Në sajë të rikthimit të ligjshmërisë në sektorin e ujit gjatë muajve janar-shtator 2018 janë arkëtuar 17 milionë euro më shumë se një vit më parë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri thekson se “gjatë 2018 janë vendosur 7400 matësa, janë bërë 3500 kontrata të reja, si dhe janë 17 milionë euro më shumë të arkëtuara”.
Sipas tij, rikthimi i ligjshmërisë në sektorin e ujit përmes performancës më të mirë të bashkive dhe ujësjellësave është garancia e vetme për rritjen e investimeve dhe përmirësimim e furnizimit për qytetarët .
Prioritetet kryesore të reformës së sektorit të ujit në Shqipëri janë ruajtja e cilësisë së ujit dhe përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm.
eshte dyfishuar the cmimi i ujit Pse nuk e thua more mashtrus
Bravo Rama ke arritur fitime me ujin se e ke bere cmimin e tij sa energjia elektrike : Uji eshte 6.5 leke per m/3 ndersa energjia elektrike 9.5 leke per kw/ore
Kur gjen nje opozite te kriminalizuar dhe nje popull dele doemos qe mot mund ta rritesh prap cmimin!
Megjithate gjysma e ketyre milionave eshte vjedhje qe bashkia u ben qytetareve te Tiranes me taksa te pa ligjeshme dhe ti hesht se ashtu te intereson!
I lumte K… Erit qe e futi thelle doren ne xhepin e qytetareve.Dhe si perfundim tregon se eshte nje vjedhje e ligjshme e djerses se qytetareve per te cilen jane specializuar te majte e te djathte.Nuk i japin llogari askujt,vjedhin sa te duan se drejtesi ne vend nuk ka.U dyfishua cmimi i ujit neper fatura dhe vazhdon te kete te njetin orar furnizimi me uje dhe me cilesi te njejte.Cfare ndryshoi?Thjesht ca miliona euro dolen nga xhepat e qytetareve dhe hyne ne xhepat e K… Erit dhe HIenave perreth tij.Fuck them all.