Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda

31 Tetor 2018, 18:18Kronika TEMA

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së dhënë më 1 gusht 2018, që konfirmoi në detyrë Besnik Muçin, prokurorin e Krimeve të Rënda.

“Shkaqet përcaktuese për të cilat Komisioneri Publik çmon se ky vendim i Komisionit nuk është i drejtë, qëndrojnë në vlerësimin se: 

(i) subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive të deklaruara, referuar nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30, të ligjit nr. 84/2016; 

(ii) Për vitet 2003, 2004 dhe 2005, 2006 dhe 2016 ka mungesë burimesh financiare të ligjshme për të justifikuar shpenzimet dhe kursimet e deklaruara, 

si dhe (iii) ka kryer mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të pamjaftueshëm për kontrollin e pasurisë, referuar nenit D, pika 1 dhe 5, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në një deklaratët të Komisionerit Publik.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje