    Mire do ishte Llaman tja kishin kursyer jeten po sipas policies I eshte bere thirrje disa here per tu dorëzuar dhe nuk ka pranuar por ka vazhduar të qëlloj. Normal cdo polic në botë si dhe të ne do jetën e tij pak më shumë se jetën e co të fandaksuri që ka vendos të luftoj me mullinjtë e erës. Sa për publikimin e Sales nuk mund të thuash që doza e ironisë midis asaj që thotë dhe asaj që bën është e vogël. Vetëm ti vlerësonte jetët e shqiptarëve sa gjysma e jetës së Kostandinit do kishim 4 jetë gjallë sot. Ose do kishte lejuar prokurorinë të dënonte fajtorët.

    1. llaman says:

      Sqarimi i rrethanave te ekzekutimit nga specialiste do te mund ta mbyllte kete diskutim. ” Kaloresi ” ishte krejt i zbuluar pa asnje mbrojte dhe ai po shtinte kundrejt nje grupi njerezish te armatosur e me jeleke mbrojtes-dmth ai po bente vetevrasje sipas ketij versioni. Sidoqofte drejtesise shqiptare i duhej me shume i gjalle se i vdekur ky person per te sqaruar motivet e tij.

  6. Sinqeritet says:

    Llaman,lee-lee,saLesh jini karagjoze tradhetare:
    1-Hajde ne Amerike, Gjermani,Angli dhe ne cdo vend te botes dhe provo, jo ta shkrehesh por ta nxjerresh kalacnikovin!
    2-Ti plehre,spiun,kusar,tradhetar qe te falenderoi millosheVICI ,nuk te ben pershtypje se ke mbi kurriz mijra djem te vrare dhe dhjetra bashkepuntore.
    Shqiptaret nuk jane burra qe te lene ty mafioz psiqiatrik te flasesh.

    1. Lee lee says:

      O njesh.Pas askionit RENEA vajti per kontroll ke shpia.Fol i shqip i thoshin mamas se te ndjerit ..po nuk di u thoshte ..shpull kokes dhe sic iken morren dhe nje thase me arra si prove materiale.

  7. Sinqeritet says:

    Llaman,lee-lee,saLesh jini karagjoze tradhetare:
    1-Hajde ne Amerike, Gjermani,Angli dhe ne cdo vend te botes dhe provo, jo ta shkrehesh por ta nxjerresh kalacnikovin!
    2-Ti plehre,spiun,kusar,tradhetar qe te falenderoi millosheVICI ,nuk te ben pershtypje se ke mbi kurriz mijra djem te vrare dhe dhjetra bashkepuntore.
    Shqiptaret nuk jane burra qe te lene ty mafioz psiqiatrik te flasesh.
    3-Ky ishte tipik rrugac si ISIS,dhe mendonte se kishte mbeshtetje te insituatave greke prapa kurizit.Per c’fare nenshtetesi te tille shqiptare behet fjale?Nenshtetesia ka nje ideal nje hymn

    1. llaman says:

      Kur te kafshon nje kelysh ne kembe, natyrisht qe nuk mund te sillem ne tenjejten menyre per te kafshuar edhe une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje